web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alushaj mban “peng” Kryeprokurorin e ri/ Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit

21 Tetor 2019, 07:06, Kronika CNA

Avokati Lulzim Alushaj, i cili kandidon për kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme, po mban ?peng? garën për këtë post.

KLP e ka skualifikuar nga gara Alushajn disa ditë më parë, por ky i fundit iu drejtua Gjykatës së Apelit Administrativ.

Ndërkohë, sot mësohet se kjo Gjykatë ka shtyrë për të dytën herë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, duke zvarritur kështu garën për kryeprokurorin e ri.

Shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore sot në Apel është bërë mungesa e njërit prej gjyqtarëve.

Seanca e radhës pritet të mbahet në 25 Tetor.

Kujtojmë këtu se Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

Por, vendimi për Alushajn po mban peng edhe procesin e KLP për të vijuar hapat e mëtejshme për kandidatët për kryeprokuror. Kandidatë për postin e kryeprokurori janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku./ CNA.al





Lajmet e fundit nga