Tentoi të fuste drogë në burg/ Arrestohet 29-vjeçari
Policia ka arrestuar sot një 29 vejçar pasi u përpoq të fust...
Është zhvilluar këtë të mërkurë ceremonia përkujtimore, për efektivët e rënë në detyrë gjatë operacionit policor të 7 gusht 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin, i cili kishte qenë i lirë pas arratisë nga Gjykata e Tiranës në verë të vitit 2004.
Në 10-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorëve të Atdheut Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari, ka reaguar edhe Zv/drejtorja e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, e cila ka shprehur nderimet e saj duke kujtuar veprën e tyre.
Efektivët mbetën të vrarë gjatë ndërhyrjes në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.
Ndërkohë, në muajin shkurt te këtij viti Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi vëndimin për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit. Ky vendim i cili uli atij 1/3 e dënimit u shoqërua me reagime të shumta.
Deklarata e plotë:
Të nderuar familjarë të kolegëve tanë, që sot prehen në Altarin e Kombit.
E nderuar zv/Ministre Voda
Të nderuar kolegë, të nderuar pjesëmarrës!
Sot është një ditë e veçantë, ditë dhimbjeje, krenarie dhe reflektimi, dhe ndjej se jo vetëm unë, por cilido prej jush sot, do ta kishte të vështirë për të radhitur fjalët në nderim të veprës dhe sakrificës më sublime të kolegëve Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari e Altin Dizdari
Ata sot nuk janë fizikisht mes nesh, mes të dashurve të tyre, por emri i secilit prej tyre është gdhendur me gërma të arta në memorjen e historisë, në pjesën më të lavdishme të saj.
Ata janë nderi dhe krenaria jonë, e familjarëve të tyre, ata sot e përjetë janë Nderi i Kombit.
Vepra sublime e katër kolegëve që ne përkujtojmë sot, si ajo e qindra dëshmorëve të tjerë të Policisë, është burim frymëzimi për gjithë brezat, shembull i sakrificës, dinjitetit dhe përkushtimit, duke mos kursyer as veten për të mbrojtur jetën.
Fatosi, Kastrioti, Altini dhe Sajmiri 10 vite më parë , në Durrës dhanë jetën gjatë një operacioni shumë të vështirë për kapjen e një personi shumë të kërkuar. Ata ishin oficerë të ndershëm, të përkushtuar, të përgjegjshëm për detyrën, ndaj ata sot nderohen me krenari nga të gjithë.
Kolegët tanë që tashmë prehen në altarin e kombit, u ndanë prej nesh nga plumbat e krimit të organizuar, dhe ende sot shpirti i tyre nuk gjen paqe deri në dhënien e drejtësisë së merituar për dorën vrastare.
Këto momente përkujtimi për ta, padyshim që janë momente shumë të dhimbshme, shumë emocionuese.
Ne humbëm katër kolegë, ndër më të mirët, familjarët humbën babin e devotshëm, bashkëshortin e virtytshëm, vëllain shembullor. Qytetarët humbën shëmbëlltyrat e qytetarisë së këtij vendi.
Të nderuar familjarë të dëshmorëve të Atdheut!
Ju nuk jeni vetëm tani e asnjëherë. Ju jeni pjesë e jona dhe dera e familjes sonë të madhe, Policisë së Shtetit, nuk do te jetë kurrë e mbyllur. Vëmendja e shtuar për ju nga Qeveria dhe Ministri i Brendshëm, janë ngushëllim dhe lehtësim i dhimbjes që kolegët tanë lanë pas.
Shumë fëmijë të Dëshmorëve të Policisë, po vijojnë rrugën e baballarëve të tyre dhe ky është një tjetër motivim për organizatën tone, në luftën ndaj krimit.
Të nderuar pjesëmarrës,
Dëshmorët e Policisë, janë heronjtë e vërtetë të realitetit të sotëm, pasi duke sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, e bëjnë këtë vend më të sigurt për të jetuar dhe punuar. Ata janë shembuj frymëzimi dhe motivimi për të gjithë ne.
I përjetshëm kujtimi i tyre./ CNA.al
Policia ka arrestuar sot një 29 vejçar pasi u përpoq të fust...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1” ka publikuar ...
Një 43 vjeçar nga Mirdita është vënë në pranga, pasi dhunont...
Një grup turistësh gjerman kanë humbën rrugën gjatë ditës së...
Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi mjeti i tij tip F...
Zyrtarë policorë dhe doganorë të Malit të Zi thanë të martën...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë-...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditën e sotme në kryeqytet...
Një pikë e këmbimit valuator është grabitur pak minuta më pa...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në D...
Një 19-vjeçar është është arrestuar ditën e sotme nga polici...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Lartë i Drejtësisë. Në...
Shërbimi Informativ Shtetëror, i konsideruar si një instituc...
Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar përmes një postimi në ...
Një aksident ka ndodhur sot në Radhimë të Vlorës ku dy makin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Devoll,...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjete...
Policia ka arrestuar sot një 56 vjeçar i cili është kapur me...
Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda në një konferencë për...
Sipas disa njoftimeve Agjencia kufitare e BE-së Frontex, duh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...