Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri dhe Ballkan, të ngadalta dhe të pambikëqyrura
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Presidenti i SHBA Donald Trump prej kohësh ka qenë kundër globalizmit dhe ka kritikuar multilateralizmin, që është themeli i Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, si udhëheqës i vendit pritës të organizatës botërore, ai është i detyruar të marrë pjesë dhe të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së çdo vit, gjë që ai do ta bëjë të martën për herë të tretë.
Gjatë fjalimit, presidenti amerikan pritet të “afirmojë rolin udhëheqës të Amerikës” dhe “të nënvizojë se Amerika është një alternative pozitive ndaj autoritarizmit”, sipas një zyrtari të lartë të administratës.
Gjatë fjalimit të vitit të kaluar në Asamblenë e Përgjithshme, zoti Trump u bë shkak për të qeshura, kur u mburr se administrata e tij “ka arritur më shumë se pothuajse çdo administratë në historinë e vendit”.
Sipas një ankete, ish-ambasadorë amerikanë dhe ish-zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare nga administratat republikane dhe ato demokrate, thanë se besojnë se ndikimi amerikan në skenën botërore ka rënë gjatë kohës së Presidentit Trump ndërsa kundërshtarët janë bërë më të fortë.
Presidenti Trump këtë javë po zhvillon gjithashtu takime me disa nga krerët e qeverive si dhe po merr pjesë në të paktën një pritje diplomatike dhe një drekë të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
Në fjalën e tij të parë zyrtare të hënën, Presidenti Trump foli në një takim të organizuar prej tij dhe Zëvendës Presidentit Mike Pence me temë “Thirrje globale për të mbrojtur lirinë fetare në Kombet e Bashkuara”.
Presidenti Trump tha se mbrojtja e lirisë fetare është një nga përparësitë më të larta të administratës së tij.
“Rreth 80 përqind e popullsisë së botës jetojnë në vende ku liria fetare kërcënohet, kufizohet, apo edhe ndalohet,” tha ai në fjalimin e tij.
“Sot, me një zë të qartë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje vendeve të botës t’i japin fund përndjekjes fetare,” shtoi ai mes duartrokitjeve.
Presidenti Trump, administrata e të cilit është kritikuar se i ka mbyllur derën një numri në rritje njerëzish që kërkojnë strehim nga përndjekja në vendet e tyre, tha se Shtetet e Bashkuara “gjithmonë do të jenë një zë për viktimat e persekutimit fetar kudo. Pavarësisht se ku shkoni, ju keni një vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,? tha ai.
Ngjarja më e bujshme në kalendarin e së hënës në OKB megjithatë ishte Samiti i Veprimit të Klimës ku Presidenti Trump bëri një paraqitje të shkurtër të paplanifikuar.
Presidenti, i cili qëndroi më pak se 15 minuta në samit, nuk mbajti fjalim. Ai dëgjoi fjalimet e kryeministrit indian Narendra Modi dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Ai u largua kur filloi të flasë Presidenti kilian Sebastian Pinera.
Presidenti Trump mbërriti aty pas hapjes së samitit nga aktivistja për klimën, adoleshentja, Greta Thunberg nga Suedia. Ajo u tha udhëheqësve të botës: “Jemi në fillimet e një zhdukjeje masive ndërsa ju flisni vetëm për para dhe tregoni përralla të rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni!”
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është përpjekur të verë në dukje rëndësinë e samitit të klimës. Ai u ka kërkuar udhëheqësve të “vijnë me plane konkrete” dhe jo vetëm me “fjalime të bukura”.
Përpara samitit, OKB-ja publikoi një raport të hartuar nga Organizata Botërore Meteorologjike që tregon se ka pasur një përshpejtim të ndotjes së karbonit, ngritjes së nivelit të detrave, rritjes së temperaturave globale dhe tkurrjes së shtresës së akullit.
Katër shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi akuzohet se ki...
Koncerni turistik britanik Thomas Cook ka falimentuar. Flutu...
Qeveritë mund të vijnë dhe të shkojnë, por marrëdhëniet e Ko...
Kryebashkiaku i Casale di Scodosia, një qytet i vogël në pro...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një aksion të ko...
Teherani pretendon se nuk ka të bëjë me sulmin me dron ndaj ...
Demonstruesit në Egjipt akuzojnë presidentin dhe ushtrinë pë...
Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa sh...
Mario Draghi dhe BQE-ja po përballen me një Eurozonë të ngad...
Greqia duket se nuk po gjen paqe. Sikurse raportojnë mediat ...
Një tërmet i fortë ka lëkunduar pak më herët ishullin grek t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 ...
Bashkim Europian ka vite që grindet për migrantët. A do t’ia...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Holandën, ku një avokat i n...
Një javë pas vizitës së tij zyrtare në Japoni, presidenti i ...
Presidenti amerikan Donald Trump, ka emëruar Këshilltarin e ...
Në Kosovë më solli një udhëtim investigativ gazetaresk. Për ...
Para 25 vjetësh u mbyt në Detin Baltik trageti “Estonia”. 85...
Gruaja e rrahur dhe keqtrajtuar nga burri që mban njëherësh ...
Për një kohë të gjatë, Presidenti i përkohshëm i vetëshpallu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...