web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyhet seanca për nusen që helmoi vjehrrën/ Shkak prokurori Besnik Muçi

21 Tetor 2019, 09:02, Kronika CNA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë vendimin për Marjana Çmetën, e cila akuzohet për vrasjen e vjehrrës së saj.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa në seancë e prokurorit Besnik Muçi, i cili u emërua së fundmi nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, Krimet e Rënda nuk janë njoftuar ende për prokurorin zëvendësues dhe kjo ka bërë të shtyhet seanca për Marjana Çmetën.

Në senacën e sotme ishte e pranishme vetë e pandehura, Marjana Çmeta e cila dyshohet të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami.
Seanca e radhës, ku pritet të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00. Ndërkohë, prokuroria kërkoi 35 vite burg për Marjana Cmetën./CNA.al





Lajmet e fundit nga