web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Djegia e mandateve “fundosi” opozitën/ Bislim Ahmetaj “shuplakë” Bashës, mesazh Berishës

3 Shtator 2019, 09:27, Aktualitet CNA

Kreu i Grupimit ?Dhjetor ?90?, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Bislim Ahmetaj një intervistë ekskluzive për CNA.al ka komentuar situatën politike në vend.

Në intervistën për CNA.al, Bislim Ahmetaj është shprehur se qeverisja e Edi Ramës meriton çdo lloj refuzimi, por sipas tij edhe djegia e mandateve nga ana e opozitës erdhi në një moment të gabuar dhe kjo sipas tij vetëm sa e dëmtoi atë.

Për më tepër, Ahmetaj kujton protestën e studentëve në muajin dhjetor, për të cilën thotë se ky ishte momenti i duhur për atë vendim.

?Ju e mbani mend që në fund të Dhjetorit pikërisht në ditën që Rama do të sillte në Kuvend për të shkarkuar dhe më pas për tu betuar gjysmën e qeverisë që ju dërrmua nga protestat studentore që shpërthyen gjatë atij muaji. Atë ditë opozita theu bojkotin 6 mujor dhe ju bashkua parlamentit.?-tha Ahmetaj.

Gjithashtu ai i ka dhënë një ?shuplakë? të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha për mënyrën sesi e ka drejtuar opozitën, por nuk ka lënë pa i drejtuar edhe një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa u shpreh se ?unë e kam thënë dhe e përsëris “djegia” e mandateve duhet të ishte e përshkallëzuar, që do të thotë në kryet të herës duhet të kishin hequr dorë nga mandati Lulzim Basha, Sali Berisha dhe gjithë kryetarët e partive të kualicionit opozitar, pasi të kishin testuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar hapi tjetër duhet të kishte qënë tërheqja e gjithë deputetëve.?

Sipas Ahmetajt heqja dorë nga çdo lloj pushteti e kthen një parti politike në një lloj OJF-je, që mbahet me fonde, ndërsa ?izolimin? ndërkombëtar të Partisë Demokratike, Ahmetaj tha se shkak ?është mungesa e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë që ka treguar në vite lidershipi i Lulzim Bashës.?.

A e dëmtoi djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale?

Qeverisja e Edi Ramës meriton çdo formë bllokimi dhe refuzimi, por po të kujtojmë momentin kur opozita i dogji mandatet (veprim ky unik dhe i pandodhur më parë në një vend demokratik) erdhi i beftë si rrufeja në të kthjellët. Ju e mbani mend që në fund të Dhjetorit pikërisht ne ditën që Rama do të sillte në Kuvend për të shkarkuar dhe më pas për tu betuar gjysmën e qeverisë që ju dërrmua nga protestat studentore që shpërthyen gjatë atij muaji. Atë ditë opozita theu bojkotin 6 mujor dhe ju bashkua parlamentit.

Asgjë e veçantë nuk ndodhi ata dy muaj që ta çonte opozitën në vendimin ekstrem të djegjes së mandateve, unë e kam thënë dhe e përsëris “djegia” e mandateve duhet të ishte e përshkallëzuar, që do të thotë në kryet të herës duhet të kishin hequr dorë nga mandati Lulzim Basha, Sali Berisha dhe gjithë kryetarët e partive të kualicionit opozitar, pasi të kishin testuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar hapi tjetër duhet të kishte qënë tërheqja e gjithë deputetëve.

Ne jemi koshient që në atë parlament katër pesë zëra spikasnin të tjerët ishin garnitura si ato të pjatave  që sërviren në dasmat e fshatit,  të cilët s’arritën asnjë herë të krijonin profil politik. Por gjithsesi heqja dorë on-bllok nga jeta parlamentare padyshim që i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm së pari opozitës por edhe vendit në tërësi në raport me proceset integruese në BE.  Megjithatë pas këtij veprimi ekstrem opozita dha një sinjal besimi tek elektorati i saj dhe u mbështet masivisht nga mbështetësit e saj në mbi 10 protesta kombëtare.

Por kjo mbështetje  popullore e shoqëruar me një pasqyrim dinjitoz në mediat prestigjioze ndërkombëtare u fashit dhe shua si “shurra e pulës” nga mungesa e një strategjie të qartë nga ana e lidershipit të opozitës. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme është legjitime për çdo opozitë në botë, por absurdi i opozitës tonë është kërkesa  që zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen pa Edi Ramën në krye të qeverisë. Pra opozita kërkon të vëndosë jo vetëm për vetën e saj se kush është kryetari dhe kryeministri por edhe për Partinë Socialiste.

Ndërsa mospjesëmarrja në zgjedhje vendore nga opozita ishte zgjatim i mungesës së strategjisë dhe qartësise së rolit që ka opozita në ndërtimin dhe funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Me klimën pozitive që ishte krijuar brenda elektoratit të djathtë, me mbështetjen në rritje jam i sigurtë që të paktën 30 Bashki do të ishin nën administrimin e Partisë Demokratike në këtë moment që po flas për portalin tuaj.

Mos futja në zgjedhje nga partia themeluese e zgjedhjeve dhe demokracisë pluraliste në vend është një sjellje e papranueshme, është një gjest që i ka hije vetëm partive Marksist- Leniniste dhe na kthen 23 vite mprapsht, kur partia e Miladinit që sot e drejton miku i Vuçiçit u largua nga procesi zgjedhor vetëm një orë para se të mbylleshin kutitë e votimit, ju kujtohen besoj zgjedhjet e qershorit të vitit 1996. Praktikisht një parti që nuk hyn në zgjedhje ka zgjedhur të jetë një “OJF” shokësh dhe njerëzish të afërt që përfiton fonde për të mbajtur veten dhe familjet e veta.

Pse ndërkombëtarët janë të qartë kundër Bashës për bojkotin dhe daljen nga sistemi?

Do ta korrigjoja pak pyetjen tuaj: Pse Basha dhe lidershipi i tij i angazhuar me marrëdhenjet me jashtë janë krejtësisht të paqartë me faktorin ndërkombëtarë?

Unë si themelues i Partisë Demokratike, por s’jam i vetëm ndihem keq, bile shumë keq që Partia që i priu hapjes me botën, partia që riktheu shpresën dhe besimin tek perendimi dhe në mënyrë të veçantë tek Shtetet e Bashkuara partneri ynë strategjik kombëtar , sot pas gati 30 vitesh të jetë kaq e izoluar dhe kaq e injoruar prej tyre.  Një arësye se pse ka ndodhur kjo sipas meje dhe burimeve që unë kam është mungesa e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë që ka treguar në vite lidershipi i Lulzim Bashës. Ai është si moti në Londër që brenda ditës bie tre katër herë shi dhe po kaq herë duket dielli mes reve.

Diplomacia perendimore  dhe veçanërisht ajo amerikane janë të prirur të besojnë dhe mbështesin ata individë dhe institucione që e provojnë me vepra atë që thonë.

Do thoni ju po si ka mundësi ta suportojnë Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin, s’është aspak e vërtetë që rilindja ka mbështetjen e Amerikës apo Gjermanisë përkundrazi të gjithë jemi dëshmitarë të raporteve tejet kritike të Departamentit të Shtetit apo Bundestagut Gjerman. Por si Amerika ashtu edhe vendet e tjera të perëndimit duan që në Shqipëri të ketë një ndryshim thelbësor, të përgjithshëm dhe këtë ndryshim nuk mund ta sjellë klasa politike që e  ka denuar vendin tonë në këtë mënyrë. Vend që po zhbëhet, vend që po braktiset. Në ndryshim nga emigracioni biblik i viteve 91 sot nuk ka më emigracion, sot ka ikje për të mos e kthyer kokën mbrapa kurrë. Dhe ky është një ndryshim thelbësor ndaj edhe perendimi pret prej popullit shqiptar ta bëjë këtë ndryshim, ta sjellë këtë ndryshim./ CNA.al

Bislim Ahmetaj shkund politikën/ Zbulon â??padronëtâ? e Ramës, i nxjerr â??bojënâ? Bashës





Lajmet e fundit nga