Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Nëse ka një akt të paprecedentë të skenës së politikës shqiptare është futja krimit, bandave dhe personave të përfshirë në afera të pista, në nivelet më të larta të administratës shtetërore.
Gjithçka ndodhi me ardhjen e Rilindjes në pushtet në vitin 2013, kur ajo që Sali Berisha e qujati ?aleanca e qelbësirave?, iu vërsul pushtetit. Edi Rama kishte bërë aleancë edhe me ?djallin?, kishte mbushur listat e deputetëve me persona të inkriminuar. Duke pasur frikë se do të humbte zgjedhjet dhe se karriera e tij politike do të merrte fund, Edi Rama kishte shkuar dhe kishte bërë aleancë me krimin. Një akt i paprecedentë politik në historinë e vendit.
Gjithësesi përtej akuzave se palët janë njësoj apo se palët kanë bandat e tyre, ka një fakt, Rilindja kriminalizoi Partinë Socialiste. Dhe rreth 30 persona, në nivelet më të larta zyrtare, përfshirë këtu deputetë dhe kryebashkiakë, me dhjetëra e dhjetëra të tjerë me detyra drejtorë në nivelet më të rënhdësishme lokale, përfshirë këtu edhe Klement Balilin, i akuzuar si eskobari i Ballkanit. Edhe pse i emëruar nga aletatët e Ramës, gjithësesi ishte pjesë e niveleve të larta drejtuese, gjatë aleancës PS-LSI.
Rilindja kriminalizoi Partinë Socialiste, ku për gjithçka, për çdo moment, kreu i saj Edi Rama thotë, ?nuk e dija?, ?nuk kisha dijeni?, ?janë gabime të së shkuarës?, e të tjera si këto.
Por, e vërteta duket të jetë krejt ndryshe. Kriminalizimi i PS-së ka ardhur nga Rilindja në 2013, si një aleancë për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën. Dhe së dyti si një shpërblim ndaj tyre për të kontrolluar zona, të cilat kanë qënë bastione të PD-së.
Së fundi ndodhi edhe në Shkodër, ku Valdrin Pjetri, kandidati për kryetar bashkie akuzohet se është dënuar në Itali për trafik droge, dënim për të cilin ai pretendon se nuk është në dijeni. Por, gjithësesi kaq mjaftonte që karriera e tij politike të merrte fund.
Edhe në këtë rast, Edi Rama tha ?Unë e dorëzoj?, ashtu siç ka bërë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën apo me dhjetëra e dhjetëra zyrtarë socialistë, deputetë e kryebashkiakë, të dënuar më parë për akuza që nga trafikimi i drogës, krijimi i grupeve kriminale, prostitucioni, përdhunimet e kështu me radhë.
Në këto gjashtë vite, Rilindja ka vaznduar të kriminalizojë dhe të shpërblejë ata që e kanë mbështetur, megjithëse i kishin dosjet shumë të trasha kriminale, duke bërë një vesh shurdh e një sy qorr, duke luajtur rolin e të paditurit dhe duke thënë se nuk kishte dijeni kreu i qeverisë, për çfarë kishte në dorë.
Por, ndërkohë lind pyetja, për çfarë ka qënë në dijeni kryeministri ynë?
Si nuk ka qënë në dijeni për influencat dhe peshën e tyre kriminale, kur ai vetë i kishte vendosur në lista?
A nuk i vendosi ai vetë si njerëz të fortë dhe me peshë që kontrollonin zonat e tyre?
Le ta quajmë se nuk ka pasur informacion në 2013-ën, por a mund ta mohojë këtë Edi Rama në 2019, kur prej gjashtë vitesh është kryeministër i vendit, ka nën kontroll të gjitha agjencitë ligjzbatuese, të cilave mund t?ju kërkojë informacion për çdo kryetar bashkie. Për çdo person që emërohet në poste të larta zyrtare, mund ti kontrollojë nga SHISH, nga policia, për të verifikuar pastërtinë e figurës së tyre dhe për t?i emëruar ata më pas në poste të larta shtetërore.
Me shumë gjasa Edi Rama e ka ditur, por ai ka dashur të emërojë besnikët e tij, njerëz që e mbështesnin dhe që do t?i ishin mirënjohës vetëm atij, sepse ai ka vetëm një qëllim, personalizimin e pushtetit. Gjithçka kërkon ta përqëndrojë tek dora e tij. Dhe dora e tij ka nxjerrë vetëm krim, vetëm persona dhe personazhe me shumicë të dënuar dhe të përfshirë në dosje me akte të rënda kriminale.
Por, një çudi tjetër është fakti se në këto gjashtë vite, socialistët kanë heshtur dhe kjo është më e papranueshme nga të gjithë. Sesi një parti mund të pranojë, që një grup i caktuar që merr kontrollin e saj, përfshirë këtu kryeministrin dhe një shpurë që shkonte pas tij, të kriminalizonin partinë e tyre.
Përtej asaj që ajo është ish-Partia e Punës apo që akuzohet si përgjegjëse për 45 vite krime politike në Shqipëri, në 30 vite PS-ja është reformuar së tepërmi, por së fundi nga akuzat si një parti komuniste e kriminalizuar dhe e përzier në vrasje politike në 45 vite diktaturë në Shqipëri, sot po merr ngjyrën e një partie të kriminalizuar, jo nga diktatura, por nga droga, dosjet dhe kandidatët, deputetët dhe drejtorët e Edi Ramës, të cilët janë njerëz të dënuar për prostitucion, drogë dhe trafiqe.
Dhe askush në PS nuk ka folur. Nuk ka folur as Pandeli Majko, as Gramoz Ruçi, as Bashkim Fino, as Arta Dade, as Erion Braçe dhe kushdo tjetër nga socialistët e vjetër, nga ata të vërtetët e Partisë Socialiste.
As Fatos Nano nuk ka folur. Nuk ka folur as Rexhep Mejdani për kriminalizimin e vërtetë të Partisë Socialiste, ku kriminelët dhe personat e dënuar apo përfshirë në precedent të rëndë kriminalë janë emëruar nga niveli më i lartë në administratën shtetërore, deri në atë më të ulët.
Këtë e ka bërë opozita, e cila thjeshtë ka bërë detyrën e saj. Por, ende sot socialistët, megjithëse partia e tyre poi u kriminalizohet, ku çdo ditë plasin skandale me personazhe apo personalitete të rëndësishëm të partisë, të sjellë nga Rilindja, që gjithmonë u zbulohen dosje, dalin me vepra penale. Por, të gjithë heshtin.
Sot pas gjashtë vitesh, ende nuk ka një socialist që t?i ketë dalë përballë Edi Ramës dhe t?i ketë thënë ?Boll me të dënuarit, boll me krimin, boll me bandat?. Dhe kjo ka ardhur edhe për një arsye tjetër. Sepse në Partinë Socialiste nuk funksionojnë më strukturat, në PS nuk ka më një piramidë kontrolli. Por, ka vetëm njerëz që Rilindja i merr nga rruga për interesa të saj dhe i emëron në poste të rëndësishme shtetërore.
Kriminalizimi i Partisë Socialiste nga Rilindja është një akt që socialistët duhet ta zgjidhin vetë. Duhet ta zgjidhin duke reaguar ndaj Edi Ramës, duke qëndruar ndaj tij dhe çdo personi tjetër të sektit të Rilindjes që u ka kriminalizuar partinë dhe PS-në sot po e quajnë si partia e mbushin me banditë./ CNA.al
Ditën e djeshme Valdrin Pjetri deklaroi që paska vendosur të...
Vendi po hyn në një fazë të re të krizës politike, pas gati ...
Valdrin Pjetri, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës,...
Sot pas disa ditësh turbullirë politike dhe pas publikimit t...
Aktivistë të Nismës Thurje kanë vendosur sot një memorial p...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rastin e Valdrin Pjetrit...
Sekretari për Çështjet Ligjore, në PD, Çlirim Gjata, në një ...
Pikërisht në çastet kur ka mbetur edhe vetë pa brekë, Edi Ra...
Në Shqipëri ka plot personazhe publike të botës së medias, t...
Dje nëpërmjet, një reagimi në rrjetet sociale, ish nënkryetr...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp që m...
Qytetarë të Tiranës kërkojnë heqjen nga Parku Publik të Memo...
Valdrin Pjetri është akuzuar nga PD, se ka fshehuë një dënim...
Shqipëria po zien nga debati për memorialin turk, të vendosu...
Kryeministrit Rama i ndodh shpesh, që veprimet hakmarrëse, t...
Valdrin Pjetri, duket se nuk do të arrijë ta gëzojë karrigen...
Presidenti Ilir Meta, është kthyer në politikanin më aktiv n...
Presidenti Ilir meta, nga malet ku po kalon pushimet vijon m...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ndeshjen Liverpool-Chelsea...
Një forcë e re politike, pritet të dalë në skenë, në vjeshtë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...