web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ndotja e fabrikës së tullave, vdekjeprurëse"/ Banorët e Laprakës protestojnë: Merrni masa

13 Tetor 2019, 15:37, Sociale CNA

Banorët e Laprakës kanë dalë pasditen e sotme në protestë, duke bërë thirrje për mbylljen e aktivitetit të fabrikës së tullave e cila sipas tyre, shkakton ndotjen e ajrit.

Sipas banorëve, helmet dhe ndotja që shkakton kjo fabrikë është vdekjeprurëse, ndërsa paralajmërojnë pershkallëzimin e protestave në rast se nuk merren masa për mbylljen e aktivitetit të saj

?Pse nuk del askush të na përgënjeshtrojë? Askush nuk del të na thotë se nuk kemi të drejtë. Fabrika kryen aktivitet të paligjshëm e me pasoja vdekjeprurëse për banorët që jetojnë në afërsi të saj. Pse shteti dhe institucionet nuk e kontrollojnë aktivitetin e kësaj fabrike? Protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e këtij problem. Duam ajër të pastër. Fabrika rrezikon jetët tona dhe kërkojmë mbylljen e saj?, u shpreh njëri nga banorët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga