Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Shterpësia apo inferltiliteti tek njerëzit është bërë sot pothuajse një sëmundje epidemike dhe një problem i madh psikologjik, emocional, social dhe demografik.
Sipas mjekësisë, infertiliteti (steriliteti) përkufizohet si pamundësia e një çifti për të arritur një shtatzani, mbas një periudhe një vjeçare përpjekjesh. Ifertiliteti konsiderohet primar kur çifti nuk ka pasur asnjëherë shtatzëni dhe sekondar kur një gruaja ka pasur më parë një shtatzëni, ose dhe abort me partnerin aktual, apo më përpara me tjetër partner. Shterpësia i prek pothuajse në mënyrë të barabartë si burrat dhe gratë dhe nuk ka kufizime tek gjinitë; ajo mund të jetë ose tek një partner, ose njëkohësisht tek të dy partnerët burrë e grua. Mund të themi se kjo e vërtetë shkencore e ka liruar disi gruan nga përgjegjësia, sepse ajo për shkak të paditurisë mbi infertilitetin, merrte të gjithë koston e shterpësisë, duke u krahasuar si tokë jo pjellore e dënuar për mallkim, por fatkeqësisht edhe sot gruaja shterpë në shumicën e rasteve braktiset nga burri në fatin e saj të keq.
Infertiliteti prek afërsisht 10-15% të çifteve në moshën riprodhuese. Rastet e i infertilitetit janë rritur ndjeshëm në kohën e sotme për disa arsye.Në këtë kohë me një liri seksuale të pazakontë, ka një keqpërdorim dhe abuzim të seksualitetit që në moshë të re që çon jo vetëm drejt një shthurjeje morale, por ndikon edhe në sterilitetin, sepse kur këto marrëdhënie kryen në moshë të mitur, pa një pjekje seksuale mund të dëmtojnë sistemin riprodhues, ose për shkak të infeksioneve seksualisht të trasmetueshme që mund të shkaktojnë shterpësi, abordi ndikon shumë në riskun e infertilitetit, përdorimi në vartësi i duhanit, alkoolit, narkotikëve, shtimi i stresit, i ushqimeve me hormone, ushqime të varfra në vlera ushqimore dhe gjenetikisht të modifikuara, mbipesha, nënpesha, shtimi i rrezatimit nga përdorimi i televizorit, kompjuterit, celuarit, ndotja e natyrës me helme, pesticide, ose trashëgimitë genetike, anomalitë e lindura të cilat po rriten ndjeshëm në këtë brez.
Infertiliteti te njerëzit ka ekzistuar që nga lashtësia. Për njerëzit e kohëve të hershme, ku lindja e fëmijës ishte vendimtare për shtimin dhe vazhdimësinë e jetës njerëzore, shterpësia konsiderohej e keqe njësoj si vdekja, sepse mungesa e një pasardhësi dhe trashgimtari, do të thoshte se ai brez i njerëzve të pakët në numër pushonte së ekzistuari.Shterpësia trajtohet edhe në Shkrimin e Shenjtë. Në Bibël, shterpësia është akoma më serioze sesa një problem social, ose demografik, sepse i kundërvihet urdhërimit të Krijuesit që e bekon pjellorinë e çdo çifti të martuar: ?Të jeni të frrytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën? (Zanafilla 1:28).Përveç kundërshtimit të bekimit të frytshëmërisë, shterpësia në Bibël shikohej edhe si një mallkim për gruan, sepse pavarësisht se gruaja e parë Eva, e mashtruar nga djalli i fshehur brenda gjarpërit u bë shkatare që në botë të hyjë mëkati, sëmundja edhe vdekja e njerëzimit (Zanafilla 3;6-7), përsëri Zoti kishte premtuar se po nga gruaja do të vinte Shpëtimtari i njerëzve që do t?i çlironte nga këta armiq mizorë që janë në pushtetin e djallit: ?Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje (djallit) edhe gruas, midis farës sate edhe farës së saj; fara e saj do ta shtyp kokën? (Zanafilla 3:15). Prandaj jo vetëm nga instikti amësor, por edhe nga kjo profeci Hyjnore e stamposur në subkoshiencën e çdo gruaje, shtërpësia shikohej si turp dhe më e keq se vdekja, si një mallkim hyjnor. Në Bibël lexojmë Rakela, gruaja që nuk lindë i thërret burrit të saj Jakovit: ?Më jep fëmijë ose do të vdes? (Zanafilla 30:1) dhe Jakovi i pëgjigjej i nevrikosur: ?Mos jamë unë Zoti që të kam mohuar amësinë?(Zanafilla 30:2)
Është me interes sesi përsëri në Bibël shikojmë gratë e pasura që nuk kishin fëmijë të cilat përpiqeshin të gjenin mënyra të tërthorta për të tejkaluar ligjërisht shterpësinë. Sipas zakonit të prejardhur nga Kodi i Hamurabit, Sara i jep burrit të vet Abrahamit një nga shërbëtoret e saj Agarën, që ajo mbasi të mbarset me farën e Abrahamit(Zanafilla 16:2),të lindë mbi gjunjët e zonjës,duke i dhënë fëmijës së adoptuar të njëjtat të drejta sikur do të kishin dalë prej barkut të vetë,po kështu veproj edhe Rakela që i jep Jakobit shëbëtoren Bilhah që ti lindi një fëmijë(Zanafilla 30:3-6).Por edhe pse përdoreshin këto marifete ligjore sipas kodeve të popujve nomad, përsëri shterpësia nuk zgjidhej si problem; ajo ishte një sëmundje e pashërueshme që vetëm Zoti mund të shëronte, ashtu si e lexojmë në Bibël: “Vetëm Zoti mund ta hapë gjirin shterpë? (Zanafilla 29:31, 30,:22).
Kjo do të thotë se lindja dhe shterpësia nuk janë thjesht aftësi apo paaftësi njerëzore, por aty duket edhe pushteti i Krijuesit që hap ose mbyll shtatin e gruas, ashtu siç thuhen te psalmi: ?Gruaja shterpë lind shtatë herë, por nëna e shumë fëmijëve vyshket? (Psalmi 113:9).Në Bibël janë regjistraur të tilla mrekulli kur graedhe pse ato ishin shterpa edhe të moshuaralindën nga ndërhyrja hyjnore, madje ato u bënë gra të dëgjuara, si Sara( Zanafilla11:30) Rebeka(Zanafilla25:21) dhe Rakela(Zanafilla 29:31), sepse prej tyre lindën fëmijë të mëdhenjqë ubënë patriarkë të popullit të zgjedhur, ose gra që lindën profet të mëdhenj si Ana shterpë lindi profetin Samuel (1 Samuelit 1:20) dhe Elisabeta shterpë dhe plakë lindi profetin Joan Pagëzorin (Luka 2:57), të cilin Krishti e cilëson si njeriun më të madh që ka lindur nga barku i gruas.(Luka7-28). Fëmijët e këtyre grave të dëgjuara ishin produkt i besimit dhe lutjes tek Perëndia, ashtu si lutej edhe Ana, një grua shterpë:?Zemra ime ngazëllohet në Zotin, forca ime ngrihet tek Zoti: ?Madje ajo që ishte shterpë, ka pjellë shtatë herë, ndërsa ajo që kishte shumë fëmijë është dobësuar? (1 Samueli 2:1-5).
Vizita e Zotit tek këto gra shterpa duke i bërë ato nëna, tregon se shterpësia vërtet është e keqe,por kur ajo përballohet me besim bëhet një shkak që të shfaqet një mrekulli e Zotit, sa shterpa të bëhet me fëmijë përtej fuqisë njerëzore, prandaj dhe profeti Isaia thotë: ?Klith nga gëzimi o grua shterpë, që nuk lindje ? Janë më të shumtë bijtë e së braktisurës sesa bijtë e nuses? (Isaia 54:1). Tradita na tregon se edhe Zonja shën Mari, Nëna e Zotit Jisu Krisht, lindi nga një grua shterpë dhe e thyer në moshë. Ndërhyrjet e Zotit për të larguar shterpësinë nga gratë e moshuara, ishin prologu i mrekullisë më të madhe te njerëzimi, lindjes së djalit Shpëtimtar nga ?fara e gruas? dmth një lindje nga një virgjëreshë, pa farën e burrit. Kjo profeci dhe njëkohësisht premtim i dhënë nga Perëndia u realizua në lindjen e Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë: ?që për ne njerëzit dhe shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve edhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri? (Simboli i Besimit). Për shkak të kësaj mrekullie, Virgjëresha Mari, Nëna e Zotit, konsiderohet dhe është më e bekuara ndër të gjitha gratë ( Luka 1;42), sepse tek ajo u realizua profetësia e Edenit: ?fara e saj(Krishti) do ta shtyp kokën (djallit)? (Zanafilla 3:15)
Është vërtetë e pamohueshme se jo vetëm ato gra shterpa të dëgjuara në Shkrimin e Shenjtë u bënë nëna me fëmijë të dëgjuar, sepse Perëndia ia hapi shtatin e tyre me mrekulli, por për gjatë gjithë shekujve deri në ditët tona, kanë ndodhur të tilla mrekulli dhe veçanërisht nëpër kisha e manastire, të cilat janë vende lutjeje ku kryen misteret hirdhënese për shërim edhe shpëtimin e njerëzve. Një shembull i tillë ka qenë edhe është manastiri i shën Vlashit afër qytetit të Durrësit. Në këtë manastir janë bërë shumë mrekulli për shërimin e sëmundjeve të pashërueshmë dhe i shterpësisë. Kur ky manastir shekullor dhe vend mrekullish u prish nga ateistëtnë vitin 1967, në ambientet e tij u gjendën shumë djepe,që ishin dhurata të taksuara si falenderim nga çiftet për lindjen e fëmijëve të tyre nga fuqia e Zotit, me lutjen e shenjtorit.
Ajo që vihet re sot nuk është vetëm shtimi i rasteve të prekur nga shterpësia (infertliteti), por nëpërmjet shtimit të njohurive shkencore dhe zhvillimit të teknologjisë mjekësore, është bërë e mundur ngjizja e fëmijës pa kontaktin seksual natyral, por me ?Riprodhimin e Asistuar?, i cili përfshin metoda të ndryshme si: Inseminimin Artificial, Induksioni i Ovulaciaonit dhe Fenkondimin in Vitro. Fekondimi in Vitro (IFV) është teknika e riprodhimit artificial, ku materiali gjenetik i bashkëshortëve, spermatozoitët e burrit dhe vezët e gruas, vihen në kontakt dhe bëhet fertilizimi jashtë trupit. Fëmija i parë i konceptuar në kushte laboratorike ka lindur në 1978. Pavarsisht se kjo metodë shkencore për riprodhimin e njeriut është një arritje shumë e madhe shkencore, përsëri ajo krijoi shumë probleme etike, ligjore dhe sociale, duke u bërë shkak i shumë debateve midis mjekëve, teologëve, juristëve dhe shkenctarëve të bioetikës.
?Në këtë pikë vlen të theksohet se studiues ortodoksë dhe etër shpirtërorë, në kontekstin e etikës së krishterë, nuk e pranojnë IVF homologe, përveç rasteve kur motivet e saj janë të shëndetshme (??????????? 1990). Unanim është gjithashtu edhe qëndrimi i autorëve ortodoksë dhe etërve shpirtërorë, mbi IVF heterologe, të cilën e konsiderojnë si një metodë të papranueshme, sepse me ndërhyrjen e një faktori të jashtëm, përçahet uniteti bashkëshortor i çiftit dhe sheshohet kuptimi i amësisë dhe atësisë. Sipas disa studiuesve të tjerë ortodoksë, ndërhyrja e një personi të huaj gjatë IVF heterologe, konsiderohet tradhëti (Harakas 1980).Për sa i përket mundësisë së shtatzanisë nga nëna surrogate, konsiderohet që nga natyra problematike, pasi mund të funksionojë si element përçarës të institucionit të shenjtë të martesës (???????????? 1989). Për më tepër, me anë të IVF ofrohet dhe mundësia e patjes fëmijë edhe te gratë e pamartuara, çiftet homoseksuale, madje edhe te gratë e moshuara. Në të gjitha këto raste, Kisha dallon egoizmin e prindërve dhe shpesh herë shihet se anashkalohen nevojat e fëmijëve dhe ekuilibri i tyre psikik. Këta fëmijë, sipas pikëpamjes Ortodokse, bëhen viktima të pavullnetshme të individualizmit të prindërve të tyre, ndërsa ata nuk mund t?u rezistojnë dëshirave egoiste të prindërve, të të mëdhenjve. Për këto arsye, Kisha i konsideron moralisht të padëshiruara këto aplikime, të cilat janë në kundërshtim me etikën e krishterë orthodhokse (???????????? 2003). Të njëjtat arsye e vështirsojnë Kishën për të dhënë miratimin e saj , në rastet e një IVF me spermën e bashkëshortit të ndjerë ose shtatëzaninë me një embrion të ngrirë mbas vdekjes së tij. Moralisht jo e pranueshme nga etika e krishterë është dhe zbritja vullnetare e numrit të embrioneve me qëllim realizimin e shtatëzanisë, në rastet kur ajo është e shumëfishtë.Së fundi, siç është lartëpërmendur, nëpërmjet IVF është i mundur krijimi i më shumë embrioneve se ata që futen në mitër. Embrionet e mbetura, ngrihen për përdorim të ardhshëm nga prindërit e tyre. Pyetja që lind këtu është, se çfarë fati do të kenë këto embrione në rast se nuk do të kërkohen nga prindërit?? http://www.ecclesia.gr/greek/holysynod/commitees/pastoral/katsimigas_exosomatiki.html?fbclid=IëAR26Ap7-QupgzspxGOL2h3kHx__Nthjukd40eeLByvz-I49AËU97x4Gjk8M
Sipas Kishës Orthodhokse, lindja e fëmijëve përbën një pasojë natyrale të martesës dhe është fryt natyral i bashkimit seksual të burrit me gruan, një akt krijimi në bashkëpunim me Perëndinë Krijues, i Cili është shkaku primar i çdo gjallese dhe veçanërisht i krijesës njerëzore. Ngjizja e një qenieje njerëzore në laborator larg nga ndjenjat dhe emocionet e kontaktit seksual natyral, ku çifti i bashkuar në dashuri (agape dhe eros) bëhet një mish i vetëm, ka si pasojë direkte ç?shenjtërimin e kontaktit bashkëshortor, i cili është i bekuar dhe i shenjtëruar në Misterin e Martesës që kryet nga Kisha Orthodhokse me një shërbesë të veçantë, ku çifti mer urata të shtohet edhe të shumohet me fëmijë të bekuar nga Zoti.
Normalisht sipas orientimit pimantik të kishës kur një çift, burrë dhe grua, kërkon të ketë fëmijë duke kërkuar ndimën e mjekut nuk bën mëkat, sepse edhe mjeku është një dhuratë e Zotit, siç thotë urtësia e Sirakut: ?Nderoje mjekun sikurse i takon, sepse edhe atë e ka krijuar i Shumëlarti. Ka raste kur shërimi është në dorën e tyre, por edhe ata i luten Zotit që t?i drejtojë në njohje e të vërtetë e ta shpejtojë shërimin (Sirakidi 38: 1;11).Kisha na mëson se e rëndësishme është të besojmë se:?Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave?(Jakovi 1:17)kështu ndërhyrja mjekësore nuk duhet të përjashtojë Zotin nga roli Krijues dhe shërues, duke e zëvendësuar Atë me egoizmin eusforik të mjekut, apo metodës shkencore, që kërkon të tejkalojë kufijtë, natyralitetin dhe etikën e të krijuarit një qenie njerëzore, që vjen nga kontakti seksual i burrit me gruan, i krijuar dhe i nxitur nga urdhëri i Krijuesit: ?Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni?(Zanafilla 1:28).
Sipas shkencës së teologjisë njeriu nuk është një qenie autonome apo shtazore, por një qenie e krijuar që në ngjizje sipas ikonës së Perëndisë, me potencialin psiko-somatik të bëhet i ngjashëm me Zotin. Kështu vlera e embrionit njerëzor nuk është tek ajo ç?ka është në atë moment, por tek potenciali që ka, për t?u bërë perëndi sipas hirit. Kjo është arsyeja që Kisha Orthodhokse feston zënien, ose konceptimin e personave të shenjtë në mitrat e nënave të tyre si: zënia e Zonjës së Tërëshenjtë Mari nga hyjprindët shën Joakimi dhe shën Ana (9 dhjetor) dhe zënia e shën Joan Pararendësit e Pagëzorit nga shën Zaria dhe shën Elisabeta(23 shtator). Sipas mendimit të Etërve të shenjtë, embrioni që në zënie është një qenie njerëzore që formohen njëkohësisht shpirt-trup. Ky fakt i zbuluar nga Shkrimi i Shenjtë, kundërshton atomatikisht çdo ndërhyrje abordi për të prishur embrionin, duke e kosinderuar këtë ndërhyrje ç?njerëzore, vrasje të një qenieje të përsosur njerëzore, pavarësisht përmasave që ka, ose kohës që ka jetuar në mitrën e nënës. Tek psalmet lexojmë: ?Po ti je ai që më nxore nga barku, shpresa ime që prej gjirit të nënës sime; te ti u hodha që prej mitrës; ti je Perëndia im që në bark të nënës sime, mos u largo prej meje? (Psalmi 21)
Krishtërimi mëson se zënia e fëmijës nga akti seksual nuk duhet të jetë thjesht një rastësi, por një ndërgjegjësim dhe përgjegjësim i çiftit se po bashkohet jo vetëm seksualisht por si qenje shpirt -trup që të kryejë bashkë me Krijuesin, një qenie të re njerëzore, prandaj nëqoftëse çifti nuk përjeton komunikimin me Perëndinë, me besim dhe lutje, jeta shpirtërore nuk ekziston, atëherë njeriu kthehet në një qenie mishore, shtazore, që e ngjiz fëmijën vetëm nga motive instiktive dhe epshi seksual dhe në mungesë të fëmijës e kërkon atë me çdo kusht, me çdo metodë egoiste, jo etike, duke mos iu nështruar vullnetit të Perëndisë, i Cili mbyll dhe hap shtatin e gruas.
Në krishterimin Orthodhoks, lindja e fëmijës nuk është qëllimi i martesës, por bërja një e çiftit, ashtu si Zoti tha që në zanafillë: ?njeriu do lërë atin dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e tij edhe do të bëhen një mish i vetëm?(Zanafilla 2-24). Bërja një mish e çiftit, që apostull Pavli e quan ?mister të madh?(Efes 5:32), ndodh edhe kur çifti për shkak të shterpësisë, ose nga vetë vullneti i Zotit, nuk ka fëmijë. Pra në një martesë të krishterë bërja e fëmijëve nuk është qëllim në vetvete dhe mungesa e tyre nga probleme shëndetësor nuk e prish aspak martesën që është e pandashme ?Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë?(Mateu 19:6), por edhe shmangia e fëmijëve nga rehatia personale nuk është i pranueshëm.Gjithçka në jetën e çiftit shikohet dhe trajtohet nën vullnetin dhe dashurinë e Perëndisë, prandaj Kisha nuk e shikon shterpësinë si një tragjedi, por si një mundësi nga Zoti që martesa e çiftit edhe përkushtimi prindëror të marrë një karakter më shpirtëror, siç është rasti i adoptimit të fëmijëve jetimë, ose forma të tjera shërbimi për shoqërinë edhe kishën dhe veçanërisht për përhapjen e Mbretërisë së Perëndisë në tokë, siç Krishti mëson: ?Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për mbretërinë e qiejve?(Mateu 19:12).Kjo mësimdhënie e Krishtit përkthehet në virgjëri vullnetare, si një jetë e një standarti më të lartë në tokë e ngjashme me jetën engjëllore të cilët nuk shtohen dhe janë përkushtuar tërësisht Zotit.
Njerëzit me besimin te Zoti, e kuptojnë se vërtet lindja e fëmijës është një e mirë e madhe nga Krijuesi, por më e rëndësishme është bashkimi me Atë, gjë që arrihet nëpërmjet virtytit që lind nga besimi edhe nga frika e Pëerëndisë, ndaj dhe në Librin e Urtësisë lexojmë: ?Lum gruaja shterpë por e panjollë!Lum eunuku dora e të cilit nuk bën aspak keq. Më mirë të mos kesh fëmijë e të kesh vyrytin, sepse pavdekësia lidhet me kujtimin tënd? (Ur 3:13).
Në rastin kur çifti nuk e përballon dot shterpësinë e cila lejohet nga vullneti hyjnor dhe kjo situatë bëhet një krizë serioze për unitetin e çifti, Kisha jep si zhgjidhje për përmbushjen e dëshirës natyrale për prindërim,si birësimin e fëmijëve jetimë, të braktisur ose të varfër. Birësimi është veprim humanmë i madh sesa të pasurit fëmijë natyralë. Shën Kozmai i Etolisë (shekulli i 18 ps K) thoshte në lidhje me birësimin: ?Merr o vëlla djem të varfër që t?i bësh djem shpirtërorë, të kesh shpërblim nga Perëndia dhe të nderojnë edhe njerëzit? (Studimi V), kurse shën Pais Agjoriti (shekulli i 20 ps K) në librin e tij ?Mbi jetën familjare?, u përgjigjet pyetjeve për birësimin e fëmijëve, duke thënë se: ?Perëndia nuk u jep të gjthëve fëmijë, që kështu t?i duan fëmijët e botës si të ishin fëmijët e tyre?. Tradita e Kishës Orthodhokse ka shërbesë për birësimin, ku theksohet afrimiteti shpirtëror dhe lidhja ndërmjet të birësuarit dhe të atij që e birësoi. Gjithashtu Kisha e trajton birësimin me një dimension tjetër. Cili është ai? Të ofruarit tek i afërmi, kryesisht bashkënjeriut që është në vuajtje, jetimëve dhe vejushave, ashtu si Zoti mësoj: ?Duaje të afërmin si veten? (Marku 12:31)
Ndaj dhe Kisha, në mësimëdhënien e saj orthodhokse, duke pasur parasysh qëndrimet e mësipërme mbi martesën, lindjen e fëmijëve, pozicionin dhe vlerën e embrionit, shterpësinë, virgjërinë e mbështetur në parimet pimantike (baritore) në lidhje me personin edhe shoqërinë, nuk mund ta rekomandojë përdorimin e metodave të ?Riprodhimit të Asistuar? në çiftet pa fëmijë, por i nxit më shumë të luten dhe të kërkojnë ndimën e Zotit, si mënyra më e mirë për ta përballuar dhe shëruar shterpësinë, infertilitetin,sepse: ?ajo që është e pamundur për njerëzit është e mundur për Perëndinë?.(Luka 18:27) /Miron Çako:përgjrgjësi i Zyrës Katekizmit pranë Kryepishopatës të KOASH-it
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Sistemi arsimor në vendin tonë, duket se është një ndër çësh...
Sot në orën 18:00 do të nisin regjistrimet për Programin e L...
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi i masave aj...
DASHI 21. mars – 20. prill Mundohuni te mbani larg tundimet...
Aktori i njohur Neritan Liçaj ka deklaruar për se është kërc...
Ditën e nesërme (2 tetor) disa zona të Tiranë do të mbeten p...
Më shumë se gjysma e vdekjeve gjatë vitit të kaluar në Shqip...
Çmenduritë duket se nuk kanë fund në kryeqytet.CNA.al ka sig...
Duke filluar nga dita e sotme, janë mbyllur transmetimet ana...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të ni...
DASHI 21. mars – 20. prill Dielli do sjelle pozitivitet tek...
Euro e ka nisur javën e forcuar përkundrejt monedhës vendase...
Kompania ajrore “Adria Airways” ka dorëzuar në Gjykatë kërke...
Nesër më datën 1 tetor, Autoriteti i Mediave Audiovizive do ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Kontributi i kompanisë AlbChrome në sferën sociale dhe atë t...
Qendra shëndetësore e Kombinatit, një prej qendrave më të më...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...