Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dosja 184 është përcjellë nga Krimet e Rënda për në Prokurorinë e Dibrës.
Kjo dosje u bë e njohur për publikun nga tabloidi gjerman “Bild”, i cili publikoi disa audio-përgjime.
Objekt i këtyre përgjimeve, ishin deputetë socialistë si Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu që tashmë është kryebashkiak, si dhe ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, biznesmeni Bekim Krashi, Arben Keshi dhe Imer Lala.
Pasi dosja në fjalë qëndroi tre vite tek Krimet e Rënda u desh që të merret nga prokurori Klodjan Braho për t’u shkatërruar.
Sigurisht që ky i fundit nuk e ka bërë me mendjen e tij, por për të shpëtuar veten e tij. Kaloi Vettingun, u zgjodh në SPAK dhe në këtë mënyrë iu dha shpërblimi për shkatërrimin e dosjes.
Por, mediat, opozita dhe opinioni publik, bëjnë përgjegjëse direkte Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Marku për shkatërrimin e dosjes 184.
Por, nëse kthehemi pas në kohë i japim të drejtë zonjës Marku se përse e ka bërë një gjë të tillë.
Arta Marku, e cila po garon për postin e Prokurores së Përgjithshme, pavarësisht se çfarë i kanë premtuar në këmbim, nuk mund ta hetojë dhe të dënojë Ulsi Manjan.
Ishte deputeti Manja, që mori nga Shkodra dhe solli në Tiranë. Jo vetëm e solli në Tiranë, por përmes tymit dhe flakadanëve e katapultoi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Ulsi Manja dyshohet se nëpërmejt saj bëri emërime, shkarkime e dha vendime. Kështu që të hetojë Manjan dhe kolegët e tij, Marku duhet të hetojë vetveten. Ky është rrethi vicioz që tregon se drejtësia kalon nga politika.
Kur kërcet gishtat Manja me shokë, lëviz kryeprokurorja dhe tek tuk paraqitet në ndonjë studio televizive me rekomandim, madje edhe pyetjeve iu përgjigjet me rekomandim. Sulmon “armiqtë” e Manjas dhe shokëve të tij në drejtësi dhe zhduket nga mediat.
Deri në muajin Qershor, kohë kur raportoi në Kuvend, Marku nuk fliste për transferimin e dosjes 184, por kërkonte përgjegjës se përse nuk janë hetuar. Brenda një kohe të shkurtër Marku ndryshoi mendje.
“Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë e drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pas vetë transkripte. Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë, për 339 dhe një oficeri policisë gjyqësore. Kjo dosje kur u morë nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur, ka ardhur momenti. Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Ju kam kërkuar në çdo takim, që t?iu japin zgjidhje këtyre çështjeve. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t?i drejtohen gjykatës?, ka thënë Marku në Kuvend.
Po çfarë ndodhi, ku i ka zonja Marku, sot konkluzionet? A mund të dilte prokurori Klodian Braho me konkluzione për Ulsin Manjan me shokë?
Me shkatërrimin e dosjes, prokurori Braho i shpëtoi Vettingut, kryeprokurorja Marku i ktheu nderin deputetit Ulsi Manja dhe shtroi rrugën për t’u zgjedhur sërish, dhe për më tepër shpëtoi banda e dyshuar për vjedhjen e votave.
Dyshja Marku-Manja janë treguar të konsoliduar që në kohën e emërimit. Në dhjetor të 2017-së, një ditë pasi Marku u zgjodh Prokurore e Përgjithshme, Manja është rrëfyer edhe për njohjen me të.
?Kam punuar në Shkodër me zonjën Marku, kam qenë për disa kohë eprori i saj. Dihet problematika e Shkodrës. Është një nga qytetet e mbarsur me situata kriminale. Çdo prokuror që punon në Shkodër për 15 vjet e meriton të jetë Kryeprokuror. Nga ana tjetër, jemi mësuar që të zgjedhim prokurorë nga Tirana, që rrinë të ?Rogner?, ?Sheraton?, apo ?Plaza?. por ka të denjë dhe të rrethet, ka thënë Manja në atë kohë në një intervistë.
Më tej, po në të njëjtën intervistë ai ka treguar se sa e njeh ai Markun.
?Zonja Marku ka hetuar çështjet më të vështira në Shkodër, ato të krimit të jetës. Ka integritet profesional. Njihet si një prokurore shumë korrekte. Së pari, më vjen mirë që vjen një zonjë në krye të institucionit. Në karrierën time kam ndërruar pesë prokurori. Njoh 70% të prokurorëve që ka Shqipëria. Nuk kam ndikuar për zgjedhjen e saj?,- është shprehur deputeti Manja.
Për këtë arsye por edhe për të tjera që përmendëm më lart Arta Marku, nuk mundet të hetojë Ulsi Manjan dhe asnjë nga ata që kanë dalë në përgjime, pavarësisht se tenton t’i hedhë mjegull syve opinionit publik,se prokurorët janë të pavarur në punën e tyre./CNA.al
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin ...
Një 26 vjeçar është prangosur pas denoncimit nga një vajzë.S...
Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ...
60 shtetas shqiptarë, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërku...
Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën,...
Gjykata e Apelit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me bu...
Policia e Tiranës, në kuadër të një operacioni kundër inform...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari, ka ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën rreth orës 22:20 të...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që ...
Dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet,...
Eshtë zbardhur identiteti i viktimës, i cili u ekzekutua me ...
Pak më parë, në zonën e “Xhamllikut”, rruga “Xhanfize Keko” ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, pak minuta më parë në Tiranë...
Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Mbreshtan të Njësisë Admi...
Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku e ka detyr...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin ...
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Cerje në Pustec...
Një zjarrë i përmasave të mëdha sapo ka përfshirë Delvinën.Z...
Një 32-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Du...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...