web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duma shuplakë Bashës/ "Sakrifica ekstreme ka sjellë kaosin dhe paqartësinë"

29 Shtator 2019, 19:59, Politikë CNA

“Sakrifica ekstreme e bërë nga demokratët për muaj me rradhë ka sjell sot përballjen me kaosin dhe paqartësinë.Nuk duhet të kompleksohemi, edhe nëse kemi bërë gabime nuk duhet të mbesim peng i tyre”, kanë qenë disa nga frazat e artikuluara prej ish deputetes, Grida Duma, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, ku situata brenda partisë dhe dalja nga kriza që ka mbërthyer vendin ishin në fokus.

E nisur nga kryetari Basha mbledhja ka vijuar më pas me diskutimet e anëtarëve të Kryesisë dhe ish deputetëve të Grupit parlamentar.

Një ndër diskutantët ishte dhe Duma, e cila, ndonëse nuk ka përmendur emra konkret la të nënkuptuar faktin se vendimi për djegien e mandateve dhe mosfutja në zgjedhjet vendore ishin “sakrifica ekstreme” që përveç të tjerave kanë sjellë dhe traumatizimin e rendë të PD-së, çoroditjen dhe paqartësinë.

Megjithse Duma nuk përmendi emër dihet nga të gjithë se përgjegjës kryesor për vendimmarrjen e sakrifikimit ekstrem është kryetari Basha.

“Duhet të kuptojmë qartë që jemi këtu për njerëzit; për demokratët dhe për shqiptarët. Nëse s?jemi për ata nuk jemi as për vete. Shqiptarët presin nga ne të mos jemi e keqja më e vogël, por më të mirë se kundërshtari. Ne s?mund ti gëzohemi faktit që do na votojnë ata që janë kundër Ramës, nuk mund të varemi nga vota kundër dhe kaq. Kjo sepse ka nga ata që mendojnë se mjaft të rezistosh dhe pushteti do vijë vete një  herë në 8 vjet.

Shqipëria e 2019 nuk pret nga ne që të presim nga vota kundër.  Une besoj qe ky forum dhe vetë Partia Demokratike ka kapacitete për të qenë shumë herë më e mire jo më pak i keq se qeverisja e Ramës. Por që ky forum të bëjë punën e vet duhet të përfshihet në vendimarrje. Mbledhja e parë po zhvillohet në 29 shtator pra fillim tetori pas muajsh e muajsh sakrifice. Sakrificë e cila u bë në ekstrem nga demokratët dhe sot po përballemi me kaosin dhe paqartësinë. Nuk duhet te kompleksohemi edhe nëse kemi bërë gabime por jo të rimë peng i tyre.  Tham protesta dhe i ndaluam, tham morëm pjesë në nivel teknik në tryezën e reformës dhe ky dokument teknik nuk dihet cili është. Duhet doemos të kemi qartësi dhe të respektojme sakrificën e madhe të bërë deri tani. Kjo do ta ndërtojë me siguri frymën e fitores”, the ndër të tjera Grida Duma./CNA.al





Lajmet e fundit nga