web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në nivel drejtuesish / Shkarkohet nga detyra kreu i Policisë Rrugore

27 Shtator 2019, 19:04, Politikë CNA

Ndryshime në nivel drejtuesish ka pasur së fundmi në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola është larguar nga detyra dhe është zëvendësuar nga Edmond Targaj.

Ndërkohë Tola është emëruar shef sektori i Forcave Lëvizëse Operacionale.

Gjithashtu është larguar nga detyra Drejtori i Policisë së lezhës, Ferdinant Mala i cili është zëvendësuar nga Erigert Mitri i cili ishte shefi i Komisariatit të Fierit.

Në policinë e Durrësit, në krye të së cilës është emëruar Niko Palla, ish-shef komisariati në qytetin e Pogradecit./CNA.al





Lajmet e fundit nga