Befason Albin Kurti/ Premton heqjen e taksës në Rrugën e Kombit
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është i pa...
Për një kohë të gjatë, Presidenti i përkohshëm i vetëshpallur i Venezuelës Guaidó i mbante të bashkuara radhët e mbështetësve të tij. Tani disa opozitarë duan të negociojnë me qeverinë e kreut të shtetit Maduro.
Përfaqësues të partive të vogla të opozitës nënshkruan një marrëveshje me qeverinë në Ministrinë e Jashtme në Caracas. “Liria e të gjithëve dhe paqja janë qëllimet më të larta. Ne jemi ngritur kundër urrejtjes dhe zemërimit,” tha deputeti Timoteo Zambrano. Ai tha se ka filluar “Raundi Kombëtar i Bisedimeve për Venezuelën”.
Siç informon portali kritik i qeverisë “Tal Cual”, marrëveshja parashikon që partia socialiste në pushtet PUSV të kthehet në Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita. Për më tepër, duhet të riorganizohet Komisioni i Zgjedhjeve CNE dhe të lirohen të burgosurit politikë. “Të gjitha partitë politike që dëshirojnë, mund të marrin pjesë në negociata,” tha Ministri i Informacionit Jorge Rodríguez.
Shumica e kundërshtarëve të qeverisë i refuzojnë bisedimet
Presidenti i përkohshëm i vetëshpallur Juan Guaidó e përshkroi marrëveshjen si të papërgjegjshme. Ai tha se një zgjidhje për krizën e brendshme do të ishte e mundur vetëm me zgjedhje të lira dhe me shkarkimin e kryetarit të shtetit Nicolas Maduro. Edhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë e kritikuan nismën e deputetëve që duan të përfshihen në negociata. Shumica e opozitarëve i kundërshtojnë bisedimet e reja.
“Bashkimi Sovjetik dhe Kuba kanë krijuar edhe opozitën e tyre të bindur. Ky bashkëpunim dështon gjithmonë,” shkroi në Twitter deputeti me ndikim Julio Borges . “Ai që e vë veten në dispozicion për këtë manovër, nuk përfaqëson popullin e Venezuelës. Qëllimi ynë mbetet i qartë: fundi i diktaturës”.
Deputeti Carlos Berrizbeitia tha se marrëveshja “refuzohet nga forcat demokratike dhe i gjithë vendi, sepse vetëm garanton që Maduro të mbetet në pallatin presidencial të Miraflores”. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristiane Demokratike Copei, Robert García, tha se Venezuela ka “vetëm dy institucione legjitime: Asamblenë Kombëtare dhe Presidentin e përkohshëm Juan Guaidó.”
Negociatat dështuan pas sanksioneve amerikane
Guaidó, i cili së fundi arriti të mbledhë pas vetes opozitën e përçarë tradicionalisht, deklaroi se negociatat me qeverinë kishin dështuar pasi Maduro bojkotoi një raund të ri bisedimesh në mesin e gushtit. Më parë, SHBA patën vendosur sanksione të reja ekonomike ndaj vendit të Amerikës së Jugut. Maduro e akuzoi pas kësaj Guaidón se i kishte organizuar masat ndëshkuese.
Opozita e krahut të djathtë dhe qeveria e Venezuelës po zhvillojnë që nga fillimi i vitit një luftë të paepur për pushtet. Kundërshtarët e qeverisë nuk e njohin mandatin e dytë të Maduros, sepse zgjedhjet u zhvilluan pa kandidatët me shanse të opozitës. Presidenti i Parlamentit, Juan Guaido pas kësaj bëri betimin si president i përkohshëm.
Shumë vende e njohin tashmë atë si një president të përkohshëm, por në Venezuelë, Maduro ka edhe më tej pozita të forta. Vendi dikur i pasur ndodhet më tej në një krizë serioze furnizimesh. Rreth tre milionë vetë janë larguar nga Venezuela në dy vitet e fundit./ DW
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është i pa...
Përpara mbritjes në Tiranë, presidenti i Këshillit Evropian,...
Rreth 500 kg kokainë janë kapur nga policia greke. Mediat fq...
Një operacion antimafia i kryer në Itali ka vënë pas hekurav...
Parlamenti Europian ka votuar pro emërimit të Christine Laga...
Ish kryeministri italian Matteo Renzi italian është larguar ...
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka bërë publike plane...
Çdo vit në muajin shtator liderët e botës mblidhen për dy ja...
Presidenti amerikan Trump kërcënon se do t’i tërheqë trupat ...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përs...
Kundërshtarët e luftës në një tryezë: Presidenti turk Erdoga...
Arabia Saudite po përpiqet të normalizojë operacionet në fus...
Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë ...
Enti Federal i Mjedisit ka gjetur thuajse te të gjithë fëmij...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshtrat Agalas d...
“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Iranin për s...
Pas 30 vjetësh njerëzit në Europën Lindore duken më shumë të...
Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra kryep...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...