Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Gazetari Bledi Mane ka komentuar sot shpenzimet e luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për të cilën mediat publikuan disa fatura ku tregonin udhëtime dhe hotele luksoze.
Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka hequr një paralele me rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe shpenzimet e luksit të fëmijëve të tij, Mane ka dalë hapur në krah të ministres Gjonaj.
Në postimin e tij, Mane shkruan se ministrja Gjonaj është treguar transparente dhe ka bërë mirë sepse paguhet me taksat tona dhe ne duhet ta dimë si menaxhohen këto lekë.
Për më tepër, Mane e cilëson Gjonajn, si ?zonjën e hekurt?, të Reformës në Drejtësi.
Postimi i plotë:
NË KREVAT ME ETILDA GJONAJN
Vapë ishte edhe atëhere, gusht i nxehtë, Tirana gjysëm e boshatisur dhe bashkë me gazetarët edhe lajmet ishin me pushime. Pushonin politikanët, pushonin gazetarët, pushonin lajmet, po pushonte edhe Eni. Vajza e kryeprokurorit Adriatik Llalla si çdo vit, kishte prenotuar apartamentin e saj luksoz në resortin turistik Folie Marine në bregdetin e Jugut nga 15 qershori deri më 1 shtator dhe e kishte paguar “cash”, 90 euro nata. Mesditën e 2 gushtit 2016, një telefonatë urgjente nga babai i saj, ia prishi pushimet adoleshentes dhe vajza kthehet në Tiranë.
Ndërkohë në Tiranë unë kisha filluar serinë e botimeve të tre shkrimeve të mia ku me fakte, prova dhe foto po ekspozoja jetën luksoze të një 17 vjeçareje e cila kishte bërë kërdinë me makina, ora, bizhuteri, veshje dhe pushime që tejkalonin çdo imagjinatë. Shkrimet si fillim u botuan këtu në faqen time të facebook-ut dhe pas 30 minutash portalet e Tiranës i botonin një e nga një. E filloi “Jeta osht qejf” dhe e përfundoi “Express” i Kosovës por pa u tharrë ende boja, shkrimet u zhdukën në mënyrë të çudtishme. Censura dhe qokat kishin bërë punën e vet, Adriatik Llalla me skuadrën e tij të gjobëpaguesve mbyllën çdo kanal komunikimi dhe fundja mirë bën, ato 3 shkrime u lexuan në faqen time plot 530 mijë herë dhe lajmi mori dhenë…
3 vjet më pas, nën të njëjtat temperatura i njëjti lajm për shpenzime luksi i ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj nuk po bën pushim. Portale dhe gazetarë të shumtë po e publikojnë dhe po e analizojnë me mënyrat e tyre dhe për çudi deri tani nuk është censuruar apo hequr nga asnjë portal, gazetë apo televizion. Siç duket ministrja bukuroshe ndryshe nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është trembur nga lajmi. Nuk ka lëshuar taborët e miqve, nuk ka kërcënuar dhe nuk ka paguar askënd për të zhdukur lajmin. Ministrja Gjonaj po tregohet transparente dhe mirë bën, paguhet me taksat tona dhe ne duhet ta dimë si menaxhohen këto lekë.
Gusht i nxehtë ishte edhe para tre vitesh kur ia përplasa skandalin në sy Adriatik Llallës dhe ky i fundit nuk la gur e murr pa ndërtuar për të më izoluar, joshur apo kërcënuar.
Vetëm një orë dore Cartier me diamante e flori i kushtonte 28 mijë euro vajzës së kryeprokurorit, dhe të gjithë kolegët e mi gazetarë mbyllën gojën, heshtën. Sot po ulërijnë për një dhomë hoteli të ministres. Fundja ne e dimë që ministrja fle dhe ushqehet me lekët e taksave tona të pastra ndërsa vajza e Adriatik Llallës lundronte në luks me paratë që kriminelët paguanin babain e saj.
Dhe mes këtyre dy historive, nuk dua të tregohem modest. Unë fitova një betejë të gjatë dhe fati i Adriatik Llallës tashmë dihet. Dihet edhe fati i ministres Etilda Gjonaj. Kjo e fundit do vazhdojë të mbetet zonjë e hekurt e reformës në drejtësi dhe mos pretendoni se do e trembni me lajme gjobvënëse. Kontributet e saj profesionale vlejnë më tepër sesa fatura e një hoteli me 5 yje, nguliteni mirë në kokë/CNA.al
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon...
Partia Demokratike vazhdon akoma të hedhë akuza ndaj drejtue...
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të mbajë sot një k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi i dhuroi ...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka dal...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video të ...
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 109-vjetorin e lindje...
Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka paralajmë...
Ardit Gjoklaj u gjet i pajetë në vitin 2016 në landfillin e ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rezervimin ...
Siç është bërë traditë, tashmë prej muajsh, banorët e Unazës...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në e...
Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e ci...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka folur për krizën poltike n...
Më shumë se sa Ministër njihet si personi që kryeministri Ed...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ka b...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar lidhur me l...
Luksi i Ministres së Drejtësisë, ia ka kushtuar shtetit shqi...
Kryeministri Edi Rama vijon të përdorë thëniet e artistëve t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...