Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka denoncuar sot një rast abuzimi me fondet publike në Shkodër.
Në një deklatratë për mediat, Ulqinaku u shpreh se ?Rasti më flagrant i shpërdorimeve është Zyra e Punës në Shkodër, ku drejtoresha Rozafa Zmijani, nën bekimin e shefes së saj Elira Demiraj, po shpërndan në mënyrë klienteliste fondet publike për subjektet që janë të gatshme “të bashkëpunojnë” në këtë skemë korruptive.?
Sipas Ulqinakut, ?E njohur si “zonja 20%”, Zmijani siç provohet edhe nga provat e publikuara në ekran, abuzon me fondet publike duke paguar për punësimin e punëtorëve që prej kohësh figuronin si të punësuar në evidencat e firmës DELIA.?
Ulqinaku deklaroi më tej se punonjës që derdhin kontribute rregullisht përgjatë gjithë vitit, regjistrohen fiktivisht si të papunë në sistemin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për t?u çregjistruar më pas si përfitues të programit të Zyrës së Punës.
Deklarata e plotë:
Rilindja është zhytur thellë në korrupsion.
Organizata kriminale që qeveris vendin shkon deri aty sa po grabit edhe fondet për punësimin e të papunëve.Një rast i tillë vjedhje është zbuluar së fundmi nga PD në Zyrën e Punës në Shkodër, ku drejtoresha e këtij institucioni ka ndërtuar një skemë korruptive për të gllabëruar paratë publike të përcaktuara për punësimin.
Pasi e privatizoi gjithë buxhetin e shtetit, duke i çuar fondet në xhepat e miqve të kryeministrit, me koncesione e me PPP-ra, tani ka ardhur radha që vartësit e Edi Ramës të bëjnë kërdinë me fondet që jepen për shtimin e vendeve të reja të punës.
Vjedhja me këto fonde është bërë normë qysh kur vetë Kryeministri deklaroi me të madhe në janar të 2018-s se e kishte marrë në patronazh këtë sektor, në mënyrë që të shmangen abuzimet.
Për hapjen e vendeve të reja të punës ekzistojnë një sërë programesh të posaçme, kryesisht drejtuar shtresave në nevojë, me qëllim përfshirjen e tyre në tregun aktiv të punës. Por fatkeqësisht, babëzia e ?Rilindjes? nuk po lë asnjë qindarkë që të mbërrijë tek qytetarët.
?Rasti më flagrant i shpërdorimeve është Zyra e Punës në Shkodër, ku drejtoresha Rozafa Zmijani, nën bekimin e shefes së saj Elira Demiraj, po shpërndan në mënyrë klienteliste fondet publike për subjektet që janë të gatshme “të bashkëpunojnë” në këtë skemë korruptive.
E njohur si “zonja 20%”, Zmijani siç provohet edhe nga provat e publikuara në ekran, abuzon me fondet publike duke paguar për punësimin e punëtorëve që prej kohësh figuronin si të punësuar në evidencat e firmës DELIA.
Nga dokumentet bashkëlidhur vërehet qartazi që Zmijani, në mënyrë klienteliste po shpërdoron fondet publike për trajnim në punë dhe punësim, pasi sipas VKM nr.47/2008, kërkohet qartazi përfshirja në këtë projekt vetëm e punëkërkuesve të papunë, por në realitet, ajo ka përfshirë si përfitues fondesh njerëz të punësuar qysh kohë më parë në subjektin DELIA IMPEX.
Pra punonjës që derdhin kontribute rregullisht përgjatë gjithë vitit, regjistrohen fiktivisht si të papunë në sistemin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për t?u çregjistruar më pas si përfitues të programit të Zyrës së Punës.
Drejtoresha e ?Rilindjes? në vend që t?u japë shansin për punësim punëkërkuesve afatgjatë, ripunëson punonjësit e Firmës DELIA në këmbim të 20% të shifrës totale që jepet nga projekti shtetëror për hapjen e vendeve të reja të punës.
Ky skandal i ri tregon se centralizimi i fondeve, qoftë për hapjen e vendeve të reja të punës, qoftë për skemën e ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale, nuk u bë për shmangien e abuzimeve, por vetëm për përqendrimin e fondeve në dorë të drejtorëve e drejtoreshave të partisë. Këto fonde kanalizohen më pas si përqindje që drejtorët i marrin në ortakëri me firmat e partisë, duke grabitur edhe qindarkat e fundit që shteti jep për luftën kundër varfërisë.
Sot Shqipëria është shteti më i varfër i Evropës, dhe do të vijojë që të varfrit të bëhen më të varfër ndërsa të pasurit akoma më të pasur, sa kohë Edi Rama do vijojë të mbajë në patronazh të gjithë buxhetin e shtetit, duke e ndarë atë vetëm për shërbime partiake me drejtoreshat e partisë dhe firmat e partisë, në çdo qark.
Që paratë publike të mos vidhen por të kthehen në vende pune e ndihmë sociale ka vetëm një rrugë: Largimin e Edi Ramës dhe bandën e tij që po e grabit Shqipërinë./ CNA.al
Nuk mbahet mend sa vite u bënë që në vjeshtë premtohen të nd...
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së Komisi...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot katër dekre...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot me votat e ...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në kremtimin e ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer “re...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e ka “shkundur” kreun e...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, njëkohësisht ish...
Ambasada Amerikane ka përcjellë sot një tjetër mesazh të for...
Ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka apeluar...
Avokati, Spartak Ngjela, ka deklaruar se shkarkimi i Preside...
Deputeti i Partisë Konsevartore, Kujtim Gjuzi, ka kapur mat ...
Pas seancës së parë të sesionit të ri parlamentar ka reaguar...
Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar për mungesën e u...
Ndoshta mund të duket çudi, ndoshta duket e pabesueshme, por...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...