Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Cisterna iraniane “Adria Daya 1” është larguar nga porti i Gjibraltarit. Anija ka marrë rrugën drejt Greqisë, e cila nuk do ta lejojë atë të hyjë në portin grek. Athina kalon kështu në anën e SHBA.
Konflikti ndërkombëtar për cisternën iraniane, Adria Daya 1 kalon në raundin e ri. Pas spekulimeve, nëse anija do hynte në Kalamata, mediat greke raportojnë, se Adria Daya1 nuk do të hyjë në asnjë port grek. Kryeministri Mitsotakis duket se i përkulet presionit të SHBA. Permes zëvendësministrit të Jashtëm, Miltiadis Varivitsiotis, Mitsotakis bëri të ditur, se Greqia nuk do t’ia lehtësojë cisternës iraniane udhëtimin në Siri. Në një konflikt të komplikuar mes Brukselit, Uashingtonit e Teheranit, kryeministri grek, kalon në anën e SHBA.
Mbas tensioneve disajavorëshe cisterna iraniane “Adria Daya 1” ishte larguar nga porti i Gjibraltarit me drejtim Greqinë. dhe e ngarkuar me 2,1 milionë fuçi nafte të papërpunuar. Ajo është mbajtur e bllokuar nga marina britanike, që nga 4 korriku. Arsyeja ka të bëjë me supozimet, se ngarkesa është planifikuar të shkojë në Siri, gjë që do të shkelte sanksionet që BE ka vendosur kundër Sirisë. Bllokimi i anijes ka shkaktuar konflikt të ashpër midis Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA mendojnë se ekziston lidhje midis cisternës dhe gardës revolucionare iraniane, të cilën Uashingtoni e ka vendosur në listën e organizatave terroriste.
Pasi Irani i dha siguri me shkrim kryeministrit të Gjibraltarit, Fabian Picardo, se cisterna nuk do të dërgohet në Siri, autoritetet e enklavës britanike e lanë “Adria Daya 1” të vazhdonte lundrimin, pavarësisht nga mospëlqimi i Uashingtonit. Protesta vazhdoi. Ministri amerikan i Jashtëm, Mike Pompeo thotë se vendimi i Britanisë së Madhe është “i pakënaqshëm”. Më 16 korrik një gjykatë në Uashington vendosi konfiskimin e cisternës. Por kjo nuk u pranua nga Gjibraltari.
Mitsotakis nën presion
Për kryeministrin Mitsotakis, konflikti ndodh në një moment shumë të papërshtatshëm. Ai ka mbaruar studimet në Harvard dhe përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me SHBA. Meqenëse marrëdhëniet me Turqinë janë të vështira, Greqia shpreson që të marrë ndihma nga Uashingtoni, kryesisht ushtarake. Njëkohësisht Mitsotakis që fitoi zgjedhjet e 7 korrikut, duhet ta tregojë veten, se duke qenë kryeministër është në gjendje të merret me çështje të nivelit europian.
Ai i pati premtuar grekëve uljen e taksave, premtim një pjesë të së cilës është duke e mbajtur nëpërmjet ligjeve. Po ashtu ai u ka premtuar grekëve që të diskutojë sërish me Brukselin çështjen e borxheve në mënyrë që të ulë përqindjet për pagesat. Por për këtë, do i duhet të fitojë besimin e kolegëve europianë. Nëse merr anën e Uashingtonit tani, atëherë kryeministri i ri grek do të vinte në rrezik bashkëpunimin me Brukselin.
Por çështja nuk është vetëm kujt do i qëndrojë besnike Athina, Brukselit apo Uashingtonit. Greqia zotëron flotën tregtare më të madhe në botë. Transporti ujor është një industri me vlerë miliardash. Anije që lundrojnë nën flamurin grek ndodhen edhe në Gjirin Persik. Nëse Athina i ndalon hyrjen në portin Kalamata cisternës iraniane, atëherë mund të ndodhë që të ketë masa hakmarrëse. Që kur Greqia hori dorë verën e kaluar nga blera e naftës iraniane, marrëdhëniet midis Athinës dhe Teheranit janë tensionuar. Përshkallëzimi i situatës në Gjirin Persik nuk do të ishte pa pasoja dhe do ta bënte edhe më të vështirë dilemën aktuale të shteteve perëndimore në trajtimin e Iranit.
Politika e përshkallëzimit në Uashington, e njëanshme
SHBA-së i shkon për shtat ashpërsimi i konfliktit midis Iranit dhe Greqisë. Nëse anijeve greke u bëhet presion nga Irani, kërcënohen ose madje sulmohen, atëherë Europa nuk mund të vazhdojë të këmbëngulë për politikën e uljes së tensioneve me Teheranin. Kjo do ishte ajo që do Donald Trump. Ashtu kështu, ai ka dalë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja për armët atomike me Iranin dhe ndjek që nga ajo kohë politikën e sanksioneve të ashpra. Nëse midis Teheranit dhe Europës krijohen probleme serioze, atëherë Brukseli do ishte i detyruar t’i bashkohej politikës së përshkallëzimit që ndjek presidenti amerikan.
Për Europën kriza që ka të bëjë me cisternën iraniane është një goditje e rëndë për afrimet e bëra vitet e fundit midis Teheranit dhe Perëndimit. Në situatën aktuale Greqia ka marrë një rol simbolik, tek i cili nuk dallohet vetëm gjendja shumë e tensionuar midis Iranit dhe SHBA, por edhe konfliktet midis vendeve perëndimore, që po bëhen gjithnjë e më shumë konfuze./ DW
Presidenti amerikan, Donald Trump gjithmonë ankohet, se vend...
Kuvendi i Kosovës ka votuar sot mocionin për shpërndarjen e ...
Supermodelja Naomi Campbell ka thyer heshtjen duke folur për...
Në Berlin kryeministri britanik, Boris Johnson refuzohet. Ka...
Prokuroria Publike për Krim të Organizuar, pas arrestimit të...
Biznesmeni mashtrues akuzohet se kishte marrë mbi 110 milion...
Presidenti i Italisë,Sergio Mattarella, filloi sot konsultim...
Punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Ja...
Një tjetër tragjedi në vendin e punës është shënuar ditën e ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi. S...
Gjatë takimit me Merkel, kryeministri i Mbretërisë së Bashku...
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conti tha se ka ndër mend t...
Policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar rreth mesditës s...
Dy shqiptarë janë dënuar me burg për kultivim kanabisi, pasi...
Rusia kritikoi të martën Shtetet e Bashkuara për kryerjen e ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditën e sotme Greqinë.Më...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka shkaktuar një zemërim të m...
Kryeministri italian Xhuzepe Conte ka paralajmëruar dorëheqj...
Autoritetet kurde në Siri kanë dorëzuar në konsullatën gjerm...
Një e mbijetuar nga sulmi terrorist në Tunizi ka treguar det...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...