46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Ministri britanik i shtetit dhe i ngarkuar për Brexitin Michael Gove insiston për afatin e daljes nga BE-ja më 31 tetor.
Qeveria britanike pas dështimit në parlament i kërkoi zyrtarisht BE-së një shtyrje të afatit. Kryeministri Boris Johnson tha megjithatë që ende shpreson për daljen deri në fund të tetorit. Por ministri i shtetit Gove në një intervistë me televizionin Sky News, deklaroi, se me shtyrjen e vendimit në Parlament për marrëveshjen e Brexit-it është shtuar rreziku për një dalje pa marrëveshje.
Edhe të dielën (20.10) vazhduan konsultimet me pjesë të qeverisë për të përgatitur me intensitet ndihmën e ?”Operation Yellowhammer”. Dokumenti “Yellowhammer” përmban parashikime, se si mund të realizohet pa marrëveshja dalja nga BE-ja. Ekspertët paralajmërojnë për protesta dhe cënim të rendit publik, rradhë të gjata për kamionët në kanalin e Lamanshit dhe ngushtica në furnizimet me ushqime dhe medikamente.
Brukselit i mbërrijnë letra
Parlamenti britanik të shtunën (19.10) nuk e miratoi sikurse dëshironte kryeministri Boris Johnson marrëveshjen e daljes të negociuar me BE-në. Në vend të kësaj u vendos një kërkesë, përmes së cilës marrëveshja duhej të modifikohej në ligje, në mënyrë që ajo të mund të vlerësohej bindshëm.
Këto zhvillime e venë në pikëpyetje datën e planifikaur të shkëputjes më 31 tetor. Qeveria britanike pas shtyrjes së vendimit ? sipas parashikimit në ligjin britanik ? i kërkoi BE-së një shtyrje tjetër të Brexit-it. Megjithat kryeministri Johnson ende ka shpresa se mund t’i përmbahet afatit.
Opozita kërkon një referendum të dytë
Sidoqoftë Johnson u përball me kritika të ashpra të opozitës. John McDonnell i laburistëve tërhoqi vëmendjen, që Johnson nuk duhet të anashkalojë as parlamentin dhe gjyatat. Partia Laburiste insiston për zgjedhje të parakohshme. Gjithashtu sipas saj duhet të ketë një referendum të dytë për Brexit-in.
Ambasadorët e BE-së sipas planit u mblodhën dhe ndërmorrën formalisht procedurën e ratifikimit të marrëveshjes nga ana e BE-së. Marrëveshja e arritur në samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel duhet të ratifikohet jo vetëm nga parlamenti britanik, por edhe nga Parlamenti i BE. Nga ana e BE-së nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së daljes me marrëveshje të Britanisë së Madhe. Sidoqoftë presidenti i Këshillit Donald Tusk ditët e ardhëshme do të përpiqet të verifikojë nëse të 27 vendet anëtare janë dakord për një shtyrje të re. Kjo duket e mundur, pavarësisht që presidenti francez Emmanuel Macron dhe disa të tjerë kërkuan së fundi për këtë një argument të fortë./ DW
Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë i shkallës Rihter ka godit...
Eskorta e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, u aksident...
I shqetësuar nga një destabilizim i rajonit, në një intervis...
Kryeministri Boris Johnson i ka kërkuar Bashkimit Evropian, ...
Në një kohë që Brukseli heziton t’i afrojë vendet e Ballkani...
Sot, pritet që liderët politikë të Maqedonisë të takohen për...
Një vajzë e mitur ka gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit ...
Pas dështimit të marrjes negociatave me BE, për Shqipërinë d...
Parlamenti britanik ka rrëzuar marrëveshjen e kryeministrit ...
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas një dite jo të plotë v...
Të paktën 15 minatorë kanë humbur jetën pas shembjes së një ...
Pas shtyrjes së vendimit për hapjen e negociatave për dy ven...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalimin ...
Një luftë e vërtetë si nëpër filma ka shpërthyer në Culiacan...
Shumë vetë nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune ...
Trajtimi politik i pakicave serbe në Kosovë dhe përfshirja e...
Kandidat për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, është pjes...
Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin...
Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë arritur në një marrëveshje ...
Pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Siria e Veriut, mun...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...