Vrasja e efektivit/ Berisha: Vrasësi financohej nga fonde shtetërore
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Nga Paul Taylor ?Politico.eu?
Emanuel Makron, dëshiron të jetë mbreti dhe shpëtimtari i Evropës. Dhe vizioni i tij për një BE sovrane, që mbron interesat e veta në skenën botërore me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë dhe Indinë, ka sjelë disa përfitime të prekshme në 2 vitet e tij të para në pushtet.
Me kancelaren gjermane Angela Merkel, të dobësuar nga grindjet e brendshme, Britaninë e hutuar nga lufta e saj e brendshme mbi Brexit, dhe Italinë e mbetur në hije nën një koalicion qeverisës së dy populistëve rivalë, presidenti francez e ka pozicionuar veten, si udhëheqës i domosdoshëm evropian.
Fije e artë, që lidh protagonizmin e tij të fortë në Bruksel, dhe aktivizmin e madh diplomatik në skenën ndërkombëtare, është ambicia strategjike për ta bërë Parisin një qendër politike, të një Evrope më të fortë dhe më të bashkuar. Por problemi është se Franca, edhe me një udhëheqës kaq dinamik, nuk mundet t?i realizojë të gjitha këto e vetme, pa një partner gjerman që është i gatshëm të bashkëpunojë.
Jo të gjitha vendet evropiane, duan të udhëhiqen nga të tjerët, dhe akoma më pak nga një francez, që duket se po ndjek traditën e gjeneralit Sharl De Gol. Për më tepër, Makron ka shumë pak për të treguar nga sjellja e tij e mirë ndaj Donald Trumpit, nga marrëdhënia e tensionuar me Vladimir Putinin, apo dialogu jetik me liderin kinez Xi Jinping. Që të gjithë këta, do të preferonin një Evropë të ndarë, sesa të negociojnë me një BE të bashkuar.
Aftësia e Makron për të arritur rezultatet që kërkon, do të testohet këtë muaj kur ai të presë presidentin rus në një takim kokë më kokë, para se të drejtojë samitin e radhës së G7 në Biarritz, me liderët e SHBA-së, Kanadasë, Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Japonisë.
Në samitin e fundit të këtij formati në Kanada, Donald Trump u largua me herët, dhe nuk e firmosi deklaratën e përbashkët. Fragmentimi politik dhe rajonal i Evropës, i përkeqësuar nga zgjedhjet e këtij viti për Parlamentin Evropian, është sa edhe një problem, po aq dhe një mundësi për Makron.
Ai mund të mos ketë arritur të shuajë sherret aktuale politike të BE-së, apo të ndërtojë një lëvizje të re centriste, ashtu siç e riformatoi peizazhin politik të Francës në vitin 2017. Por grupimi i tij, Evropa e Ripërtërirë, doli forcë e tretë në zgjedhjet evropiane. Dhe lideri francez nuk ka hequr dorë nga taktikat e tij agresive, që Brukseli të jetë më unanim dhe i prerë mbi vendimet e rëndësishme.
Në prill, Makron këmbënguli që çdo zgjatje e afatit të largimit të Britanisë nga BE-ja, duhet të ishte e shkurtër, në një kohë që Merkel dhe shumica e liderëve të tjerë, po ushtronin presion për një shtyrje më të gjatë. Ishte Makron, ai që e ndaloi PPE-në të impononte kandidatin e saj për president të Komisionit Evropian, konservatorin bavarez Manfred Veber, dhe arriti vetë një kompromis mbi postet kryesore të BE-së.
Ishte sërish presidenti francez, që hodhi poshtë kandidaturën për kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar të holandezin Zheroen Zhizelblum, që preferohej nga Berlini, duke këmbëngulur për bullgaren Kristalina Georgieva. Ndërsa popullariteti i tij në vend ka rënë, pas disa muajsh protestash të ashpra të ?Jelekëve të Verdhë? gjatë revoltës së dimrit që shkoi, për shkak të rrijes së çmimit të karburantit, taksave dhe kostos së jetesës, autoriteti i tij në skenën evropiane është forcuar sërish.
Bashkëkombasit e tij, tani e kuptojnë që ai do të jetë në pushtet të paktën deri në vitin 2022, dhe me shumë mundësi deri në vitin 2027. I irrituar nga hezitimi i Merkelit dhe rezistenca gjermane ndaj propozimeve të tij për forcimin e eurozonës, dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane, Makron është tashmë më i gatshëm të sfidojë Berlinin, sesa ishte paraardhësi i tij i ndrojtur, Fransua Holond.
?Ajo që e ka tronditur më shumë Makron, është mungesa e një vizioni strategjik dhe të menduarit afatgjatë, nga ana e liderëve të tjerë të BE-së?- thotë Uilliam Drozdiak nga Instituti Brukings, autor i një libri mbi rolin e Makron në skenën botërore, që do të botohet vitin e ardhshëm.
?Më i madh është zhgënjimi i tij me Merkelin dhe Gjermaninë?- thekson ai. Megjithatë, pavarësisht nga fuqia e vet ushtarake, arsenali bërthamor dhe vendi i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, Parisi nuk ka të njëjtën peshë në BE siç kishte Berlini në kulmin e krizës së eurozonës, kur Merkeli u perceptua se kishte në dorë fatin e vendeve të Evropës Jugore.
Ekonomia anemike e Francës, defiçitet buxhetore kronike, prirja drejt proteksionizmit tregtar, dhe ndjekja e një pavarësia strategjike nga Shtetet e Bashkuara, e bëjnë atë një udhëheqës tërheqës për shumë njerëz. Kjo i ka inkurajuar kritikët e Makroni në BE, të formojnë koalicione kundër Parisit, siç është e ashtuquajtura ?Lidhja e Re Hanseatike? e shteteve veriore të BE, që janë konservatore në aspektin e disiplinës fiskale, dhe që udhëhiqen nga Holanda.
Ato po kundërshtojnë propozimet e Makron për një eurozonë më të integruar. Po kështu po rezistojnë vendet e Evropës Qendrore në Grupin e Vishegradit, dhe populistët e Italisë, që janë armiqësorë ndaj politikës së tij mbi emigracionin. Rritja e Makron frenohet disi nga paaftësia e tij e perceptuar, për të bindur Trumpin ose Putinin, që të ndryshojnë kursin e tyre për çështje që shqetësojnë BE-në.
Megjithë takimet e ngrohta mes tyre, udhëheqësi francez nuk ka qenë në gjendje ta bindte Trumpin, të mbante Shtetet e Bashkuara brenda Marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimin e klimës, atë për pezullimin e programit bërthamor të Iranit, apo të hiqte sanksionet tregtare mbi çelikun evropian.
Gjithsesi, zyrtarët francezë thonë se të paktën Makron vazhdon të përpiqet, dhe këtë e bën
në emër të Evropës. Udhëheqësi francez, ka bërë vazhdimisht thirrje për një ?partneritet strategjik? midis Rusisë dhe BE-së. Zyrtarët francezë, thonë se bashkëpunimi rus është jetik mbi një varg çështjesh, përfshirë Iranin, Sirinë dhe Libinë, dhe pretendojnë se BE, dhe jo Kina, është partnerja natyrale afatgjatë e Moskës.
Por nuk është e qartë, nëse Putini është i gatshëm të paguajë çdo lloj çmimi, në këmbim të lidhjeve më të ngrohta me Evropën. Përpjekjet e Makron, për të rindërtuar besimin me Moskën, do varen nga ajo nëse ai mund ta bindë liderin rus të bëjë lëshime mbi operacionet ushtarake të Moskës në Ukrainën Lindore, ndoshta duke liruar oficerët e marinës ukrainase, të kapur në ngushticën e Kerçit nëntorin e vitit të kaluar, dhe të rifillojë bisedimet për armëpushimin dhe një zgjidhje politike të krizës me Ukrainën, nën të ashtuquajturin ?format të Normandisë?, i kryesuar nga Gjermania dhe Franca. Nëse Makron, nuk do të ketë sukses në beteja të tilla diplomatike, ?kurora? e tij si mbret i Evropës, do të jetë në rastin më të mirë e rrezikuar.
Përshtatur nga CNA.al
Pas përfundimit të mandatit në Shqipëri, ish ambasadori i Sh...
Dy tërmete të një pas njëshme kanë tronditur këtë mesditë Tu...
Vijojnë skandalet politike në Maqedoninë e Veriut. Pas ish-k...
Burimi: Nga Ali H.Soufan “The New York Times”Kur një i ri my...
Një tërmet i fuqishëm prej 4,8 ballë i shkallës Rihter trond...
Në një intervistë për medien gjermane “Frankfurter Allgemein...
Në intervistë me gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Ze...
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë përfunduar në spital për shkak t...
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së nënë...
Nëna e këshilltares së kryeministrit të Kosovës Ramush Harad...
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Bon të Gjermanisë, k...
Qeveria austriake i ka dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë p...
Një 16-vjeçar shqiptarë, humbi jetën tragjikisht në Itali, p...
Autoritetet maqedonase kanë pranuar të hënën kërkesën e Serb...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një galeri moderne në Lond...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që me 22 gusht...
“Maqedonia e Bashkuar” një subjekt politik pro rus në Maqedo...
Pas ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kësh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dunwood, Georgia në SHBA, ...
Vala e të nxehtit e cila ka kapluar gjithë globin vijon ende...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...