Zbulohen shifrat e frikshme/ Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro
Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë borxhe të mëdha shtetit ...
Pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Siria e Veriut, mund të jenë interesa gjeostrategjike, thotë politologu dhe eksperti gjerman Josef Braml. Vështrimi drejtohet nga Irani.
Pas meje le të përmbyset bota? Donald Trump i tërhoqi trupat amerikane nga Siria veriore, duke hapur rrugën për ofensivën ushtarake turke në rajon. Vendimi shkaktoi kritika ndërkombëtare. Thuhet se Trumpit nuk i intereson politika e jashtme strategjike. Por kjo nuk është e vërtetë, thotë politologu Josef Braml. Sepse pas tërheqjes së trupave mund të qëndrojnë interesa gjeostrategjike të SHBA.
“Që Trumpi tërhiqet tani në guackën e tij është një keqinterpretim,” i thotë Josef Bramli DW. Bramli është drejtues i Programit të Amerikës në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë dhe autor i blogut “Eksperti i SHBA”. Sipas mendimit të tij, Shtetet e Bashkuara nuk mendojnë për tërheqje nga rajoni i Lindjes së Mesme. Në vend të kësaj, me tërheqjen e forcave tokësore, SHBA kujdesen që të minimizojnë objektivat për kundërsulme të mundshme. Këto mund të vijnë nga Irani.
Bramli vëzhgon politikën ndaj Sirisë të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në lidhje me Iranin. Sepse në konflikt me Republikën Islamike, amerikanët ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit. “Unë besoj se SHBA duan që me goditje parandaluese ta pengojnë Iranin të armatoset me armë bërthamore,” thotë Josef Braml.
Po të ndërmarrin SHBA sulme ajrore kundër Iranit, do të priten kundërsulme. Për shembull, objekt i Iranit mund të bëhen trupat amerikane të vendosura në Sirinë pranë. “Kur SHBA kanë më pak ushtarë në rajon, ata do të kenë edhe më pak viktima të mundshme, që Irani të mund të godiste në një goditje të dytë,” thotë Josef Braml.
Vështirësia për ta parashikuar Trumpin vështirëson parashikimet
Ajo që i bën të vështira parashikimet tashmë të ndërlikuara në lidhje me strategjinë e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme është vështirësia për ta parashikuar presidentin amerikan Donald Trump. Kështu mendon politologu Christian Hacke. “Ajo që thotë nuk është aspak në përputhje me ato që bën,” tha Hacke në një intervistë për DW pas sulmeve në industrinë saudite të naftës.
Kjo e bën të vështirë për palët e përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme të vlerësojnë situatën. Pas tërheqjes së trupave amerikane, Turqia ka filluar ofensivën e saj ushtarake kundër milicisë kurde YPG në veri të Sirisë. Pasojat janë që tani të mëdha: sipas OBSH, trupat turke dhe militantët xhihadistë aleatë të tyre kanë detyruar 200.000 vetë të largohen. Sipas Qendrës Siriane për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 130 luftëtarë të Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, si dhe 69 civilë janë vrarë.
Kina është blerësja më e madhe e naftës iraniane. Përveç kësaj, lidhja me Iranin është një pjesë e rëndësishme e Iniciativës Kineze të Rrugës së Mëndafshit. Projekti synon të krijojë korridore të reja ekonomike nga Kina në Evropë dhe Afrikë.
Kjo nuk e bën situatën më të thjeshtë. Interesa dhe aktorë të ndryshëm janë ndërthurur ngushtë në Lindjen e Mesme. Për ta thënë përmbledhtazi: tërheqja e trupave amerikane nga Siria mund të përfaqësojë një minimizim strategjik të objektivave. Kjo do të jetë e rëndësishme për SHBA, po të ketë një përshkallëzim ushtarak me Iranin. Dhe atëherë as Kina nuk është më larg. Bramli thotë: “Kur godet Iranin, godet gjithashtu rivalin kryesor global, Kinën, e cila duhet të furnizohet nga ky rajon”./ DW
Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë borxhe të mëdha shtetit ...
12 kandidatët demokratë për president morën pjesë në një deb...
Zyrtarët turq thonë se Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të...
Diskutimi për hapjen e negociatave ka bërë që Komisioneri pë...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shpreh...
Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka hedhur akuza të ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoft...
Presidenti i SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë si rezultat...
Zëvendës-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së...
Drejtoresha e Klinikës Infektive në Prishtinë, Lindira Ajaza...
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të hënën se ...
Shtetet e Bashkuara po tërheqin të gjitha trupat e mbetura n...
Për shkak të ofensivës në Veri të Sirisë, Ankaraja po përbal...
Pas helmimit të e 26 punonjësve të Komisionit Qëndror të Zgj...
Një zyrtar serb, Marko Gjuric, ka reaguar referuar ngjarjes ...
Midis 9 personave të helmuar nga kutitë me vota serbe janë e...
Ndërpritet procesi i verifikimit të zarfave me vota të ardh...
Ndahet nga jeta gruaja e parë që drejtoi Akademinë suedeze t...
Vjosa Osmani e quan gabim të rëndë vendimin e kryeministrit ...
Albin Kurti, kandidat për kryeministër i Kosovës, tha në një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...