web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kushtet e Gjermanisë për negociatat/ Vasili: Rilindja po rrënon rolin e Shqipërisë në rajon

25 Shtator 2019, 19:07, Politikë CNA

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një reagim në rrjetet sociale shprehet se Bundestagu gjerman ishte i qartë në vendimin e tij për të kushtëzuar një votë pozitive për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ndërsa thekson se intelektualë e akademikë të vendit duhet të vendosin pas shpatullave Edi Ramën, si shkaktar i të këqijave të Shqipërisë.

Postimi i plotë

Bundestagu i qarte,Rilindja po rrënon rolin e Shqiperise ne rajon!?

Bundestagu gjerman ka evidentuar qarte se Shqiperia eshte kthyer ne nje problem serioz ne rajon per shkak te veprimeve e sjelljeve te rrezikshme te Edi Rames.

Investimi koherent gati 30 vjecar ne Politiken e Jashtme,ku vijemesia dhe koherenca ne rolin e Shqiperise si faktor paqe dhe stabiliteti, ka qene nje konstante e te gjithe maxhorancave te majta apo te djathta qofshin, ka marre goditjen me te rende.

Shqiperia,qe aspiron te hape negociatat per anetaresim, as qe mund ta imagjinoje realizimin e kesaj aspirate qe nenkupton paqen, bashkepunimin dhe nje klime komunikimi mes vendeve kur kryeministri i saj ju sherben projekteve konfliktuale dhe luftenxitese.

Rama me nje axhende te tille konflktuale dhe rindezese te konflikteve te reja e te vjetra dhe me rihapjen e plageve te se shkuares ne nje rajon, qe me mundime e sakrifica te medha i ka lene pas, e vendos Shqiperine ne poziten me te keqe qe ajo mund te kete pasur ndonjehere dhe saktesisht ne te kundert te te gjithe filozofise se Europes se Bashkuar.

Ndaj ne kete ceshtje madhore e gjithe Shqiperia intelektuale,akademike politike dhe shoqerore duhet te vere me shpatulla pas murit Edi Ramen si fajtorin me te madh te ketij demi historik shume te rende per Shqiperine. Percaktimet e Bundestagut jane nje kembane madhore alarmi per nje ceshtje shume serioze sic eshte roli thellesisht i kompromentuar i Shqiperise ne rajon dhe humbja e rolit te saj do te jete nje dem me shtrirje te gjate ne kohe.

Ndaj Edi Rama duhet ndalur sot.

Lexoni cfare thote Bundestagu gjerman:

?Deklaratat politike dhe përpjekjet për bashkimin e popullatës shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nën Shqipërinë e Madhe mund të çojnë në konflikte të paparashikueshme në Ballkanin Perëndimor.

Ato duhet të ndalen menjëherë sepse këto përpjekje do të ishin të papajtueshme me anëtarësimin në BE dhe do të çonin nëndërprerjen e negociatave të anetarësimit./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga