web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

20 vitet e Vladimir Putinit/ Ngritja dhe rënia e një regjimi

10 Gusht 2019, 09:15, Kosova & Bota CNA

Nga Kirill Rogov ?The Moscow Times?

Njëzet vjet më parë, Vladimir Putin u shfaq në ?olimpin? e tij politik, nën maskën e një burokrati efektiv me origjinë nga shërbimet e sigurisë; një burrë shteti i orientuar drejt tregut, pragmatist dhe pa pretendime ideologjike. Sot, Putini është një udhëheqës i fuqishëm autoritar i njeriut të ?të fortë?, të angazhuar në një përballje politike me Perëndimin, dhe në një luftë ideologjike me liberalizmin global, në shërbim të së cilës ai po sakrifikon me vendosmëri çdo synim pragmatik për zhvillimin e vendit. 

Madje edhe kur ai flet për modernizimin e vendit, biseda rikthehet shumë shpejt tek armatimet. Nëse Putini do ta linte pushtetin në vitin 2008, ai do të kishte mbetur në histori si një nga udhëheqësit më të suksesshëm të Rusisë. Pas 15 vite krizash dhe trazirash në vend, një stabilitet relativ ishte arritur nën ?demokracinë e menaxhuar?, por më e rëndësishmja nga të gjitha kishte nisur periudha e një rritjeje të fortë ekonomike – mesatarisht 7 përqind në vit ? e shoqëruar me një rritje edhe më mbresëlënëse të të ardhurave për frymë.

Sigurisht, cinikët do të thoshin se arsyeja e këtyre sukseseve, ishte rritja e çmimit të naftës, dhe fakti që cikli i transformimit po kalonte në fazën e rimëkëmbjes. Ndërkohë një numër i madh ?skeletesh? ishin fshehur tashmë në ?dollapin? e kësaj qeverie të suksesshme: Lufta e Dytë e Çeçenisë dhe pasojat e saj, afera e gjigantit të naftës ?Yukos?, krijimi i sipërmarrjeve hibride legale dhe tregtare në formën e korporatave shtetërore etj. 

Por në aspektin e kujtesës historike, asnjë nga këto nuk mund të fashiste atmosferën e suksesit. Gjysma e dytë e 20 viteve të pushtetit të Putinit, 2009?2019, ka qenë në një masë e kundërta e të parës. Ka pasur 2 kriza ekonomike të lidhura me paqëndrueshmërinë e çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, në vitet 2009 dhe 2015, dhe një krizë politike të shkaktuar nga protestat e Moskës të viteve 2011?2012, më e fundit shfaqi fytyrën e vërtetë të regjimit.

Ajo krijoi nxitjen për një krizën tjetër, e lidhur këtë herë me politikën  e jashtme, me aneksimin e Krimesë dhe luftën në Ukrainën Lindore. Vendimet e marra më pas, nuk ishin të detyrueshme dhe as të vetmet në dispozicion. Por ato vendime, të cilat e kthyen përplasjen me Perëndimin në tiparin qendror të Rusinë, e konsoliduan përfundimisht dominimin e elitave të shërbimeve të sigurisë, dhe mendësisë autoritare në të gjitha sferat e jetës shtetërore.

Dhe po kështu, një seri krizash ekonomike, vendase dhe të huaja ? në vitet 2008-2009, 2011-2012 dhe 2014-2015 – si dhe tre luftëra – në Gjeorgji, Ukrainë dhe Siri ? formosuan narrativën kryesore të gjysmës së dytë të sundimit të Putinit . 

Njëkohësisht, rritja mesatare vjetore ekonomike ra në vetëm 0.6 përqind. Për pasojë, ndërsa në vitin 2000 PBB për frymë në Rusi ishte 14.5 përqind e asaj të SHBA-së, dhe 21.5 përqind e mesatares së BE-së, në vitin 2008 ishte respektivisht 22.5 dhe 32 përqind , dhe në vitin 2018 21.5 dhe 31 përqind . Ky është një stanjacion, pamundësia për të mbyllur hendekun me vendet lidere ekonomike të botës, përkundër faktit se çmimi mesatar vjetor i naftës ishte 54 dollarë për fuçi gjatë periudhës së parë, dhe 74 dollarë në të dytën.

Putini jo vetëm që dështoi thjesht të largohej nga pushteti në vitin 2008. Në fakt, ai ishte momenti kur synimet e tij pësuan një ndryshim vendimtar. Në vitin 2000 ai u ngjit në pushtet me objektivin madhor  të stabilizimit dhe modernizimit të depolitizuar të vendit, një qëllim që e arriti me mjetet që ishin në dispozicion të tij. 

Gjatë periudhës së dytë, objektivi i tij i madh ishte ristrukturimi i sistemit politik shtetëror, që ishte padyshim jashtëzakonisht i paqëndrueshëm, dhe ishte formuar gjatë dekadës së parë post-sovjetike. Revizionizmi total i periudhës së dytë të Putinit, është i lidhur me këtë. 

Ndryshimi i dha përparësi absolute kuptimit të ?sovranitetit?, kërkimit për shtylla të reja ideologjike në formën e ?lidhjeve shoqërore? dhe ?vlerave tradicionale?, la mënjanë nevojën e modernizmit të vendit, dhe formoi ?elitat e orientuara nga nacionalizmi?. 

Putini refuzoi ndërkohë të njohë kufijtë e rinj pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, duke çuar në një largim vendimtar nga bashkëpunimi drejt konfrontimit me Perëndimin. E gjitha kjo strategji do të kishte pasur një sukses të madh, nëse sistemi i zhvilluar nga Putini do të kishte dëshmuar një efektivitet ekonomik, të paktën në një nivel të krahasueshëm me atë të arritur 

në Kazakistanin autoritar, PBB-ja për frymë e të cilit ishte 10 përqind e asaj të SHBA-së në vitin 2000, 18 përqind në vitin 2008 dhe 20.5 përqind në vitin 2018, thuajse në të njëjtin nivel me Rusinë. Por sistemi i Putinit, nuk ishte në gjendje që ta bënte këtë. Dhe sukseset e tij në ndërtimin e ?autoritarizmit efektiv? në sfera të caktuara të qeverisjes, nuk mund ta kompensojnë këtë dobësi themelore. Në fund, objektivat u shndërruan në një retorikë të ashpër kundër liberalizmit dhe Perëndimit, dhe pro një rivlerësimi të ?kufijve të botës ruse? – përmes grumbullimit të mosbesimit dhe armiqësisë rreth Rusisë, dhe ndërtimit të një ?elitë të orientuar nga nacionalizmi?, përmes epërsisë absolute të forcave të sigurisë dhe oligarkive të fuqishëm, të cilat kërkojnë vazhdimisht përfitime, preferenca dhe para të thata. 

Putini nuk ka shumë gjasa të braktisë përpjekjet e tij për të de-perëndimorizuar Rusinë. Dhe më këtë qasje të pafrytshme nga një këndvështrim historik, politikave e ?dualleve të luftës? ka të ngjarë të mbetet një tipar përcaktues i fazës përfundimtare të karrierës së tij politike.

Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga