web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tatimet po çojnë bizneset drejt falimentit/ Berisha denoncon skandalin

7 Gusht 2019, 09:14, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka denoncuar abuzimet që shteti bën me bizneset në kohën e sezonit turistik.

Berisha shkruan se nga ky abuzim po detyrohen të falimentojnë shumë biznese pasi nuk kanë alternative tjetër duke qenë se shumë punonjës të shtetit kërkojnë rryshfet dhe abuzojnë me detyrën duke u bërë presion bizneseve.

Në mesazhin që ka i dërguar një qytetar ish-kryeministrit shkruhet se furgonat e mallrave nuk lejohen të furnizojnë dyqanet me mall, ndërsa fasha e orarit kur kjo gjë lejohet është e papërshtatshme për bizneset.

Postimi i plotë i Berishës

Klime horror ndaj bizneseve nga narkoqeveria!

Miq, pas 30 qershorit ne kulmin e sezonit turistik, sistem zinxhir i papare gjobash te shumellojta nga narkopolice, narkozyrtare, narkotatimore, narkoinspektore pune e ndertimi, horra te çdo lloji falimentojne çdo dite dhjetra e dhjetra biznese.

Lexoni pershkrimin trondites nga biznesmeni dixhital te kesaj veprimtarie kriminale mafioze te narkoshtetit ndaj biznesit ne Durres.
sb

Doktor , ju pershendes !
Me poshte ju paraqes post 30 Qershorin ne Durres, goditjen ndaj bizneseve dhe qytetareve cdo dite ne pikun e sezonit, nese mundeni shperndajeni, si Durresi eshte gjithe Shqiperia !

– Policia Rrugore ne nje aksion te paprecedent ndaj drejtuesve te mjeteve , kryesisht ndaj furgonave qe furnizojne bizneset me produkte te ndryshme , duke iu vendosur ??gjobe paralajmeruese?? 3.000 leke te reja per ??mungese te lejes per hyrje ne zonen e Plazhit?? qe ne rast perseritjeje mund te coje deri ne bllokimin e mjetit !
Ne momentin kur drejtohesh prane Bashkise per marrjen e lejes , fillon pjesa me argetuese :
1. Zonja punonjese nuk ndodhet aty , vjen dhe largohet kur deshiron , nuk ka asnje mundesi kontakti me te !
2. Roja i zyres se zonjes ne fjale shprehet se edhe kur vjen rri pak ne zyre dhe pa leke nen dore nuk e vendos ujin ne zjarr !
3. Procedura totale kushton rreth 35.000 leke te reja.
P.S Furnizimet ne zonen e Plazhit te Durresit lejohen nga ora 23:00 deri ne 06:00 , me thoni pak sa efektive mund te jene bizneset ne kete fashe orare dhe sa biznese pranojne te furnizohen ne te tilla orare ?! Pasi nga ora 06:00-23:00 policet vdesin te fshihen hijeve e te ngrejne tabelen ndaj cdo mjeti transporti qe kalon.
– Te famshmit ??tatimore?? bashke me ??Fushaten ndaj Informalitetit?? jane bere gjobevenesit e perditshem te bizneseve , pa bere ende ??sefte?? , ne dere gjen 2/3 djem te veshur me kemishe e me dosje nen krah , me nje liste emerore te percaktuar te subjekteve ku do te shkojne te bejne ??goditjen e rradhes?? . Secili prej tyre pyet si ne hetuesi , hyjne ne cdo cep e vrime te mundshme te cdo subjekti vetem e vetem qe te justifikojne diten e ne fund plotesojne nje proces-verbal bashke me ??konstatimet e tyre?? ! E them ne thonjeza sepse nese zoteruesi i subjektit i trajton ne menyren e duhur dhe iu mbush xhepin , proces-verbali del me te dhena mjaft pozitive dhe kamikazet largohen me shume miresjellje , ne rastin e kundert , fatkeqet qe nuk mund te paguajne pagen shtese te ketyre zhvatesve me uniforme dhe badge shteteror , iu shenohet emri ne listen e zeze !
– Ne qytetin tone po ashtu operon edhe ??Inspektoriati i Punes?? qe vjen si nje nenstrukture e ??Hetimit Tatimor?? , jane edhe ata per t?u paguar , me pak se te siperpermendurit por serish eshte nje shpenzim qe cdo biznes e llogarit ne bilancin mujor si nje ??shpenzim operativ?? , pagesa qe ata pranojne eshte Skenderbeu X2 e me siper ( 10.000 leke te reja ) !
– Mos te leme pa permendur dhe strukturen e zgjuar nga gjumi letargjik , AKU , qe po ben sikur gjoja funksionon , duke vendosur shirita vend e pa vend per t?i bere presion bizneseve , por po ashtu nje rol kyc ne te gjithe procesin luan dhe Policia Bashkiake qe tashme eshte stacionuar ne tregun e fruta-perimeve e kudo tjeter ku ka shites ambulante per t?ju hequr buken e gojes , per t?i fundosur e per te mos i lene te punojne nje pune te ndershme e me djersen e ballit ata njerez te gjore e pa perkrahje !
– Shto ketu dhe te ??rilinduren?? IKMT qe ne Durres funksionon si te jete ??ent publik?? , vetefinancohet nga gjobat ndaj bizneseve , kryesisht ne zonen e Plazhit , gjahu i duhur ne kete pike sezoni !

Jam kunder informalitetit dhe totalisht pro nje fushate serioze per ta ulur nivelin e tij , por nuk jam pro gjobevenies , grabitjes , terrorit e presionit ndaj bizneseve !
Jam i bindur se bizneset te ashtuquajtura ??informale?? , nese do kishin mundesite ekonomike te paguanin taksat stratosferike , nuk do kishin asnje arsye per te fshehur e mosdeklaruar te ardhurat , por pikerisht se biznesi , ekonomia , fuqia blerese jane ne pike kritike , cdokush qe zoteron nje biznes detyrohet te perdore te tilla manovra per te kursyer sadopak e per te dale 0-0 ne fund te muajit !
Ndeshkimi duhet te filloje nga lart – poshte , jo e anasjellta , fillimisht t?i jepet biznesit vemendja e duhur e te mbajne pergjegjesi per kete derexhe te krijuar ku bizneset nuk e ngrejne me koken , e me pas te flasin per ??fushata?? e per ??modele qeverisjeje?? !
Biznesi sot eshte i zhytur ne borxhe e kredi bankare , nuk quhen biznese vetem klientet e qeverise dhe kompanite qe qarkullojne miliona leke ne vit, le t?ju jepet dora te vegjelve per te synuar drejt zgjerimit te tyre, rimekembja ekonomike nuk fillon duke pasuruar me tej te pasurit e duke iu marre shpirtin te varferve e duke zhdukur shtresen e mesme !/CNA.al





Lajmet e fundit nga