Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ka një dakortësi fantastike dhe mjaft të qartë midis presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish kryeministrit dhe liderit të djeshëm të opozitës, Sali Berisha, në deklaratat e tyre lidhur me procedurën e ndjekur për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.
Sot në Komisionin Hetimor parlamentar për rolin e Presidentit dhe shkeljet e tij kushtetuese, Ilir Meta ka bërë një deklaratë, që është ndoshta e treta që vjen pas qëndrimeve për djegien e mandateve të deputetëve. Sot Ilir Meta na tregoi se Parlamenti, në proçedurë kishte shkelur Rregulloren dhe ligjet me djegien e mandateve të opozitës. Këtë Ilir Meta e tha me gojën e tij.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit socialist, Bashkim Fino në lidhje me datën 13 tetor dhe shtyrjen e saj, Meta duke folur për qëndrimin e tij mbi palët, tha se Kuvendi kishte vepruar gabim me djegien e mandateve të deputetëve dhe se duhej të kishte gjetur një mundësi për një datë tjetër zgjedhjesh. Gabimi sipas Metës ishte sepse ishte shkelur Rregullorja e Kuvendit dhe ligji, pasi një deputeti të vetëm do të duhej t?i jepeshin 30 ditë kohë për djegien e mandatit të tij.
Por, Bashkim Fino është përgjigjur menjëherë, duke thënë se opozita e gjitha në grup me tam tame i dogji mandatet publikisht.
Presidenti përsëriti dhe na tha atë që ka thënë edhe ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ?Opinion? pak kohë më parë. Ai ishte i qartë, duke theksuar se Kuvendi kishte ndjekur proçedurën e gabuar për djegien e mandateve të deputetëve, duke treguar se kishte një qëndrim tjetër të opozitës dhe një qasje tjetër të saj në lidhje me djegien e mandateve, të cilën sot e përsëriti edhe Ilir Meta.
Duket qartë se ka pasur një skenar, të cilin e përforcon edhe një qëndrim i tretë i bërë pak kohë më parë nga Monika Kryemadhi, e cila tha se në News 24 se Kuvendi veproi gabim dhe u nxitua me djegien e mandateve të deputetëve.
Në fakt nga këto tre qëndrime kupton shumë, sidomos nga kjo e presidentit sot dhe nga linja e njëjtë e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Mesa duket opozita dhe liderit politik të saj, ku luan edhe vetë presidenti, kanë pasur një skenar tjetër. Skenari i tyre ka qënë një djegie farsë e mandateve të deputetëve.
Çka do të thotë se hapi ka qënë i tillë: dërgohet në grup dhe manda
tet, sipas procedurës, çdo deputet duhet të shkojë në Komisionin e Mandateve, ku deputeti shpreh edhe qëndrimin e tij, afati ligjor ishte 30 ditor.
Por, duke qënë se opozita shkoi në grup në mënyrë demostative, kjo hallkë u kalua sepse nuk mund të thirreshin të gjithë në grup në Komisionin e Mandateve. Por, duke qënë se ata i dorëzuan mandatet pranë Kuvendit të gjithë përnjëherësh, u ndoq një procedurë tjetër. Iu dërguan direkt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të konstatuar se deputetët e opozitës kishin djegur mandatet, dhe këtë e kishin bërë të gjithë me deklarata personale me shkrim, të cilat ishin dorëzuar në KQZ.
Në fakt ka një detaj, Në atë kohë, pas dorëzimit të mandateve në Kuvend, ka pasur një telefonatë nga Mathew Palmer, Zëvëndës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, i cili siç u bë e qartë dhe publikisht, që prej tij Lulzim Bashës i kishte kërkuar të mos i digjnin mandatet, por në atë kohë Luli përdori një hile tjetër. Djegien e mandateve e bëri në mëngjes. Pas një proteste të bërë në orët e paradites, pasi në SHBA ishte një orë e papërshtatshme për të komunikuar dhe gjithë proçedura ishte kryer në momentin e telefonatës së Mathew Palmer, dhe për këtë Basha tha se nuk kishte një kthim pas.
Këtu ka filluar dhe hapi i mëtejshëm i Kuvendit. Pas kësaj telefonate është kryer menjëherë veprimi nga Kuvendi. Mësohet se në atë kohë, përfaqësuesi i ambasadës së SHBA dhe zyrtarë të lartë të BE-së kanë shkuar në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe më pas në zyrën e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që të përshpejtohej procedura dhe të zbatohej ligji në lidhje me djegien e mandateve të opozitës dhe mos vonohej.
Pra, janë SHBA dhe BE, të cilat duket qartë se kanë djegur skenarët e Lulzim Bashës, LSI-së, Monës, Ilir Metës për djegien e mandateve, të cilët kanë bërë një hap. Këtë e kanë konfimuar publikisht Berisha, Meta dhe Kryemadhi.
Djegie të mandatave për të vazhduar më pas me skenarin e tyre që çdo deputeti t?i liheshin 30 ditë dhe me një llogari të thjeshtë, rreth 45 deputetë të opozitës, do t?ju duheshin të paktën 1350 ditë. Pra, do të duhej që deri në zgjedhjet e vitit 2021 mund të kishte dhe deputetë ende të pa futur në proçedurë për djegien e mandatit.
Pra, opozita kishte krijuar një skemë të tillë, që digj mandatin e parë, të futeshin nga lista. Digj mandatin e dytë, të mos hynte një tjetër. Digj mandatin e tretë, pastaj lihej një vend bosh. E kështu me radhë, e cila mund të çonte në 5 deri në 10 mandate të djegura në listat me emrat e parë në të gjitha qarqet dhe pastaj të krijonte kështu një ngërç për të mos e mbaruar kurrë këtë proces, duke tentuar të gjejë një handikap ligjor apo një hapësirë të ligjit e cila e çonte procedurën në pafundësi apo shumë gjatë.
Por, ka qënë ambasada e SHBA dhe BE të cilat e kanë bllokuar skenarin e Bashës dhe Kryemadhit. Duke ndërhyrë, kanë kërkuar zbatimin e menjëhershëm të ligjit, duke çuar listat në KQZ dhe djegia e mandateve u krye.
Më pas opozita u acarua. Filloi protestat e dhunshme. Por, SHBA dhe BE ndërhynë sërish, duke kërkuar që të tërhiqeshin nga dhuna. Duke i kërkuar të kthehen në institucione. Duke kërkuar që të njohin një pjesë të opozitës dhe të përfaqësohen me deputetë që kanë marrë mandatet dhe ndodhen në parlament.
Por, të gjitha këto Lulzim Basha nuk i dëgjoi. Dhe në fakt sot jemi përballë asaj që tha presidenti. Se u dogjën mandatet e deputetëve menjëherë dhe me një procedurë të përshpejtuar. Ç?ka tregon se opozita nuk e kishte parashikuar këtë hap, por ka pritur që koha të ecte më ngadalë. Ndërkohë, ndërkombëtarët e kanë vendosur me ?shpatulla pas murit?, dhe e kanë ndalur kohën e Lulit dhe Monës, me djegien e mandateve.
Pra, edhe një herë sot duket qartë se kanë qënë ndërkombëtarët, SHBA dhe BE, ata që kanë çuar në këtë ?burgosje? të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, duke iu djegur një hap. Për Edi Ramën do të ishte më lehtë të bënte pazarin e radhës në tavolinë, por mesa duket dhe ai vetë i ka pasur rrugët e bllokuara nga ndërkombëtarët.
Tani gjithçka ndodhet në dorë të SHBA dhe BE. Asnjë hap nuk bën dot Lulzim Basha, ashtu sikundër nuk mundet dot as vetë Edi Rama. Presidenti na i tha sot. Të gjitha duken të qarta. Një skenar për djegie mandatesh që të shkonte në pafundësi nuk u lejua dhe ndërhyrja e SHBA-së që i dogji mandatet dhe i la Lulin dhe Monën me ?gisht në gojë? dhe pa pazartin e rradhës.
Tani të gjithë po përpëliten. Po përpiqen të gjejnë zgjidhjen. Por, mesa duket qenka shumë e vështirë. Koka e radhës pas djegies së mandateve duket se do jetë ajo e Ilir Metës, i cili duket se ka qënë pjesë e këtij skenari, të djegies së mandateve, ashtu sikundër tha edhe vetë Live sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.
Le të presim dhe pak e do të shohim si do të veprohet me Ilir Metën dhe cila do të jetë dalja nga kriza politike në Shqipëri, të cilën ndërkombëtarët në fakt dhe vetë i kanë hedhur disa herë ?benzinë? për të vënë një herë e mirë një rregull dhe për të stabilizuar disa gjëra përfundimisht në Shqipëri./CNA.al
Në vijim të diskutimeve rreth situatës dhe cilësisë së lider...
Juristi Sokol Hazizi është pjesë e të ftuarve pjesëmarrës në...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit poli...
Kryesuesi i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, është...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ir...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentua...
Në emisionin “Open” të mbrëmjes së sotme është prezent dhe P...
Neritan Ceka, arkeologu i spikatur, ish deputet i disa legji...
Politikani, ish ambasadori dhe arkeologu i njohur, Nertian C...
Astrit Patozi, drejtuesi i Bindjes Demokratike ka qenë pjesë...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shprehur se situata ...
Analisti Frok Çupi ka qenë i ftuari i rradhës i emisionit “...
Presidenti Ilir Meta i është shmangur sot në Komisionin Heti...
Përpara Komisionit Hetimor parlamentar Ilir Meta e pa veten ...
Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin...
“Opozita duhet të bëjë një rivlerësim të pozicioneve të veta...
Avokat-politikani Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me deklar...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soci...
Kryeministri Edi Rama nuk e ka përmbajtur vetën gjatë mbledh...
Pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot në ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...