web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Make-up bëjnë vetëm prostitutat’/ Arrestohet shqiptari në Itali, dhunonte prej 6 vitesh bashkëshorten

20 Tetor 2019, 12:09, Kronika CNA

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ngjarja ka habitur opinionin publik, teksa 40-vjeçari i kërkonte gruas së tij të mos bënte ?make-up?, pasi sipas tij ?atë e bënin vetëm prostitutat?.

Gjithashtu shqiptari i kërkonte gruas të mbyllte profilet e saj në rrjetet sociale.

Sjellja e tij ndaj bashkëshortes arriti kulmin në momentin kur ajo zbuloi se kishte një lidhje tjetër.
Dhuna ndaj bashkëshortes kishte filluar 6 vite më parë./CNA.al





Lajmet e fundit nga