Kompania "Fusha" paguan luksin e drejtuesve të Bashkisë/ PD kërkon hetime për Maznikun
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka akuzuar kompaninë ‘Fusha’ m...
Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar se përse është emëruar në Ballkanin perëndimor Matthew Palmer.
Sipas tij Palmer do të ndikojë në krijimin sa më shpejt të SPAK, strukturë e cila tremb më shumë opozitën.
“Ishte Matthew Palmer-i ai që i bëri të flasin me vete “revolucionarët” antireformë në Shqipëri, kur deklaroi hapur se: zgjedhjet duhet të zhvillohen në 30 qershor; dhe që “targeti rus për Shqipërinë është shumë i vështirë”.
Por, ky fakt tani duket se ka kaluar në proces. Prandaj, këtë mund ta quajmë “procesi Palmer për reformën shqiptare”, shkruan Ngjela në rrjete sociale.
Më tej Ngjela thotë se të shumtë janë ata që ka tembur SPAK-u sot në Tiranë.
“Kudo, në të gjitha fushat e jetës shoqërore në Shqipëri. Në fakt, SPAK-u është grupi i institucioneve që do të vendosin drejtësinë në Shqipëri. Drejtësia tremb çdo shkelës ligji, çdo vrasës dhe çdo hajdut- kjo është aksiomë tani”, shkruan ndër të tjera Ngjela.
Postimi i plotë:
I dërguari i posaçëm i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer i ka mërzitur “revolucionarët” e Moskës në Shqipëri. Por edhe neoosmanët e Erdoganit në Tiranë dhe në Prishtinë.
A do të veprojë me goditje cezariane Palmer, për të garantuar perspektivën perëndimëre të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor? Sigurisht që po. Ai, duket se për këtë po vjen.
Ishte Mattheë Palmer-i ai që i bëri të flasin me vete “revolucionarët” antireformë në Shqipëri, kur deklaroi hapur se: zgjedhjet duhet të zhvillohen në 30 qershor; dhe që “targeti rus për Shqipërinë është shumë i vështirë”.
Por, ky fakt tani duket se ka kaluar në proces. Prandaj, këtë mund ta quajmë “procesi Palmer për reformën shqiptare”.
Sepse, ka edhe diçka:
Ambasada merikane në Tiranë vazhdon reklamimin për Reformën në Drejtësi dhe për ngritjen e SPAK- ut. Por në këtë periudhë kohore zhvillohen edhe zgjedhjet politike në Kosovë. Sigurisht që të dyja këto janë të lidhura. Ka koneksion historik midis Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zgjedhjeve politike në Kosovë, dhe të ngarkuarit të posaçëm të politikës amerikanë, Matthew Palmer.
Kurse ish opozita deklaron se do të fillojë protestat e dhunshme.
Pyetja që ngrihet këtu është kjo: kundër kujt? Përgjigjja është vetëm një: kundër ngritjes së SPAK-ut. Domethënë kundër politikës amerikane. Por, a ka mundësi? Asnjë lloj mundësie nuk ka. Por, një diçka e ka: e mbani mend kur para dy muajsh shkruanin se Palmer u shkarkua nga detyra si Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit?
E pra, tani Palmerin do ta kenë prezent deri në ngritjem e plotë të strukturës së SPAK- ut.
Të shumtë janë ata që ka tembur SPAK-u sot në Tiranë. Kudo, në të gjitha fushat e jetës shoqërore në Shqipëri. Në fakt, SPAK-u është grupi i institucioneve që do të vendosin drejtësinë në Shqipëri. Drejtësia tremb çdo shkelës ligji, çdo vrasës dhe çdo hajdut- kjo është aksiomë tani.
Kjo është arsyeja që kjo vjeshtë do të ketë rëndësi historike për shqiptarët: është ngritja e SPAK-ut në Tiranë dhe janë edhe zgjedhjet politike në Prishtinë.
Por, sikundër që e theksuam më lart, jo rastësisht kanë ardhur të konverguara si dy ngjarjet më të rëndësishme të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
E para – ngritja e SPAK-ut në Tiranë është moment i rëndësishem historik, sepse vjen dhe konsolidon çështjen e drejtësisë reale në Shqipëri dhe iu jep mundësinë shqiptarëve që të hyjnë në Bashkimin Europian. Por, brenda vendit, fillon ndëshkimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe të krimit të organizuar.
Drejtësia ka qenë deri më sot mungesa esenciale për krijimin e dobisë në ecurinë e pasurimit të shoqërisë shqiptare. Sigurisht, koha e tregoi që ne shqiptarët nuk kemi qenë të aftë për të vendosur drejtësinë shoqërore në Shqipëri.
Drejtësia sot është koncept i pastër perëndimor, sepse ajo vjen realisht vetëm nëse egziston ligji. Të gjithë këta njerëz pa vlerë që po na drejtojnë sot, janë prodhim direkt i mungesës së ligjit.
Por, reforma shqiptare e nisi punën e vet seriozisht pikëtisht atëherë kur demokratët dolën jashtë Parlamentit. Askush nuk ua vari nga politika perëndimore. Domethënë, politikisht e ndienin se ai akt do të ishte në favor e jo në dëm të Shqipërisë.
Për një rast të tillë anglezët do të thoshin: USA crashes this Party out of Parliament ëith no deal – SHBA e nxori këtë parti jashtë Parlamentit pa bërë asnjë demarsh me të.
E dyta- zgjedhjet politike në Kosovë zhvillohen në një kohë kur aty Beogradi Moska dhe Ankaraja, bashkë janë hedhur kundër shqiptarizmit, duke shfrytëzuar bazat e tyre të vjetra në Kosovë. Sidomos veprim antishqiptar po zhvillon politika turke me neoosmanizmin e Erdoganit. Dhe kuptohet se gjithçka është duke u bërë në favor të Serbisë. Osmanizmi ka qenë ngaherë politika serbe ndaj Shqipërisë. Ajo ka dështuar, edhe pse në fakt, shumë dëme i ka sjellë ky akt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Sidomos sot, neoosmanët dhe serbët e rusët, nuk e arrijnë dot një sukses të pritur, se shqiptarizmi në Kosovë rezulton të jetë solid dhe i konsoliduar historikisht. Kurse në Shqipëri ndërmarrja të tilla nuk krijojnë dot as formë dhe as varg ideor për zhvillim, sepse nuk arrijnë dot të shkojnë deri në qarqet e larta intelektuale.
Kështu që, kuptohet se ndërhyrja drastike cezariane e Mattheë Palmer-it do të jetë tejet e suksesshme.
Kjo ndërhyrje do të garantojë krijimin e menjëhershëm të SPAK ut, i cili tani ka hyrë në rrugën e fundit, dhe, njëherësh, edhe plotësimin e institucioneve të reja të reformës, me ekspertë amerikanë. Gjithashtu, prezenca e tij krijon personalitet të ri të politikës amerikanë në Shqipëri, sepse tani, do të jetë ai shfrytëzuesi politik i informacionit si akt antireformë, dhe do të jetë njëherësh edhe neutralizuesi kryesor i tij./CNA.al
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka akuzuar kompaninë ‘Fusha’ m...
“Ata që kanë thënë që procesin (e 30 qershorit) nuk do e lej...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka apeluar Preside...
Shqiptarët që mbështesin opozitën, ashtu si krerët e forcave...
Demokratët nuk kanë ndër mend të ndalen me Valdrin Pjetrin d...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në ...
Është mbledhur rreth mesditës së sotme, Komisioni Hetimor pë...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka deno...
Nuk mbahet mend sa vite u bënë që në vjeshtë premtohen të nd...
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së Komisi...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot katër dekre...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot me votat e ...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në kremtimin e ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer “re...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e ka “shkundur” kreun e...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, njëkohësisht ish...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...