Skandali me manipulimin e notave të Maturës/ Pse hesht ministrja Shahini?
Pas mbarimit të provimeve të maturës, nxënësit duhet të ndje...
Gjermania, Franca e Britania e Madhe bëjnë thirrje për veprim “të përgjegjshëm” për të ulur tensionet mes Teheranit dhe SHBA mbi marrëveshjen atomike të vitit 2015 pasi Irani shkeli kufizimet mbi pasurimin e uraniumit.
Tri fuqitë kryesore evropiane të dielën (14.07) bënë thirrje të gjenden mënyrat për ta ndaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe për të rifilluar dialogun lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Pallati Elysee në ditën e festës kombëtare të Francës, liderët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë thanë se “ka ardhur momenti për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme”, për të shmangur dështimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
“Rreziqet janë të tilla sa që është e nevojshme që palëve t?u jepet kohë të reflektojnë dhe të mendojnë për pasojat e mundshme të veprimeve të tyre”, thuhet në deklaratë.
Gjatë 10 ditëve të fundit, Teherani ka shkelur dy herë afatet e marrëveshjes historike me gjashtë fuqitë botërore – të njohura si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) – që synonte të shtynte kohën që i nevojitej Iranit për konstruktimin e një bombe atomike.
Pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump vitin e kaluar deklaroi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja JCPOA dhe vendosi sanksionet ndaj Republikës Islamike. Irani i zgjeroi kufijtë e procesit për pasurimin e uraniumit.
Udhëheqësit e Iranit janë të indinjuar, se ekonomia e dobësuar në vend nuk po përfiton nga lehtësimi i sanksioneve të premtuar sipas marrëveshjes.
Duke reaguar ndaj shkeljes nga Irani, vendet evropiane thanë të dielën (14.07): “Ne jemi të shqetësuar nga rreziku që marrëveshja të rrezikohet edhe më tej nën presionin e sanksioneve dhe pas vendimit të Iranit për të mos zbatuar më disa dispozita qendrore të marrëveshjes”.
Europa ende mbështet marrëveshjen
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe thanë, se do të vazhdonjnë ta mbështesin marrëveshjen bërthamore, por zbatimi i saj “varet nga qendrimi i Iranit”. “Ne fuqimisht i bëjmë thirrje Iranit që të ndryshojë vendimet e tij të fundit në këtë drejtim,” theksohet në deklaratën e tyre.
Bashkimi Evropian ka nisur një skemë pune për të ndihmuar kompanitë që t?u shmangen sanksioneve financiare amerikane në tregtinë me Iranin, por programi momentalisht është i kufizuar tek ushqimet dhe mjekësia. Teherani ka kërkuar që mekanizmi, i njohur si INSTEX, të zgjerohet për të përfshirë tregtinë e vet të naftës.
Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të dielën, se Teherani është gati të zhvillojë isedime me SHBA nëse Uashingtoni heq sanksionet dhe i kthehet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
“Ne kemi besuar gjithmonë në bisedime… nëse heqin sanksionet, i japin fund presionit ekonomik të vendosur dhe kthehen në marrëveshje, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me SHBA sot, tani dhe kudo”, tha Rouhani në një fjalim televiziv.
Trump, megjithatë, tha javën e kaluar se sanksionet kundër Iranit së shpejti “në thelb” do të shtohen.
Çfarë rrezikohet?
Armiqësia Iran-SHBA nuk është e kufizuar vetëm në marrëveshjen bërthamore. Uashingtoni muajin e kaluar fajësoi Teheranin për sulme sabotimi në disa depozita nafte në Gjirin Persik. Përplasja dha shkas që SHBA të përgatiteshin për sulme ajrore ndaj Iranit, por që Trump i shmangu në minutën e fundit./ DW
Pas mbarimit të provimeve të maturës, nxënësit duhet të ndje...
Mbrëmjen e së shtunës në oborrin e Teatrit Kombëtar, kroati ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin r...
Nga jahtet luksoze, gurët e çmuar, udhëtimet e shtrenjta, ve...
Mos kini frikë sot kur keni të bëni me një çështje në lidhje...
Moti për ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh ...
Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Së paku deri më vitin 2050 shqiptarët që do të emigrojnë do ...
E ndërsa vëmendja këto kohë, ka qënë e gjitha në zgjedhjet q...
Ambasadorja e Francës në Tiranë Christina Vasak, gjatë një p...
Producenti dhe moderatori Turjan Hysko është ndjerë nostalgj...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur para pak minutash në ...
Kim Kardashian është një nga vajzat më seksi në botë. Të gji...
Aktorja e famshme turke Farah Zeynep Abdullah e cila njihet ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e...
Partia Demokratike ka vijuar me akuzat për manipulim të zgje...
Tensionit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe goditjeve mes vë...
OSHEE, ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrik...
Ditën e sotme ylli televiziv Emily Hartridge ka gjetur vdekj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...