Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sot pas disa ditësh turbullirë politike dhe pas publikimit të një dosje të një dënimi në Itali, të marrë rreth 16 vite më parë, kandidati për Bashkinë e Shkodrës, dhe fitues në zgjedhjet të cilat u bojkotuan nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, u tërhoq. Pranoi fatin e tij politik në heshtje dhe ka filluar betejën e tij ligjore në Itali, për të vërtetën.
Ndoshta një rast ndryshe nga rastet e tjera, megjithë procesin e dekriminalizimit, të filluar disa vite më parë. të gjithë të tjerët u tërhoqën dhe u dorëzuan, ndërsa Pjetri ka deklaruar se do të vijojë betejën e tij ligjore në Itali.
Kjo në fakt nuk do t?i duhet më atij për t?u rikthyer në politikë, por ndoshta për të pasur një qartësi më të madhe në lidhje me atë çfarë ka ndodhur dhe një të vërtetë që i duhet atij në jetën e tij private.
Por, çfarë ndodh përtej kësaj?
Në politikën shqiptare, rasti në fjalë po përdoret nga Lulzim Basha si një fitore e madhe. Por, a është e mjaftueshme ?fitorja? e Lulzim Bashës në rastin e Valdrin Pjetrit në Shkodër?
Shumë njerëz mund të thonë që ka krijuar një kauzë, që rrëzoi zgjedhjet dhe tani ka në dorë gjithçka. Të rikthejë zgjedhjet lokale, të fillojë beteja nga e para, e shumë si këto.
Ndoshta dikush ka ende shpresë tek Lulzim Basha, por ka të tjerë që atë e shohin si një dështim.
Në fakt, Valdrin Pjetri është rasti i pamjaftueshmërisë së Lulzim Bashës, për tu shpallur si fitore. Kjo sepse fitoret arrihen nëpërmjet garës dhe Lulzim Basha duhej të hynte në zgjedhje. Por, ai i bojkotoi dhe i braktisi zgjedhjet, duke i falur Edi Ramës në tavolinë 61 bashki.
Iku rasti i Valdrin Pjetrit dhe po themi se në Shkodër do të zhvillohen sërish zgjedhjet dhe do të fitojë PD-ja, por fakti është se Basha ka lënë në tavolinë 60 bashki të tjera. Pra, i ka falur Ramës të gjithë pushtetin vendor në Shqipëri.
Edhe sikur nesër të përsëriten zgjedhjet lokale, Lulzim Basha është i bindur që nuk i fiton dot ato dhe për këtë duhet bërë analiza, Pse? Cilat janë fitoret dhe a ka pamjaftueshmëri Lulzim Basha për t?i shpallur ato të tilla.
Së pari, po të shohim zgjedhjet lokale, Basha në të gjithë Shqipërinë duhet të kishte struktura dhe kandidatë, pastaj tërheqja do të ishte diçka tjetër. Por, në shumicën e bashkive të Shqipërisë nuk kishte as struktura dhe as kandidatë. Kjo për një fakt të thjeshtë, lufta e brendshme në PD, përplasjet politike. Shkatërrimi i strukturave, ka qënë një akt të cilin Lulzim Basha e bën prej gjashtë vitesh, thjeshtë dhe vetëm për të mbajtur karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Por, le të shkojmë më tej, tek djegia e mandateve të deputetëve, të cilën e shpalli si një fitore të madhe, por në fakt ishte akti i kryqëzimit të tij politik tek ndërkombëtarët, duke nxjerrë PD-në nga sistemi, thjeshtë dhe vetëm për ambiciet e tij, për të bashkuar njerëzit rreth vetes.
Le të shkojmë më tej në zgjedhjet e 2017-ës, me listën e tij të kandidatëve për deputetë, të mbushur me kllounë, palaco, sharlatanë, deputetë të shitur, e të tjera si këto.
Një listë deputetësh që përfaqëson në vetvete Lulzim Bashën dhe nga ata 45 deputetë, që sot nuk janë në parlament, me gishta mbahen mend apo mund të vlerësohen se kush ishte përfaqësues i vërtetë i PD-së.
Le të shkojmë tek marrëveshja e tij me Edi Ramën. një marrëveshje e realizuar natën, vetëm. Dhe pas kësaj vinë 16 milion euro për familjen e Lulzim Bashës për një pronë të ndërtuar brenda në det, në Vlorë.
Shkojmë tek zgjedhjet në Dibër. PD kishte një kandidat, Sherefedin Shehun. Lulzim Basha kishte në dorë një dosje, e dinte që zgjedhjet u blenë, por ai i shiti në tavolinë me Edi Ramën zgjedhjet e Dibrës. Amnistoi dosjen 184, të cilën e nxori tani, pasi dogji mandatet, për të shpëtuar lëkurën e tij.
Më tej, shkojmë tek zgjedhjet lokale të vitit 2015. Një katastrofë elektorale në të gjithë Shqipërinë, pas një akti ?kriminal? të tij, bojkotit të Reformës Administrative, duke i falur në tavolinë rreth 75% të bashkive Edi Ramës dhe aleatit të tij në atë kohë, LSI-së.
Po të kthehemi më pas në kohë, nga 2013 e deri më sot në lidhje me organizimin e PD-së, apo çorganizimin e qëllimshëm të Lulzim Bashës, për të mbajtur postin e kryetarit, çfarë ka ndodhur?!
Përplasje në shumë degë, shpartallim strukturash, një PD inekzistente në Vlorë, një PD problematike dhe në minorancë historike në Fier e Korçë. Me problematika dhe të shpartalluar, me mandati gati sa çamët në Elbasan. Një PD problematike dhe me shumë klane në Shkodër. Në Tiranë në shumë zona, thuajse inekzistente.
E kështu me radhë në shumë bastione, përfshirë këtu edhe Kukësin apo Lezhën, ku vërtetë ka pasur probleme dhe të deleguarit e Lulzim Bashës, as nuk shkonin dot.
E pra, në qoftë se do të bëjmë një analizë të gjashtë viteve të Lulzim Bashës, pasojat që i ka sjellë PD-së dhe kostot elektorale e politike sesa Valdrin Pjetri, një ish-zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, i sjellë në institucionet publike nga ish-zv.ministri i Financave në atë kohë, Alfred Rushaj, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të babait të Valdrin Pjetrit, Luigj Pjetri, ish-drejtor i KESH-it, institucion në të cilin kohë më parë kishte punuar edhe vetë Zoti Rushaj.
Por, le të shkojmë edhe më thellë akoma. Le të shkojmë tek ?fitoret? e Lulzim Bashës, qoftë edhe tek ligji i dekriminalizimit, të cilin sot e trumbeton me të madhe, por harron të thotë një të vërtetë. Ligji i dekriminalizimit nuk është një fitore e tij. Sepse kur Jozefina Topalli nga parlamenti i drejtonte gishtin Mark Frrokut si kriminel, Lulzim Basha fshihej dhe nuk fliste. Pa folur më tej për Gent Strazimirin e të tjerë. Por, fillimi i betejës është nga Jozefina Topalli dhe Luli nuk ishte në parlament. Nuk ishte në parlamentin e banditëve dhe kriminelëve të 2013-ës. Për ata që ka pretenduar ai dhe që janë larguar nga politika, sepse Luli ishte në bashki, drejtonte, bënte tendera dhe pazare. Luftën e tij të përditshme e kishte vetëm me një gjë, si e si të mbante karrigen e kryetarit të PD-së.
Dhe sot pas gjashtë vitesh paskemi një fitore të Lulzim Bashës, dorëheqjen e Valdrin Pjetrit për shkak të ligjit të dekriminalizimit, të filluar nga Jozefina Topalli.
Pra, është totalisht e pamjaftueshme kjo që ka ndodhur me Shkodrën. Rasti i Valdrin Pjetrit nuk mund të jetë fitorja si e Piros, e Lulit, i cili tashmë ka një parti të përçarë, të copëtuar dhe pas një ndarje të mëparshme, pritet themelimi edhe i dy-tre partive të tjera, ndërsa Luli gjithmonë e më tepër duket i vetëm dhe me më pak njerëz. Por ai kërkon gjithçka në tavolinë, ashtu siç e mori në vitin 2017, por duket se tavolina këtë herë nuk po i funksionon dhe vështirë se do të dalë i fituar.
Duhet të shkojë në zgjedhje, por nuk ka sesi sepse nuk ka struktura, nuk ka parti, nuk ka mbështetje. Prandaj dhe ka gjetur skemën për të dalë nga sistemi, duke u justifikuar se ia vjedhin votat kundërshtarët. Por, si mund të mbrosh vjedhjen e votës duke dalë nga sistemi? Thjeshtë dhe vetëm duke bërë një shërbim, duke vazhduar marrëveshjen me Edi Ramën. Duke i falur atij çdo pushtet. Duke i shërbyer kryeministrit në mënyrën më të devotshme të mundshme, për interesa krejtësisht klienteliste dhe korruptive dhe asnjëherë për Partinë Demokratike dhe një opozitë të vërtetë, si një alternativë për të shembur kastën politike në pushtet./CNA.al
Aktivistë të Nismës Thurje kanë vendosur sot një memorial p...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rastin e Valdrin Pjetrit...
Sekretari për Çështjet Ligjore, në PD, Çlirim Gjata, në një ...
Pikërisht në çastet kur ka mbetur edhe vetë pa brekë, Edi Ra...
Në Shqipëri ka plot personazhe publike të botës së medias, t...
Dje nëpërmjet, një reagimi në rrjetet sociale, ish nënkryetr...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp që m...
Qytetarë të Tiranës kërkojnë heqjen nga Parku Publik të Memo...
Valdrin Pjetri është akuzuar nga PD, se ka fshehuë një dënim...
Shqipëria po zien nga debati për memorialin turk, të vendosu...
Kryeministrit Rama i ndodh shpesh, që veprimet hakmarrëse, t...
Valdrin Pjetri, duket se nuk do të arrijë ta gëzojë karrigen...
Presidenti Ilir Meta, është kthyer në politikanin më aktiv n...
Presidenti Ilir meta, nga malet ku po kalon pushimet vijon m...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ndeshjen Liverpool-Chelsea...
Një forcë e re politike, pritet të dalë në skenë, në vjeshtë...
Institucionet vendore nuk funksionojnë. Këtë fakt e pohojnë ...
Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpë...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, përfaqësuesi i Lëvizja Antiso...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka parala...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...