“Kokaina që u bë oriz”/ Dalin në dritë detajet tronditëse
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reagua...
Shoqata Për Kulturë Demokratike ka nxjerrë raportit përfundimtar të projektit “Adresimi i abuzimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”.
Raporti në fjalë i jep një ?shuplakë? të fortë si mazhorancës edhe opozitës, ndërsa thekson se ?Në këtë fushatë zgjedhore nuk u mendua konkretisht për votuesit, pasi ata u gjendën nën presionin përballë thirrjeve të mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe thirrjeve të Opozitës së bashkuar për të bojkotuar masivisht këto zgjedhje?.
Sipas këtij, raporti për herë të parë, në këtë fushatë retorika politike u fokusua vetëm në debatin e datës së zgjedhjeve dhe aspak në paraqitjen e platformave elektorale konkuruese e me aletrnativa përkatese për të ofruar zgjidhje konkrete në përmirësimin e cilësisë se jetës në komunitetet përkatese.
Po ashtu në raport përmenden edhe përplasjet mes Ramës dhe Metës, për të xcilat thekson se ?Konflikti i thellë institucional midis Kryeministrit të vendit dhe institucionit të Presidencës e vetë Presidentit u shoqërua deri në fund të kësaj fushatë zgjedhore.?
Raporti përfundimtar mbulon punën e kryer nga 4 vëzhguesit afatgjatë në Bashkitë e Elbasanit, Kavajës, Kucovës dhe Kukësit të angazhuar nga Shoqata për Kulturë Demokratike.
1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
-Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u dalluan për një mungesë të thelluar të dialogut politik midis liderëve kryesorë të PS e PD. Kjo mungesë e vullnetshme e dialogut politik në vend është një tregues i sjelljes asimetrike, të pamaturuar e të papërgjegjshme të poltikës shqiptare.
-Në këtë fushatë zgjedhore nuk u mendua konkretisht për votuesit, pasi ata u gjendën nën presionin përballë thirrjeve të mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe thirrjeve të Opozitës së bashkuar për të bojkotuar masivisht këto zgjedhje .
-Për herë të parë, në këtë fushatë retorika politike u fokusua vetëm në debatin e datës së zgjedhjeve dhe aspak në paraqitjen e platformave elektorale konkuruese e me aletrnativa përkatese për të ofruar zgjidhje konkrete në përmirësimin e cilësisë se jetës në komunitetet përkatese.
Nga 97 kandidatë për kryetarë Bashkie të regjistruar, nga të cilat 11 kandidate ishin gra, PS ishte i vetmi subjekt zgjedhor që garoi me kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit, ku në 31 bashki konkuroi e vetme dhe pa kundërshtarë .
-Konflikti i thellë institucional midis Kryeministrit të vendit dhe institucionit të Presidencës e vetë Presidentit u shoqërua deri në fund të kësaj fushatë zgjedhore.
Disa kryetarë bashkish u përpoqën të përdorin kompetencat e tyre për të mos lejuar përdorimin e ndërtesave publike si qendra votimi. Kryesisht Kryetarët e Bashkisë së Kavajës dhe Kukësit një javë para ditës së zgjedhjeve organizuan protesta dhe bllokim të KZAZ-ve në këto dy bashki.
-Bashkia e Elbasanit urdhëroi punonjësit e administratës të dalin në punë ditën e shtunë dhe të diel. Ky urdhër doli nga ish kryetari i bashkisë se Elbasanit me argumentimin që administrata të jetë në shërbim të qytetarëve për të siguruar procesin zgjedhor.
-Nga monitorimi i bërë nga vëzhguesit e SHKD-së, nga periudha janar ? qershor 2019, numri i punonjësëve në Bashkitë e monitoruara si dhe Institucionet e varura nga këto bashki nuk ka ndryshuar krahasuar me zgjedhjet e mëparshme ku numri i punonjësëve vecanërisht atyre me kohë të pjesëshme rritej gjatë periudhës së fushatës elektorale.
-Praktika e Task Force e krijuar nga qeveria për monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën elektorale, nuk ka qenë efektive. Qeveria duhet të marrë në konsideratë ngritjen e një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës me detyrën dhe kompetencën e veprimit dhe të ndjekjes në periudhën para dhe pas-zgjedhore. Kjo strukturë mund të ngrihet edhe në nivel vendor në një kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të radhës.
Po ashtu, në zbatim të nenit 9 të Kushtetutës, partitë politike kanë detyrimin që burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre te bëhen gjithmonë publike, parim i cili nuk është zbatuar asnjëherë dhe që kërkon detyrimisht të jetë prioritet thelbësor për partitë dhe institucionet.
2. REKOMANDIMET
Të merren masa për mbrojtjen ligjore për punonjësit e administratës publike, me qëllim për të penguar përdorimin apo angazhimin e tyre në fushatë zgjedhore.
Autoritetet përkatëse duhet të konsiderojnë marrjen e masave për të siguruar që nuk ushtrohet presion mbi punonjësit e administrates publike, si dhe personava të tjerë për të marrë pjesë në fushatën e partive politike apo kandidatëve.
Abuzimi me burimet administrative për qëllime të fushatës zgjedhore duhet të ndalohet nëpërmjet zbatimit të ligjit dhe vënies përpara përgjegjësisë të personave që e shkelin atë.
Partitë politike duhet të ndërmarrin masa maksimale për të eleminuar problemin e gjatë të keqpërdorimit të burimeve administrative ndërmjet zgjedhjeve.
Autoritetet duhet të nxjerrin rregulla të sakta që përcaktojnë se si burimet publike mund dhe nuk mund të përdoren për qëllimet elektorale.
Vemendje duhet t’i kushtohet rishikimit të ligjit për të siguruar që KQZ-ja ka kompetencat dhe procedurat e pershtateshme për të mbikëqyrur dhe zbatuar në mënyrë efektive rregullat e financimit të partive politike ne fushaten elektorale.
Për të parandaluar gjuhën fyese gjatë fushatës, partitë politike dhe kandidatet duhet t’i përmbahen një kodi të përbashkët të sjelljes.
Task Forcë duhet të krijohet më përpara nisjes së fushatës zyrtare dhe të ndjekë të gjitha shkeljet Jo vetëm gjatë nisjes së fushatës zyrtare, por edhe më përpara duke ditur se partitë politike e nisin fushatën disa muaj para datës së zgjedhjeve. Task Forca duhet të jetë një institucion i pavarur dhe të bëjë monitorimin e fushatës zgjedhore në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime nga partitë politike të cilat garojnë në zgjedhje.
Domosdoshmëria për ndjekjen institucionale të gjetjeve nga raporti final i grupit task-forcë, i cili në këto zgjedhje nuk është berë ende public duke ulur nivelin e transparencës për të denoncuar e adresuar shkeljet e evidentuara në proçesin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Institucionet e pavruara si Avokati Popullit ,KQZ-ja,Grupi i Task-Forcës në këtë kohë me zgjedhjet e fundit nuk ishin protagonistë me rekomandime konkrete që kanë të bëjnë me mospërdorimin e administratës publike.Këto insitucione të pavaruraduhet të mbështesin duke ofruar instrumenta ligjore në funksion të qytetarëve për denoncimin e rasteve korruptive dhe abuzimit me përdorimin e burimeve dhe aseteve shtetërore në nivel qëndror dhe lokal./ CNA.al
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reagua...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjon Mazniku është thir...
Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës po përgatit degët e...
Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Ministri në Detyrë për E...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndj...
Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës po përgatit degët e...
Bashkëshorti i ministres shqiptare të Arsimit Besa Shahini, ...
Kalimi i fundjavës nga politikanët dhe deputetët përherë ka ...
Kreu demokrat, Lulzim Basha mblodhi sot në orën 11:00, Kryes...
Siç është bërë traditë, tashmë prej muajsh, banorët e Unazës...
“Sakrifica ekstreme e bërë nga demokratët për muaj me rradhë...
Me ndryshimet e reja, në rregulloren e Kuvendit të Shqipëris...
Takimi i sotëm i Lulzim Bashës me anëtarët e Kryesisë së PD-...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar ashpër përmes një postimi ...
Pas takimit të djeshëm me 61 kryetarët e degëve nëpër rrethe...
“Brryli Broadway” njihet si nga faqet që sulmon dhe ironizon...
“Deri me 18 tetor opozita nuk do të dalë në protesta.” Kësht...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e radh...
Skandalet e Bashkisë së Tiranës nuk kanë të sosur.Kryebashki...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga aeroporti i ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...