web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditëse/ Burri masakron me thikë guan në sy të vajzës së vogël

23 Gusht 2019, 14:38, Kosova & Bota CNA

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një grua është masakruar me thikë nga ish-bashkëshorti, në sy të vajzës 10-vjeç.

38-vjeçarja Emine Bulut kishte 4 vite që ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa sipas mediave turke ata ishin takuar në një kafene, ku më pas kishin filluar të debatonin deri sa ai nxori thikën dhe e qëlloi.

?Nuk dua të vdes?, ishin fjalët e fundit të Emine Bulut ndërsa vajza e cila ka parë skenën monstruoze, sipas mediave turke ka thërritur: ?Mami të lutem mos vdis?.

Ngjarja monstruoze ka sjellë edhe reagime të shumta në vend, ndërsa ka reaguar edhe aktorja e njohur Hazal Kaya. ?Nuk duhet të ndaloni divorcet, por vrasjet e grave. Ajo vajzë e vogël u mbyt në lot. Mjaft me vrasje?, shkruan ajo përmes një reagimi në rrjetet sociale./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga