"Kallashnikovi çau jelekun anti-plumb"/ Hita: Po kryhen procedurat që efektivi i vrarë të përfitojë statusin e dëshmorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje sot nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me vendimin e tij për të shfuqizuar 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.
Deputeti Bashkim Fino e ka cilësuar veprimin e presidentit Ilir Meta të njëanshëm dhe favorizues ndaj njërës palë.
Sipas tij, Meta shtyu zgjedhjet sepse nuk i donte Lulzim Basha.
Meta nga ana tjetër i garantoi Finos se nuk ka asgjë personale me të, sikurse ai aludon, përkundrazi e ka të preferuar.
Sipas Metës ata kanë qënë në koalicion dhe Fino e di mjaft mirë se ai ka qëndruar gjithmonë mbi palët. Detyra shton Meta, e detyron Finon të bëjë një pyetje të tillë.
Debati i plotë:
Bashkim Fino: Presidenti duhet të jetë mbi palët. Më keni krijuar përshtypjen që keni qenë i pafalshëm. Ju thoni se shtyva zgjedhjet se nuk donte një palë, pra nuk donte Lul Basha të hynte në zgjedhje. Po tani që të dyja palët nuk i duan zgjedhjet. Çfarë do bëhet me zgjedhjet e 13 tetorit, prapë do merrni dekret për t’i shtyrë? Të gjitha çfarë thatë i keni me rezerva se ju duhet të jeni mbi palët. Ju i shërbyet një pale dhe ata nuk erdhën, ne i bëmë zgjedhjet, dhe ata prapë thonë se nuk do vinë me 13 tetor? Po nëse qeveria do merrte një vendim dhe do thoshte do shkarkoj presidentin? Do e zbatonte presidenti vendimin e qeverisë?
Ilir Meta: Kam marrë vesh nga mediat që keni ndonjë perceptim sikur kam ndonjë problem personal me ju, në këtë drejtim dua të siguroj që nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë, përkundrazi ju keni qenë i preferuar nga ana ime.
Detyra juaj jua kërkon të bëni pyetjen dhe vlerësimin tuaj dhe ju jeni në pozitë komode për ta bërë. Më duhet të kujtoj si koleg i vjetër se edhe kur kam qenë palë, edhe kryetar kuvendi edhe kryetar i një partie që ka qenë në koalicion me ju, për çështjet madhore kam qëndruar mbi palët. Dhe shembulli më i qartë ka qenë reforma në drejtësi, që kurrë nuk do të ndodhte nëse nuk do të isha mbi palët. E bëra sepse e dija që ishte e vetmja mënyrë që Shqipëria të merrte rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në që e mori atëherë dhe që kam frikë se ky rekomandim do të mbetet vetë rekomandim për një kohë të gjatë.
Kur kam qenë kryetar i Kuvendit, edhe pse opozita ishte shumë e dobët numerikisht, kam bërë çdo gjë që të rrinte në Kuvend dhe të mos dilte në rrugë. Unë do të vazhdoj të jem mbi palët. Dhe për të gjithë ata që kanë paragjykim se mund t’i shërbej një pale. Përse nuk mu kërkua mua të luaja një rol që opozita mos t’i dorëzonte mandatet, në mënyrë që mos të kishim këtë përshkallëzim të konfliktit? Përse duhej nxituar aq shumë për të bërë zëvendësime në bllok për 60 deputetë kur edhe për një deputetë të vetëm lejohet të paktën 30 ditë kohë. Dua t’ju them që duke respektuar bindjet tuaja politike, unë në këtë detyrë kam qenë dhe do të jem vetëm në mbrojtje të kushtetutës së Shqipërisë, të interesit kombëtar, publik dhe të integrimit evropian. /CNA.al
Presidenti Ilir Meta e ka pranuar sot se shfuqizimi i zgjedh...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me raport...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një “shuplakë” të fortë edhe...
Presidenti Ilir Meta ka akuzuar direkt Lulzim Bashën dhe bas...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, presidenti Ilir Meta ësht...
Presidenti Ilir Meta,ka argumentuar para Komisionit Hetimor ...
Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Kuvend për t’u përballu...
Ndërsa ka dhënë sqarimet përballë Komisionit Hetimor Parlame...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot para Komisionit hetimor Par...
Presidenti Ilir Meta do të paraqitet sot për t’u marrë në py...
Deputeti i opozitës parlamentrae, Lefter maliqi ka dalë sot ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar s...
Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të dalë sot para Komisionit Het...
Kreu i PD Lulzim Basha, më shumë kohë kalon rrugëve të Europ...
Gazetari Adi Shkëmbi ka reaguar përmes një postimi në rrjete...
Ish zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, ka ...
Prej disa ditësh zyrtarë të ndryshëm të Partisë Demokratike ...
Është shkarkuar nga detyra drejtori i degës së Tatimeve të E...
Sot në mesditë Lulzim Basha shkarkoi nga detyra servilin e t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...