Vrasja e efektivit/ Berisha: Vrasësi financohej nga fonde shtetërore
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Burimi: Nga Ali H.Soufan ?The New York Times?
Kur një i ri mysliman, i vetë-radikalizuar përmes internetit, vret në emër të ideologjisë islamike, ne nuk kemi asnjë problem ta etiketojmë atë si terrorist, dhe ta lidhim me grupime si Shteti Islamik. Por kur një i ri i bardhë, sërish i vetë-radikalizuar, vret në emër të ideologjisë raciste, duke publikuar paraprakisht në internet një manifest për këtë qëllim, kemi prirjen ta quajmë një njeri me problem mendore.
Ne e cilësojmë atë me shumë si një njeri të vetmuar dhe me probleme mendore, sesa si anëtar të një rrjeti më të gjerë. Kjo lloj pabarazie, nuk është e kufizuar vetëm tek perceptimet kulturore. Këto dy skenarë, trajtohen ndryshe nga të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit, komuniteti i inteligjencës dhe sistemi gjyqësor në SHBA.
Këto dallime në trajtimin e këtyre dy dukurive, fshehin ngjashmëritë befasuese që ekzistojnë midis këtyre 2 lloj formave të urrejtjes së organizuar. Pasi kam shpenzuar thuajse 25 vjet në luftën kundër terrorizmit xhihadist në SHBA dhe jashtë tij, unë vërej disa paralele shqetësuese midis rritjes së Al-Kaidës në vitet 1990, dhe asaj që është sot terrorizmi i motivuar nga racizmi.
Ashtu si ?homologët? e tyre islamikë, supremacistët e bardhë synojnë qartazi ta përdorin dhunën për të krijuar një klimë frike dhe kaosi, e cila të mund të shfrytëzohet më pas, për ta riformatuar shoqërinë sipas vizonit të tyre.
Videot e tyre që përdoren për fushatën e rekrutimeve, e vënë theksin në stilin e jetës, që ata pretendojnë se u ofrojnë rekrutëve të rinj, nga ?pastërtia? racore, militantizmi dhe një formë fizike optimale. Ndërsa xhihadistët ndajnë videot me prerjet e kokave, ekstremistët e krahut të djathtë lavdërohen me transmetimin direkt të sulmit vdekjeprurës mbi 2 xhami në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re.
Ndërsa përkrahësit e Shtetit Islamik, komunikojnë përmes një platforme në internet të quajtur ?Telegram?, supremacistët e bardhë kanë tendencë ta bëjnë këtë përmes një platforme tjetër, 8chan. Një grup neo-nazist, i themeluar nga një veteran i luftërave në Irak dhe Afganistan, e ka çuar analogjinë në përfundimin e saj logjik, duke e quajtur veten ?Baza? – një përkthim i drejtpërdrejtë i kuptimit të fjalës Al-Kaida. Organizata, përdor ndërkaq imazhe të ngjashme me flamurin e zi të ISIS-it.
?Baza? ka një bibliotekë online të manualeve terroriste. Botimi nga Al-Kaida i revistës ?Inspire?, u mësoi autorëve të sulmit më bombë në Boston, se si të ndërtonin dy bomba të vendosura në një tenxhere me presion. Dhe aspekti ndoshta më shqetësues nga të gjithë, është fakti që të dy grupimet kanë zona lufte në botën reale, ku mësohet mbi luftimet.
Xhihadistët patën Afganistanin në vitet 1980, Ballkanin në vitet 1990 dhe Sirinë sot. Supremacistët e Bardhë kanë luftën në Ukrainën Lindore, në të cilën janë të angazhuar nga të dy palët. Dr.Kasper Rekauek, studiues i kësaj ideologjie, vlerëson se 17.000 njerëz nga 50 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumë prej aleatëve të saj, kanë udhëtuar për të luftuar në Ukrainë.
Tek milicitë e ekstremit të djathtë në Ukrainë, përfshihen të paktën 1 nga 4 amerikanët e paditur, me akuzën e promovimit të dhunës vdekjeprurëse, në mitingun e të djathtë ekstreme në Sharlotsvil të Virxhinias në SHBA në vitin 2017. Autori i sulmit në xhaminë në Zelandën e Re, pretendoi në manifestin e tij, se ai kishte qenë më parë në Ukrainë.
Ajo që dimë me siguri, është se gjatë sulmit të tij ai mbante veshur një xhaketë me simbolet e njërit prej grupeve kryesore ultranacionaliste të vendit. Përkundër këtij sfondi, nuk është aspak befasuese të shihet kërcënimi në rritje i supremacistëve të bardhë brenda Shteteve të Bashkuara.
Një studim nga Lidhja Anti-Shpifje, zbuloi se në vitin 2018, ekstremistët e krahut të djathtë ishin përgjegjës për 3 herë më shumë vdekje në Shtetet e Bashkuara, sesa islamikët radikalë. I njëjti studim, tregoi se 2018-ta ishte viti më vdekjeprurës i dhunës ekstremiste të krahut të djathtë që nga viti 1995, kur ndodhi sulmi me bombë në godinën federale në Oklahoma.
Për shkak të masakrave si ai i të shtunës së shkuar në El Paso, viti 2019 mund të jetë akoma më i keq. Agjencitë tona të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit, nuk janë të verbëra ndaj këtij kërcënimit. Në maj, një zyrtar i vjetër i FBI-së, tha në Kongres se agjencia po ndjek rreth 850 raste të terrorizmit të brendshëm.
Kuadri ynë aktual ligjor i antiterrorizmit u krijua menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për t?u përballur me grupet e huaja terroriste si Al-Kaeda. Për shembull, ligji lejon monitorimin e komunikimeve midis njerëzve të lidhur me grupe të huaja terroriste, edhe nëse këta janë shtetas të Shteteve të Bashkuara që ndodhen në territorin amerikan.
Nga viti 2001, një listë e gjatë njerëzish është paditur në gjykatë, me akuzën e ofrimit të mbështetjes materiale për organizatat e huaja terroriste si Al-Kaida. Por në lidhje me organizatat e brendshme terroriste, akuzat për mbështetje materiale janë të pamundura të ngrihen, pasi nuk ka asnjë mekanizëm për përkufizimin e grupeve terroriste të brendshme si të tilla.
Për më tepër, akuzat e terrorizmit të brendshëm, janë më të vështira për të provuar. Shumë nga aleatët tanë, kanë ndryshuar tashmë ligjet e tyre, për të mundësuar hetime më të zgjeruara ndaj terroristëve vendas. Agjensia e brendshme e inteligjencës së Britanisë së MAdhe, MI5, mund të përdorë tashmë të njëjtat metoda si ndaj Al-Kaidës edhe kundër ekstremizmit të brendshëm. FBI-ja duhet të ndjekë shembullin e MI5. Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse Kongresi, e përditëson legjislacionin tonë të 11 shtatorit, për të lejuar trajtimin e grupeve të brendshme terroriste, njëlloj si ato të huaja.
Kjo do t?i japë mundësi agjencive tona të zbatimit të ligjit, një qasje të plotë ndaj mjeteve të monitorimit për këto grupime, dhe prokurorëve mundësinë për të ngritur akuza kuptimplota kundër terrorizmit të brendshëm. Njëzet vjet më parë, ne e nënvlerësuam kërcënimin në rritje të terrorizmit islamik. Ajo neglizhencë na kushtoi shtrenjtë më 11 shtator 2001. Tashmë nuk kemi luksin që të presim të ndodhë e njëjta gjë edhe me supremacistët e bardhë.
Shënim: Ali H.Soufan, është ish-agjent special i FBI-së, dhe autori i librit ?Anatomia e terrorizmit:Nga vdekja e Bin Ladenit tek ngritja e ISIS?.
Përshtatur nga CNA.al
Një tërmet i fuqishëm prej 4,8 ballë i shkallës Rihter trond...
Në një intervistë për medien gjermane “Frankfurter Allgemein...
Në intervistë me gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Ze...
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë përfunduar në spital për shkak t...
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së nënë...
Nëna e këshilltares së kryeministrit të Kosovës Ramush Harad...
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Bon të Gjermanisë, k...
Qeveria austriake i ka dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë p...
Një 16-vjeçar shqiptarë, humbi jetën tragjikisht në Itali, p...
Autoritetet maqedonase kanë pranuar të hënën kërkesën e Serb...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një galeri moderne në Lond...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që me 22 gusht...
“Maqedonia e Bashkuar” një subjekt politik pro rus në Maqedo...
Pas ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kësh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dunwood, Georgia në SHBA, ...
Vala e të nxehtit e cila ka kapluar gjithë globin vijon ende...
Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në SHBA ku përveç shtetit...
Sulmi që ndodhi dje në El Paso të Teksasit rezultoi një masa...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një q...
Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në Ita...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...