Dy tërmete të frikshme goditën vendin/ Trump: SHBA-ja është gati të ndihmojë Venezuelën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Iranin për sulmet ndaj dy objekteve saudite të naftës, për të cilat përgjegjësinë e morën kryengritësit Huthi të Jemenit që mbështeten nga Irani.
Në dy komente në Twitter të shtunën, zoti Pompeo tha se nuk ka prova që sulmet të kenë ardhur nga Jemeni.
Ai tha se ?Teherani është pas afro 100 për qind të sulmeve kundër Arabisë Saudite ndërkohë që (Presidenti iranian) Rouhani dhe (ministri i Jashtëm) Zarif pretendojnë se bëjnë diplomaci.?
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe aleatët tanë për të siguruar që tregjet e energjisë do të mbeten të furnizuara mirë dhe që Irani të mbahet përgjegjës për agresionin e tij,” tha zoti Pompeo.
Sipas njoftimeve të shumta të lajmeve që citojnë burime të paidentifikuara, sulmet me dronë kanë prekur deri gjysmën e furnizimeve nga eksportuesi më i madh në botë i naftës, megjithëse prodhimi besohet se mund të normalizohet brenda pak ditësh.
?Mes gjithë thirrjeve për çtensionim të situatës, – shkruante sekretari Pompeo në komentet e tij, – Irani tani ka filluar një sulm të paparë mbi furnizimin me energji në botë. Nuk ka asnjë provë se sulmet erdhën nga Jemeni.?
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump foli me Princin saudit të Kurorës, Mohammad bin Salman duke i ofruar mbështetje për vetëmbrojtjen e Arabisë Saudite.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se e dënon me forcë sulmin e së shtunës kundër një infrastrukture me rëndësi kritike për energjinë. Ajo tha se ?veprimet e dhunshme kundër zonave civile dhe infrastrukturave jetike për ekonominë globale vetëm sa e thellojnë konfliktin dhe mosbesimin.?
Chris Murphy, anëtar demokrat i Komisionit të Jashtëm të Senatit, e quajti deklaratën e zotit Pompeo një thjeshtëzim të papërgjegjshëm të situatës.
Ai shkruante në Twitter se ?Sauditët dhe fraksioni Huthi janë në luftë. Sauditët i sulmojnë luftëtarët Huthi dhe këta të fundit kundërpërgjigjen. Irani i mbështet luftëtarët Huthi dhe sillet si një aktor i keq, por kjo nuk është aq thjeshtë sa të thuhet Huthi = Iran.? ?Ja se si ne hyjmë në luftëra idiote që i zgjedhim vetë?, shkruante senatori.
Dronët sulmuan objektin më të madh në botë për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite dhe një fushë të madhe nafte të kompanisë Aramco të shtunën në mëngjes, duke shkaktuar një zjarr të madh në një nga rafineritë më të rëndësishme për furnizimet globale me naftë.
Nuk është e qartë nëse ka patur ndonjë viktimë gjatë sulmeve në fushat e naftës Buqyaq dhe Khurais, apo se çfarë efekti do të ketë ky zhvillim në prodhimin e naftës në mbretërinë saudite.
Në videot e publikuara në internet, të xhiruara siç duket në Buqyaq, dëgjohet zhurmë armësh në sfond.
Tymi dhe flakët mund të shiheshin nga larg në objektin Abqaiq të përpunimit të naftës.
Ministria e brendshme saudite tha përmes një deklarate se zjarret filluan pasi objektet ishin vënë “në shënjestër të droneve?.
Kompania Saudi Aramco e përshkruan objektin e saj të përpunimit të naftës Abqaiq në Buqyaq si “impiantin më të madh të naftës së papërpunuar në botë”.
Objekti përpunon naftën dhe më pas e dërgon atë në pikat e transportit në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq. Llogaritet se ky impiant mund të përpunojë deri në 7 milion fuçi naftë në ditë./VOA
Pas 30 vjetësh njerëzit në Europën Lindore duken më shumë të...
Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra kryep...
Një emigrant shqiptar është aksidentuar në punë duke rënë ng...
ronë që thuhet se janë drejtuar nga rebelët huthi të Jemenit...
2,6 milionë vetë vdesin çdo vit për shkak se janë bërë vikti...
Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-p...
Qeveria gjermane edhe më tej do t’i qëndrojë kuotës 25%, pra...
Disa kohë më parë, një veprim i tillë do të ishte pothuajse ...
Pesë ish-gazetarë të së përditshmes opozitare “Xhumuriet”, p...
Policia greke tha se ka sekuestruar rreth një ton marijuanë ...
Partitë politike kanë përfshirë në listat e kandidatëve për ...
Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit t...
Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me g...
Organizata për ndihma Malteser ka publikuar një raport për m...
Një kompani franceze u shpall përgjegjëse për vdekjen e një ...
Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vet...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi dhe pl...
Pak pas mesdite, disa të arrestuar shqiptarë u përleshën, me...
Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 muaj burg në Skoci...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...