LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Para 25 vjetësh u mbyt në Detin Baltik trageti “Estonia”. 852 vetë humbën jetën. Tragjedia më e rëndë detare në Europën e pas luftës ende nuk është zbardhur plotësisht.
Mbytja e “Estonias” më 28 shtator 1994 konsiderohet si tragjedia më e madhe detare në historinë europiane të pasluftës. Rrugës nga Estonia për në Suedi trageti hasi në stuhi në Detin Baltik. Kapaku i bashit të anijes u ça, uji vërshoi në kuvertë dhe brenda pak minutash anija u fundos duke marrë me vete në thellësi të detit 852 vetë, që humbën jetën, ndër ta 501 suedezë dhe 284 estonezë.
Një përgjegjës apo fajtor për fundosjen e tragetit nuk u gjet. Mos vallë kapiteni pati udhëtuar me shpejtësi të lartë në stuhi? Mos vallë anija ishte e papërshtatshme për t’i bërë ballë detit Baltik të trazuar? Të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave ngritën padi më 1996 duke kërkuar dëmshpërblim prej kantierit detar Meyer në Papenburg, që e kishin konstruktuar këtë anije si dhe Shoqatës franceze të Kontrollit Teknik Bureau Veritas, që i kishin dhënë licencën e lundrimit tragetit ?Estonia. Para një gjykate në Nanterre pranë Parisit 1.100 paditës kërkojnë 41 milionë Euro dëmshpërblim. Në korrik kërkesa e tyre u hodh poshtë.
Kent Härstedt është 54 vjeç, socialdemokrat që në rininë e tij, politikan dhe diplomat. Në vitin 1995 ai shkroi një libër për ngjarjet në Estonia (?Det som inte kunde ske” ? Ajo që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë). Ai ka thotë, se ?atë natë nuk do ta harroj kurrë”, Kujtimi mund të të rikthehet papritur, thotë ai. Sa herë Kent Härstedt është në ujë i ndodh kjo. E kësisoj ai kthehet sërish në vitin 1994, si pasagjer në tragetin Estonia, që lundronte nga Talini për në Stockholm. Eshtë 28 shtator.
Në orën 01.22 kapiteni i Estoniasjep njësinjal emergjence. Anija ka hasur në stuhi të fortë, papritur çahet kapaku i bashit. Estonia brenda pak minutash mbushet me ujë dhe fillon të fundoset. Në këto çaste Kent Härstedt ndodhet në barin e tragetit. ?Anija batoi në njërën anë. Ishte një shok i madh për ne të gjithë. Fillimisht ne të gjithë u përpoqëm të hidhemi prej anijes në ujë të ftohtë drejt atyre pak platformave të shpëtimit që ishin në dispozicion. Më pas na u desh të mbijetojmë në këta ishuj shpëtimi. Ata që të nesërmen ende ishin gjallë u shpëtuan nga një helikopter. Në këtë moment shumica prej nesh në ishullin e shpëtimit ishin pothuajse të ngrirë. Nga 20 vetë vetëm gjashtë jetonim ende.”
852 njerëz të mbytur, emrat e të cilëve janë skalitur sot në një monument përkujtimor. Emra njerëzish nga një duzinë vendesh. Kjo është katastrofa më e madhe detare në Europë përgjatë shekullit të kaluar.
Hetime jo të plota
Një hetim në vitin 1997 rezulton, se parametrat e mbylljes së kapakut të bashit të anijes kanë qenë mjaft të dobët. Rregullat e sigurisë për tragetet e Detit Baltik tashmë janë forcuar, por nxjerrja e gërmadhës së anijes nuk është bërë.
Ky ishte gabim, mendon Henning Witte. Avokati gjermano-suedez e ka të vështirë të shkëputet prej rastit Estonia edhe gjatë kohës së lirë. Witte ka mbrojtur të afërmit e viktimave në gjykatë dhe ka hulumtuar edhe vet për rastin. Ai i konsideron të pamjaftueshme hetimet e kryera deri tani në gërmadhën e anijes. ?Platforma e bashit që çahet, uji vërshon në kuvertë, batim në anën e timonit dhe Estonia fundoset. Në një rast të tillë natyrisht duhet ta dish, se si qëndron puna me hambarin e makinave: A kanë qenë kamionët të lidhur mirë? Por mungojnë filmime zyrtare të pjesës së brendshme të hambarit të automjeteve. Ne themi, se duhet të bëhen sërish zhytje për të hetuar, pavarësisht që ka kaluar shumë kohë.”
Pas kapakut të bashit mungonte izolimi hermetik ndaj ujit. Megjithatë as kantieri gjerman dhe as kontrolli teknik francez nuk e kanë marrë përgjegjësinë, ankohet avokati. ?Platforma e ngritur konsiderohej si hermetike ndaj ujit. Por kjo mund të vlente për një qarkullim përgjatë bregdetit e jo në det të hapur. Në këtë rast Bureau Veritas duhej të kishte reguar me një Stop! Me këtë parametër anija nuk është e aftë për të dalë në det të hapur, përpara daljes në det do duhej vendosur shtresa izoluese.”
Por kolegët e Wittes dështuan këtë verë sërish para gjykatës franceze me kërkesën për dëmshpërblim prej shoqatës së kontrollit teknik të anijes. Ata në emër të më shumë se 1000 të mbijetuarve dhe të afërmve të viktimave patën kërkuar rreth 40 milionë Euro dëmshpërblim.
Për Kent Härstedt paraja nuk është kaq e rëndësishme se sa e vërteta për katstrofën e Estonias. I mbijetuari, prej shumë vjetësh deputet në parlamentin suedez, rrëfen për hamendësime, se një bombë e pat shkaktuar fundosjen e anije, e vendosur nga shërbime sekrete apo terroristë. Ai apelon: ?Le të kërkojmë një herë bashkarisht me themel. Kjo mund të ndihmonte edhe për t’u dhënë fund teorive të komplotit. Për një shoqëri demokratike nuk është mirë, kur përhapen të tilla dyshime. Unë besoj, që një hetim i mirëfilltë do të ishte mirë për të gjithë ne.”
Ai mendon se me këtë do të vendosej drejtësia edhe kundrejt 852 vetëve, që humbën jetën atë ditë shtatori para 25 vjetësh në Detin Baltik./ DW
Gruaja e rrahur dhe keqtrajtuar nga burri që mban njëherësh ...
Për një kohë të gjatë, Presidenti i përkohshëm i vetëshpallu...
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është i pa...
Përpara mbritjes në Tiranë, presidenti i Këshillit Evropian,...
Rreth 500 kg kokainë janë kapur nga policia greke. Mediat fq...
Një operacion antimafia i kryer në Itali ka vënë pas hekurav...
Parlamenti Europian ka votuar pro emërimit të Christine Laga...
Ish kryeministri italian Matteo Renzi italian është larguar ...
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka bërë publike plane...
Çdo vit në muajin shtator liderët e botës mblidhen për dy ja...
Presidenti amerikan Trump kërcënon se do t’i tërheqë trupat ...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përs...
Kundërshtarët e luftës në një tryezë: Presidenti turk Erdoga...
Arabia Saudite po përpiqet të normalizojë operacionet në fus...
Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë ...
Enti Federal i Mjedisit ka gjetur thuajse te të gjithë fëmij...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshtrat Agalas d...
“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Iranin për s...
Pas 30 vjetësh njerëzit në Europën Lindore duken më shumë të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...