web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Venezias, fundos Metën dhe Bashën

27 Shtator 2019, 19:30, Politikë CNA

Raporti i Komisionit të Venecias ka vetëm një lexim, po  e thjeshtojmë me poshtë.

Citimi pika 71:
“Bojkotimi i zgjedhjeve nga disa parti, nuk është i njëjtë me situatën kur aktorë politikë venë në punë instrumentat e tyre politik për të penguar veprimtarinë legjitime të institucioneve të tjera ose, ç’është edhe më e keqja: PËR TË PENGUAR FUNKSIONIMIN E TYRE KUSHTETUES.
Nësë një tentativë e tillë bëhej e suksesshme, atëherë kjo do të ndërpriste të paktën përkohesisht funksionimin ligjor dhe kushtetues të shtetit.
Në fakt përgjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, në Shqipëri u bënë përpjekje për të penguar zgjedhjet, përpjekje që KAPËRCEJNË BOJKOTIN E THJESHTË, të tilla si sulmet me dhunë kundër qendrave të votimit.”

Venezia bojkotin e PD- LSI nuk e klasifikon si bojkot, por si përpjekje për të ndërprerë funksionimin ligjor dhe kushtetues të shtetit.

Me këtë, në fakt Venezia i ka hequr justifikimin presidentit për kontekstin historik të dekretit.
Pra, dekreti nuk është instrument që synonte konkurrencën politike në zgjedhje, por instrument që i shërbente ndërprerjes së funksionimit kushtetues dhe ligjor të shtetit.
Venezia tek analiza e pikës 71, i ka dhënë maxhorancës motivin pse Meta duhet shkarkuar.
Çdo veprim i Metës edhe përpara nxjerrjes së ç’dekretit duhet analizuar nga ky këndvështrim.
Refuzimi haptazi në kundërshtim me Kushtetutën i dekretimit të Ministrit të Brendshëm e më pas i atij të jashtëm duhet të bëhen pjesë e analizës së Komisionit Hetimor.

Venezia e ka thënë qartë: “Shkelje të rënda” është shprehja e përmendur në Kushtetutë.
Kushtetuta i referohet në shumës rasteve të cilat e bëjnë të rëndë sjelljen antikushtetuese të Presidentit.
Dhe te tilla Ilir Meta ka boll.

Ilir Metaj para dy ditësh shkroi që i pëlqen shumë deklarata e Trump: Nuk ka demokraci pa sovranitet…
Sigurisht pa kuptuar fare se çfarë kuptimi kanë termat që përdor, gjë e cila mund të përbëjë arsye shtesë për ta shkarkuar si injorant kushtetues.

Për tja shpjeguar atij dhe “konstitucionalistëve” që e rrethojnë: Sovraniteti ushtrohet nëpërmjet votës. Ilir Meta me ç’dekreti,, synoi t?i hiqte popullit të drejten e ushtrimit të sovranitetit.

Ndaj ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, është atentat ndaj demokracisë.

Këtë thotë edhe Venezia. Trump kishte të drejtë… Ilir Meta nuk di të kuptoje as atë që thotë Trump./CNA.al

Përmbledhje e Raportit së bashku me citimet

Thelbi i opinionit:

? Presidenti shkeli kushtetuten kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne kushtetute e ne ligj.

? Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.

? Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine/avantazhin/leven te pengonin cdo proces zgjedhor (prg. 98).

? Presidenti e tejkaloi kompetencen e tij kushtetuese, si fillim duke anulluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyre ato. Eshte kompetence e Kuvendit dhe me tej e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese kjo shkelje eshte e rende apo jo.

? Zgjedhjet lokale mund te anullohen vetem ne situata emergjente, por edhe ne kete rast duhet vepruar ne perputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose ne baze te zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregulla te vendosura me ligj, te perkohshme). Presidenti nuk e ka kete pushtet.

? Anullimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas behet kur shpallet gjendja e jashtezakonshme, procedure qe normohet nga Kushtetuta. Ne rastin e anullimit te zgjedhjeve te 30 qershorit, kjo procedure nuk eshte repsektuar.

? Anullimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprire as ndonje marreveshjeje politike per te krijuar zgjidhje ligjore ad-hoc.

? Presidenti ka tejkaluar kompetencen e tij kushtetuese duke anulluar dhe shtyre zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar ne baze ligjore te posacme. Ne opinion jepen nje seri elementesh per te percaktuar rendesine e nje shkelje kushtetuese. Nisur nga keta elemente, shkeljet mund te mos jene mjaftueshem te natyres se rende, por edhe nese jane te tilla, nisur nga kompetencat qe ka seanca plenare e Kuvendit per te respektuar qellimet kushtetuese, si kontrollin dhe balancen, eshte ai organi qe i merr ne konsiderate te gjithe sa me siper per te vendosur shkarkimin e Presidentit (prg. 100, 101, 102).

? Procedura e shkarkimit te Presidentit eshte proces ligjor dhe politik. Mbetet ne vendimarrjen e seances plenare te Kuvendit te vendose per natyren e shkeljes dhe rendesine e saj, qe mund te perligjin shkarkimin e Presidentit.

Pika nga opinioni paraprak

? Analizohen situatat e meparshme per shtyrjen e zgjedhjeve (1991, 2007, 2017); ne shtyrjet e meparshme jane zbatuar zgjidhje te parashikuara me ligj ose konsensusi I gjere politik dhe jane respektuar detyrimet ligjore per organizimin e zgjedhjeve brenda periudhave zgjedhore, pa tejkaluar afatet e mandateve te te zgjedhurve.

? Kompetencat e Presidentit sipas Kushtetutes sa i takon caktimit te dates se zgjedhjeve (neni 92/gj dhe 94) nuk i japin Presidentit te drejten e shfuqizimit te aktit te vet per caktimin e dates se zgjedhjeve.

Citimi nga raporti:

(prg. 43: « ?Vihet re se kompetenca e Presidentit te Republikes per te caktuar daten e zgjedhjeve, duhet te permbushe disa kritere strikte kushtetuese si dhe kompetenca per te percaktuar diten e zgjedhjeve vetem nje diskrecion shume te limituar, i cili konsiston vetem ne percaktimin e dates brenda periudhes elektorale, duke mos tejkaluar mandatin e te zgjedhurve. » ;

(prg. 45 : « ? Kompetencat e Presidentit e parashikuara ne piken c, dh dhe e te nenit 92 te Kushtetutes qartesisht parashikojne te drejten per te vendosur « akt negativ » qe dmth heqjen e shtetesise, lirimin e ambasadoreve fuqiplote? Ky nuk eshte rasti i kompetencave te parashikuara ne germen gj) per caktimin e dates se zgjedhjeve. Duke pasur parasysh kufizimet e parashikuara nga neni 94 i Kushtetutes, eshte veshtire te argumentohet se ekziston nje kompetence e Presidentit per te marre nje vendim negativ, ne kuptim te caktimit te dates se zgjedhjeve »).

? Anullimi i dates se zgjedhjeve ndikon ne te drejten e zgjedhjeve, qe eshte e drejte e njeriut dhe anullimi apo shtyrja e dates se zgjedhje duhet bere me ligj, nga organi kompetent dhe ne respektim te parimit te proporcionalitetit. Presidenti duket qarte qe nuk e ka nje te drejte te tille. Nuk ka nje parashikim ligjor qe e lejon anullimin/shtyrjen e zgjedhjeve ashtu sic ka vepruar Presidenti. Nderhyrja ne te drejten e shtetasve per te zgjedhur nga Presidenti eshte bere ne menyre joproporcionale. Shtyrja e zgjedhjeve pas mbarimit te mandatit te zgjedhurve eshte humbje e legjitimitetit te institucioneve te zgjedhura.

Citimi nga raporti

(prg. 46 : « Gjithashtu, principi i actus contrarius (akti negativ), nuk zbatohet ne rastet e te drejtave te njeriut pasi cdo kufizimin i tyre duhet te plotesoje kriterin e proporcionalitetit. Anullimi ose shtyrja e zgjedhjeve, cenon direkt te drejten e qytetareve per te votuar, e cila eshte e drejte e njeriut. Ky kufizim duhet te jete proporcional. E drejta e votes eshte e lidhur me zgjedhje zyrtare. Midis dy zgjedhjeve, kjo e drejte ekziston por nuk mund te ushtrohet. »

(prg.47 : Ne menyre specifike, ne rastet e zgjedhjeve, vendime te rendesishme sic jane ato te caktimit te dates se zgjedhjeve, kerkojne parashikueshmeri te mjaftueshme. Principi i qendrushmerise te legjislacionit zgjedhor i analizuar nga Komisioni i Venecias, ne Kodin e Praktikave me te Mira Elektorale, eshte i zbatueshem ne vendimet e rendesishme mbi zgjedhjet me analogji. »

(*prg.48 : Shtyrja e zgjedhjeve pas mbarimit te mandatit te zgjedhurve eshte humbje e legjitimitetit te institucioneve te zgjedhura »).

(prg. 49 : « Kjo nenkupton se kur data e zgjedhjeve eshte caktuar, aktoret politike, duhet te kene mundesine te kene besueshmerine te ky vendim dhe cdo ndryshim i nje vendimi te tille duhet te kryhet me konsensus te gjere dhe me nje baze ligjore te duhur. Ne rastin e dekretit 11199, nuk kishte konsensus qe mund te conte ne krijimin e nje kompetence ad hoc per shtyrjen e zgjedhjeve. » (prg.50 : « ? e drejta e Presidentit per te shtyre ose anulluar zgjedhjet eshte e diskutueshme dhe nuk mund te kryhet pa nje baze ligjore specifike).

? Anullimi/shtyrja e zgjedhjeve jane parashikuar si mundesi ne Kushtetute neni 170, masat e jashtezakonshme, por kjo nuk mund te perdoret nga Presidenti si baze ligjore. Megjithate, Kushtetuta ne menyre eksplicite, lidh mosmbajtjen e zgjedhjeve vetem ne rastet e gjendjes se jashtezakonshme dhe ne cdo rast vendimi merret nga organet qe kane kompetencen ligjore taksative per shtyrjen e zgjedhjeve.

Citimi nga raporti :

(« prg. 62? kompetencat e parashikuara ne rastet e emergjencave parashikuar ne nenin 170 nuk mund te sherbejne si baze ligjore per shtyrjen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit.. »)

? Presidenti edhe ne konktekstin e nje qellimi te ligjshem, ne kushtet kur as Kushtetuta dhe as K.Zgjedhor nuk i jep atij legjitimitetin per te vepruar, nuk mund te veproje

Citimi nga raporti :

(prg 73 : Si përfundim, edhe nëse Presidenti mund të ketë ndjekur një qëllim të ligjshëm, as Kushtetuta dhe as Kodi Zgjedhor nuk vendos ndonjë fuqi të përgjithshme për Presidentin që të anulojë zgjedhjet dhe të caktojë një datë të re. »)

(prg.69 : Ndërsa gjatë një gjendje lufte, katastrofa natyrore etj zgjedhjet nuk mund të mbahen për shkak të rrethanave objektive që nuk lidhen me mungesën e konkurrencës demokratike, çështja e mosbesimit të publikut në zgjedhje dhe të bojkotimit të zgjedhjeve nga një pjesë e madhe e spektrit politik është një argument subjektiv dhe jo një pengesë objektive për mbajtjen e zgjedhjeve.
(prg.71 : « Bojkotimi i zgjedhjeve nga disa parti është gjithashtu i ndryshëm nga një situatë kur palët e interesuara politike përdorin fuqitë ose mundësitë e tyre politike posaçërisht për të parandaluar funksionimin e ligjshëm të institucioneve të tjera ose ? çfarë është më keq ? për të penguar funksionimin e tyre kushtetues. Nëse një përpjekje e tillë do të ishte e suksesshme, ajo do të ndërpresë të paktën përkohësisht funksionimin ligjor ose kushtetues të Shtetit. Në të vërtetë, në vazhdën e zgjedhjeve lokale, në Shqipëri pati përpjekje për të parandaluar zgjedhjet që tejkaluan një bojkot të thjeshtë, siç janë sulmet e dhunshme kundër vendvotimeve etj. Paralelisht me përpjekjet për një dialog të sinqertë politik, çështje të tilla duhet të të adresohen në kuadrin e sistemit të drejtësisë penale? ».

? Periodiciteti i zgjedhjeve eshte si kusht i parimeve te demokracise dhe te drejtave te njeriut. Cdo kufizim i kesaj te drejte per te marre pjese ne zgjedhje ne menyre periodike duhet te parashikohet ne ligj, te kete qellim legjitim dhe te jete proporcional. Ky kriter zbatohet edhe ne zgjedhjet vendore (prg. 75).

? Shtyrja e dates se zgjedhjeve, tejakon kompetencat e Presidentit. Eshte kompetence vendimmarrese e Kuvendit, Komisionit Hetimor dhe me tej e Gj.Kushtetuese te vendose rendesine e shkeljes te Kushtetutes ne kushtet e cenimit te periodicitetit te zgjedhjeve

LEXO Raportin e plotë. 

LEXO edhe: https://www.cna.al/2019/09/27/bomba-e-komisionit-te-venecias-meta-shkeli-kushtetuten/

https://www.cna.al/2019/09/27/ilir-meta-drejt-doreheqjes-apo-justifikime/

https://www.cna.al/2019/09/27/raporti-i-komisionit-te-venecias-reagon-menjehere-presidenca/

https://www.cna.al/2019/09/27/ilir-meta-nuk-dorehiqet-jep-mesazhin-puthuni-me-monen/

https://www.cna.al/2019/09/27/shenim-presidenca-apo-venecia-kush-ka-te-drejte/





Lajmet e fundit nga