web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënë “namin” në banesa dhe u fshehën në kanal/ E pësojnë keq tre të rinjtë

15 Korrik 2019, 07:59, Aktualitet CNA

Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Beratit, pasi ishin shpallur në kërkim për vjedhjen e dy banesave në fshatin Drenovicë.

Mësohet se policia ka prangosur shtetasit; F.J. 23 vjeç, S.S. 33 vjeç dhe K.M. 25 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim A.L. 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në dy banesa në pronësi të U.V. dhe R.V. banues në fshatin Drenovicë.

Në momentin që të rinjtë kanë vjedhur banesat janë pikasur nga pronarët që kanë njoftuar menjëherë policinë.

Policia thotë se shërbimet e policisë rrugore ndërhyjnë me shpejtësi duke arrestuar tre nga katër autorët të cilët ishin fshehur në një kanal, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të katërtin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga