Edi Rama zhvesh Irfan Hysenbelliun/ Ja, çfarë ka ndodhur në News24
Pikërisht në çastet kur ka mbetur edhe vetë pa brekë, Edi Ra...
Sekretari për Çështjet Ligjore, në PD, Çlirim Gjata, në një konferencë për media ka thënë se Edi Rama pengon zbatimin e ligjit Antimafia për verifikimin e pasurive të trafikantit të drogës Valdrin Pjetri.
“Për pushtetin kriminal të Ramës nuk zbatohet parimi themelor i barazisë para ligjit. Uzurpimi i pushtetit në Shkodërs është arsyeja pse trafikanti i drogës ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron”, është shprehur Gjata.
Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata
Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë.
Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t?i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.
Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.
Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.
Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.
Edi Rama, i cili vazhdon t?i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t?u thotë shqiptarëve:
Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?
Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?
Pse nuk vepron prokuroria?
Pse Operacioni ?Forca e Ligjit?, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme është shndërruar në operacionin ?Forca e krimit??
Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Është ky skenar pse trafikanti I drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.
Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës.
Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike. Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike.Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t?i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij.
Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia.
Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar. Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit. Këta dhe çdo kriminel e trafikant tjetër do të vazhdojnë të jenë të paprekshëm, nëse Edi Ramës i cënohet sadopak pushteti I tij kriminal. Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më! Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme./CNA.al
Pikërisht në çastet kur ka mbetur edhe vetë pa brekë, Edi Ra...
Në Shqipëri ka plot personazhe publike të botës së medias, t...
Dje nëpërmjet, një reagimi në rrjetet sociale, ish nënkryetr...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp që m...
Qytetarë të Tiranës kërkojnë heqjen nga Parku Publik të Memo...
Valdrin Pjetri është akuzuar nga PD, se ka fshehuë një dënim...
Shqipëria po zien nga debati për memorialin turk, të vendosu...
Kryeministrit Rama i ndodh shpesh, që veprimet hakmarrëse, t...
Valdrin Pjetri, duket se nuk do të arrijë ta gëzojë karrigen...
Presidenti Ilir Meta, është kthyer në politikanin më aktiv n...
Presidenti Ilir meta, nga malet ku po kalon pushimet vijon m...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ndeshjen Liverpool-Chelsea...
Një forcë e re politike, pritet të dalë në skenë, në vjeshtë...
Institucionet vendore nuk funksionojnë. Këtë fakt e pohojnë ...
Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpë...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, përfaqësuesi i Lëvizja Antiso...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka parala...
Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” tha se distancohet ...
Avokati Altin Goxhaj ka thënë se rastin e Valdrin Pjetrit nu...
Deputetja Rudina Hajdari, në të gjithë këtë krizë politike, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...