Rama: Nëse këtu do të kishte lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 75-vjetorin e masakres se forcave komuniste ndaj banoreve te Lumes ne Buzemadhe te Kukesit.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha e quan përkujtimin e Masakrës së Buzëmadhes si një moment reflektimi kombetar.
Më tej, kryedemokrati shkruan sesi u pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit.
?Në një akt të pabesë, forcat komuniste mashtruan popullsinë civile të fshatit Buzëmadhe dhe pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit, me pretendimin se ata po mbronin Muharrem Bajraktarin. Masakra e Buzëmadhes u krye sipas porosisë politike për të likuiduar çdo rezistencë tjetër që po i bënte ballë pushtimit gjerman dhe që aspironte për një Shqipëri demokratike, duke i hapur rrugën vetëm diktaturës së partisë-shtet, diktaturës së një individi që kishte tmerr nga çdo sprovë zgjedhjesh që mund të vinte në dyshim pushtetin e tij. Në këtë masakër u morën 21 jetë të pafajshme, dhe morën 16 gra të veja e 58 fëmijë jetimë.?-shkruan ndër të tjera Basha.
Postimi i plotë i Bashës:
75 vjet më parë, në Lëndinën e Kroit të Bardhë, pranë fshatit Buzëmadhe të Lumës u krye njëra nga masakrat që simbolizon më qartë se çdo gjë tjetër luftën vllavrasëse që forcat komuniste konsumuan në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës shtator 1943 – nëntor 1944.
Në një akt të pabesë, forcat komuniste mashtruan popullsinë civile të fshatit Buzëmadhe dhe pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit, me pretendimin se ata po mbronin Muharrem Bajraktarin. Masakra e Buzëmadhes u krye sipas porosisë politike për të likuiduar çdo rezistencë tjetër që po i bënte ballë pushtimit gjerman dhe që aspironte për një Shqipëri demokratike, duke i hapur rrugën vetëm diktaturës së partisë-shtet, diktaturës së një individi që kishte tmerr nga çdo sprovë zgjedhjesh që mund të vinte në dyshim pushtetin e tij. Në këtë masakër u morën 21 jetë të pafajshme, dhe mbrtën 16 gra të veja e 58 fëmijë jetimë.
Masakra e Buzëmadhes ishte pasojë e përplasjes vllavrasëse që shkaktuan komunistët në Lusën, ku për 3 ditë me radhë sulmuan egërsisht popullsinë civile, në mbrojtje të të cilës ishte rreshtuar Muharrem Bajraktari dhe forcat nacionaliste nën drejtimin e tij, ndaj të cilave nuk kishte patur më herët kurrfarë akuze për bashkëpunim me pushtuesit as nga ana e komunistëve.
Krimi makabër ishte aq i papërtypshëm, saqë në plenumin e Beratit, të nëntorit të 1944-s, vetë udhëheqja politike e autorëve të këtij akti terrorist u detyrua të pranonte se në Lumë ishte tejkaluar politika e terrorit dhe se ishin vrarë njerëz të pafajshëm.
Por gjithçka ishte propagandë, sepse para Masakrës së Buzëmadhes, daulleve të vëllavrasjes, sipas parimit ?të gjithë pushtetin sovjetëve?, forcat komuniste i ranë anekënd Shqipërisë, në Dukat të Vlorës, në Lushnje, në Dumre, në Martanesh, në Starovë, dhe pas kësaj masakre, u vijua njësoj me politikën e terrorit dhe të masakrave, edhe në Mirditë, në Tivar e në të gjithë territorin e Kosovës.
Urimi im sot është që 75-vjetori i Masakrës së Buzëmadhes të shërbejë si një moment reflektimi kombëtar. Në këtë vit jubilar, kur kremtohet 75-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese nazi-fashiste, ne duhet të tregohemi në lartësinë e kësaj date dhe të dalim mbi leximin e vjetër bardh e zi të këtij përvjetori.
Ky çlirim pati therror të madh dhe fatkeqësisht, pas luftës civile që u zhvillua në hije të historisë, ai solli diktaturën më të egër në Europë dhe rrënoi për thuajse 50 vjet çdo aspiratë për zhvillim kombëtar e rikthimin e vendit tonë në gjirin e Perëndimit. Komandantët e brigadave që drejtuan Luftën Civile u kthyen në drejtues politikë të pushtetit të diktaturës dhe për 50 vjet, diktaturën e egër e shndërruan edhe në një luftë civile permanente ndaj të afërmve e pasardhësve të viktimave të masakrave të 1944-s.
Ky 75 vjetor duhet të jetë jubile përkujtimor edhe për viktimat civile të Luftës së Dytë Botërore, edhe për viktimat e diktaturës që erdhi pas përfundimit të kësaj lufte. Ky jubile duhet të jetë një moment analize, një moment për të kërkuar ndjesë, jo një moment revanshi e as tentativë e ulët për të përfituar nga partizanët e nga viktimat e Luftës së Dytë Botërore.
Shenjat e politikës së ulët që shfaqet në politikën e sotme të tipit ?pushteti jonë është fituar me gjak dhe do të lëshohet vetëm me gjak? flasin për panikun e këtyre qenieve meskine, që s?kanë respekt as për gjakun e të rënëve e as për përvjetorin e çlirimit të vendit.
Duke përkujtuar viktimat e Masakrës së Buzëmadhes, uroj që familjet e tyre të marrin ndjesën e duhur nga autoritetet, ndjesë të cilën ata e presin që në fillim të pluralizmit. Paaftësia për të kërkuar falje po e bën shoqërinë tonë të paaftë të përparojë në rrugën drejt integrimit në familjen perëndimore, prandaj sa më shpejt të vijë kjo ndjesë dhe të ndalet loja e shëmtuar përplasëse me jubileun e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj, aq më shpejt përvjetorët që shënojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore në trojet shqiptare do të jenë përvjetorë përkujtimi, lutjeje, analize e faljeje, dhe ç?është më e rëndësishmja, aq më shpejt do t?i mbyllin derën përsëritjes së fenomeneve që na turpërojnë si komb, siç është edhe Masakra e Buzëmadhes./ CNA.al
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, dekla...
Opozita në Kuvend, shprehet se nuk do të votojë një Reformë ...
Mazhoranca, opozita ‘brendaparlamentare’ dhe ajo jashtëparla...
Bundestagu gjerman votoi mbrëmë pro hapjes së negociatave të...
Ish kryeministri Sali Berisha është i ftuari i vetëm i emisi...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar tryezën e përbash...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka qenë...
Pas debateve të forta, paraditen e sotme në tryezën e thirru...
Në emisionin “Rela Story” të mbrëmjes së sotme, tryeza e org...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka folur për situatën politik...
“Raporti i OSBE/ODIHR është shpartallues për narkoshtetin!” ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për vendimin e Bundes...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në nj...
Çlirimi i rajonit të Ballkanit nga kufijtë për të realizuar ...
Debati nëse në finale Reforma zgjedhore do të miratohet në P...
Nga selia e OKB, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së ...
Pas deklaratave të të kreut të grupit parlamentar të PS-së T...
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka komentuar vendimin e Bunde...
Sekretari i Çështjeve Ligjore të Partisë Demokratike, Çlirim...
Në një intervistë të drejtëpërdrejtë nga selia e OKB, në pun...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...