web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapet rruga për Prokurorin e Përgjithshëm/ Si tentoi Arta Marku të "eliminonte" Olsian Çelën

23 Korrik 2019, 14:35, Aktualitet CNA

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm Olsian Çela është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Çela, i cili i është nënshtruar me prioritet Vettingut ka rezultuar i pastër në të treja kriteret.

Tashmë me konfirmimin e tij në detyrë, është hapur rruga dhe për shpalljen e tre kandidatura nga KLP, si kandidatë për Prokurorë të Përgjithshëm.

Por, edhe sikur KLP të shpejtojë me tre kandidaturat, Gushti sërish do ta gjejë Shqipërinë pa Prokuror të Përgjithshëm, pasi Kuvendi i ka mbyllur punimet për këtë sesion parlamentar.

Në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, përveç Çelës janë edhe tre kandidatë të tjerë.

Avokati Lulzim Hamitaj, të cilit i bëhet Vettingu nga KLP, prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj e cila e ka kaluar Vettingun dhe Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.

Dy kandidatët potencial për këtë post, në rrethin e drejtësisë konsiderohen Marku dhe Çela.

Marku, duke pasur parasysh mënyrën se si u zgjodh dhe duke pasur parasysh se është lakuar se ka mbështetjen politike të atyre që e zgjodhën. Ndërsa Çela, pasi rezulton më i aftë profesionalisht se Marku.

Nuk dihet se kë do të preferojë Kuvendi, atë që iu zbaton urdhrat apo një kandidat, që thuhet se mund t’ia ndryshoj imazhin organit të akuzës.

Kujtojmë se Marku më herët tentoi ta “eliminonte”, Çelën duke e internuar nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Beratit, por ishte një vendim gjyqësor që “rrëzoi” tentativën e Arta Markut.

Kujtojmë se Arta Marku e kaloi Vettingun, duke injoruar trupën gjykuese, dhe duke injoruar qëndrimin e përfaqësuesve të ONM-së.

Thënë më qartë Marku kaloi në mënyrë të dyshimtë Vettingun, saqë u aludua se e kaloi partia në pushtet.

Vetë Marku ka heshtur dhe nuk ka denjuar të flasë, për pikëpyetjet e ngritura rreth mënyrës se si e kaloi Vettingun, por edhe në lidhje me punën e saj, që bazuar në fakte ka dështuar.

Madje ajo ka arritur deri në atë pikë që të shtyjë gazetarët, ose për faktin se nuk di të përgjigjet dhe nuk di të justifikojë dështimet, ose për faktin se nuk flet pa urdhër të Rilindjes që e dërgoi si pako të dyshimtë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ka dështuar, pasi ka një sërë vendime gjykatash që kanë hedhur poshtë vendimet e saja, ka dështuar se e ka kthyer organin e akuzës në një oborr miqsh e mikeshash, ku i shpërblen me vende pune.

Ka dështuar se nuk ka asgjë me te qenit lider për të udhëhequr një institucion.

Në postin e Prokurores së Përgjithshme ajo arriti vetëm të bëjë disa ndryshime në pamjen dhe veshjen e saj edhe pse në shumë raste kanë qenë të dështuara e të dëshpëruara dhe kurrë nuk arriti të drejtojë institucionin e Prokurorisë.

Përballja e Markut me tre kandidatë të tjerë për të njëjtin post, por kryesisht me Çelën, duket se do të jetë fundi për të.

Opinioni publik shpreson që Shqipëria të ketë një Prokuror të Përgjithshëm me dinjitet dhe integritet dhe jo të blerë nga politika.

Arta Marku i ka dhënë provat se nuk mund ta kryejë një detyrë të tillë, tashmë e kanë radhën kandidatët, Lulzim Alushaj, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela që të garojnë me njëri tjetrin./CNA.al





Lajmet e fundit nga