Euro vijon të forcohet/ Kap nivelin më të lartë që nga muaji maj
Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka paralajmëruar gjoba për subjektet që shkelin rregullat e konkurrencës.
Nga kontrollet e bëra në terren, AKEP thotë se një pjesë e subjekteve janë kapur në shkelje dhe për këtë fakt ndaj tyre janë aplikuar masa administrative.
Teksa bën një bilanc të përgjithshëm me shifra për masat e marra, AKEP thekson se në ?skaner? të veprimtarisë së tij do jenë të gjitha subjektet, me qëllim që të garantohet konkurrenca e drejtë mes aktorëve ekonomikë.
Njoftimi i AKEP:
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) si organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, ka mbikëqyrur në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e subjekteve dhe sipërmarrësve të cilët ofrojnë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike publike duke siguruar konkurencë të ndershme në tregun e komunikimeve elektronike në Republiken e Shqipërise .
Në mënyrë të veçantë në dy vitet e fundit, inspektimet dhe kontrollet me objekt shmangien e informalitetit të mundshëm në tregun e komunikimeve elektronike, kanë qenë në fokus së punës së AKEP.
Strukturat kompetente të AKEP kanë kryer inspektime dhe verifikime të shumta në disa qarqe të vendit. Në përfundim të inspektimeve janë verifikuar dhjetra subjekte dhe për rastet ku janë evidentuara problematika në aspektin formal të ushtrimit të veprimtarisë, grupet e kontrollit kanë marrë masa administrative kundrejt subjekteve sipas legjislacionit në fuqi, deri në bllokim të aktivitetit.
AKEP ka ushtruar edhe inspektime në distance, ku për shkelje të ndryshme të subjekteve ka ndërmarrë masat administrative ?gjobë?, konkretisht:
? Për vitin 2018 është marrë masë administrative ?gjobë? ndaj 77 subjekteve.
? Për vitin 2019 është marrë masë administrative ?gjobë? ndaj 26 subjekteve.
Për vitin 2019 deri tani janë realizuar 47 inspektime të programuara dhe 187 inspektimeve në distancë.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë kryer inspektime me qëllim verifikimin dhe marrjen e masave të duhura juridike/teknike mbi plotësimin e detyrimit të operatoreve të komunikimeve publike për kufizimin e transmetimeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.
Aktualisht strukturat inspektuese të AKEP, në koordinim edhe me institucione të tjera, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) apo Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), janë duke kryer verifikimin dhe kontrollin e mbi dyqind subjekteve, të cilat si objekt të veprimtarise së tyre në QKB kanë deklaruar përveç të tjerave edhe shërbime telekomunikacioni apo postare ose në bilancet e tyre të depozituara pranë DPT kanë deklaruar të ardhura nga shërbimet e telekomunikacionit apo ato postare. Në këtë funksion, DPT dhe AKEP kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për të ndervepruar në një nivel te ri të shkëmbimit të informacionit dhe kontrollit, me qëllim forcimin e luftës kundër informalitetit, në subjektet që kryejnë veprimtari në fushën e komunikimeve elektronike. Ky memorandum i hap udhë përcjelljes në mënyrë sistematike dhe dinamike të informacionit mes dy institucioneve dhe ngritjes së grupeve të përbashkëta të kontrollit apo inspektimeve.
Si rezultat i shtimit të inspektimeve të kryera nga AKEP në vitet 2018, 2019 por edhe për arsye të zhvillimit normal të tregut për rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike, veçanërisht në disa zona pa rrjet dhe shërbime interneti, e parë gjithashtu edhe në aspektin e nxitjes nga AKEP të investimeve për zhvillimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, gjatë vitit 2018 dhe deri tani, janë regjistruar 70 subjekte të reja në AKEP, tregues ky i zhvillimit të konkurencës së ndershme në treg. Konkretisht:
? Gjatë vitit 2018 janë regjistruar 36 sipërmarrës të rinj në AKEP, nga të cilët 29 sipërmarrës për ofrimin e shërbimit internet, 6 sipërmarrës për ofrimin e shërbimeve me vlere të shtuar dhe 1 sipërmarrës për shërbimin telefoni fikse.
? Për vitin 2019 janë regjistruar 34 sipërmarrës të rinj në AKEP, nga të cilët 32 sipërmarrës për ofrimin e shërbimit internet, 1 sipërmarrës për ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar dhe 1 sipërmarrës për shërbimin telefoni fikse.
AKEP do të vijojë të ndjekë me prioritet këtë çështje, me qëllim zhvillimin e një konkurence të ndershme në tregun e komunikimeve elektronike në Republiken e Shqipërise./CNA.al
Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka...
Lëvizja studentore ka paraljmëruar sot rikthimin e protestav...
Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një video, ku u sh...
Disa ditë pas helmimit të 61 fëmijëve në Postribë të Shkodrë...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave a...
DASHI 21. mars – 20. prill Çiftet do kenë një dite te zakon...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Është mbledhur në Tiranë Forumi Rajonal për Promovimin e Imp...
Tre kompanitë celulare në vend do të testohen për cilësinë e...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite shume e qëndrueshme ka për ...
“Sot e pashë dhe ndjehem i çliruar!”, kështu është shprehur ...
Vodafone Albania i përgjigjet emergjencës humanitare të shka...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Sektori Gjinor i OSBE-së ...
Finalizimi i procesit të digjitalizimit në qarqet Tiranë dhe...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Dëshira e shqiptarëve për të ikur është aq e lartë, saqë po ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...