Kryemadhi mohon Metën/ “Nuk është bashkëshorti im”
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigju...
Shqipëria duhet t?i japë shpejt zgjidhje krizës presidenciale, jo aq për ndonjë rëndësi të Ilir Metës brenda vendit, se sa për imazhin qesharak që po i jep Shqipërisë, duke përfaqësuar një ?Shqipëri paralele? anti-perëndimore dhe anti-kosovare nga Republika zyrtare e Shqipërisë.
Rasti më ekstrem është Samiti i Jahorinës në Bosnjë, organizuar nga anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, i cili përveçse një manekin banal i presidentit Putin, përfaqëson ende të vetmen vrimë të zezë të nacionalizmit etnik serb në Ballkan, që ushtron pushtet.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e refuzoi ftesën si poshtëruese për Kosovën dhe ai natyrisht ka një gjykim më të gjerë për këtë vendim. Në solidaritet me të, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, po ashtu e refuzoi pjesmarrjen e Shqipërisë zyrtare aty.
Fill pas kësaj, Ilir Meta i hipën avionit dhe shkon në një takim, ku ka prodhuar dy lajme kryesore.
E para, që nuk ka përfillur qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe e ka trajtuar edhe qëndrimin zyrtar për çështjen kombëtare të Shqipërisë, si një qëndrim ku diskutojmë për protestat e Lulit.
E dyta, që ka tentuar të duket një lider me tipare lindore anti-emigracion, pro autoritarist dhe anti-perëndimor, duke lavdëruar presidentin Erdogan për një gjë që dhe ai vetë do të jetë çuditur, për faktn që i ka prerë rrugën emigracionit të paligjshëm në Ballkan.
Në fakt, presidenti turk i ka bërë presion Europës dhe kryesisht Gjermanisë, të rrisin financimet për Turqinë për të ndërprerë valën e refugjatëve të luftës drejt Perëndimit, por kjo është një çështje mes tij dhe Perëndimit.
Turqia nuk ka problem shkuarjen e emigrantëve në Turqi, por ikjen e turqve nga Turqia, si çdo vend i varfër i Ballkanit.
Ballkani po ashtu nuk ka problem që po i vijnë emigrantë, por që po i ikin qytetarët e vet emigrantë. Vetëm Ilir Meta ka zbuluar se Ballkani rrezikohet nga emigrantët e huaj, dhe për këtë i është mirënjohës presidentit Erdogan.
Në fakt, nuk e ka fare për këtë. Duket se Ilir Meta ka vendosur të imitojë liderët autoritarë dhe ksenofobë të Lindjes, ku krye-modeli është Orban. Ai tenton të bëhet ksenofob, anti-emigracion, anti-perëndimor, dhe si çdo menu tjetër e Internacionales së autokratëve do dhe ?një kokë të prerë armiku në sini?, dhe ky ka gjetur Sorosin.
Ilir Meta duket se ka shkuar deri tek Dodiku, një mik personal i Putinit, nga ato levat e neveritshme të tij në Ballkan, për të na treguar se tani ai ja ka hipur kalit drejt Lindjes, dhe për të na treguar se nuk i ha palla nga qëndrimet e ftohta të Perëndimit ndaj tij.
E njëjta gjë vërehej dhe në intervistën e tij me gazetarin e njohur grek Stavros Ximas, ku përpiqej të paraqiste dy Shqipëri, Shqipërinë zyrtare, që e identifikonte të keqe, me Edi Ramën, dhe Shqipërinë e tij, siç e ka tani në mendjen e tij të turbullt.
Shqipëria paralele e Ilir Metës, nuk është ndonjë krim. Shqipëria është vend i lirë dhe këtu çdokush është i lirë të zgjedhë një pozicion kundrejt rrugës perëndimore të Shqipërisë, pro ose kundër saj.
Deri tani kemi qenë të gjithë pro. Tani Ilir Meta ka vendosur t?i kundërvihet kësaj rruge. Nuk është ndonjë dramë e madhe. Është një eksperiment i ri politik i Moskës në Tiranë.
Problemi është që këtë eksperiment, Ilir Meta nuk mund ta bëjë nga posti i presidentit të Republikës së Shqipërisë, pasi ai është duke folur në emër të një Shqipërie të panjohur ende.
Ai nuk mund të përfaqësojë dy Shqipëri në tryezën e një zagari të Putinit. Nuk mund të jetë aty, edhe si përfaqësues i Shqipërisë anti-perëndimore dhe anti- Kosovë.
Mund të jetë si politikan i tillë, por jo si President. Si president në atë tavolinë mund të ulet, kur t?ia nisi nga e para si politikan anti-perëndimor, të fitojë, të bëjë shumicë, e të bëhet prapë President.
Pastaj dhe mund të flejë në një krevat me Dodik e Putinin, se nëse do ndodhë ta votojnë shqiptarët si të tillë, ky vend nuk do të ekzistojë më.
Por si përfaqësues i Shqipërisë pro-perëndimore, si përfaqësues i Shqipërisë që e ka në Kushtetutë mbrojtjen e interesit kombëtar të shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe sidomos Kosovës, ai nuk mund të ulet në atë tavolinë dhe të flasë në emër të kësaj Shqipërie.
Jo se shkatërron ndonjë kauzë të madhe, pasi atë nuk e merr njeri seriozisht as këtu, por na bën objekt barcaletash mes një klubi anti-shqiptar, duke vërtetuar gjithë anektodat e vjetra serbe, që jemi njerëz me bisht.
Në fakt, thjesht kemi një President me bisht.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigju...
Dosja e shumëpërfolur “339” do të jetë në duart e gjyqtarit ...
Bindja Demokratike ka depozituar në KQZ 40 ankesa për proces...
Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i ...
“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë,...
Disa persona janë përfshirë në një sherr në plazhin e Sarand...
Kandidatja e Bindjes Demokratike për Durrësin, Valbona Sakol...
Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande po kalon periudhën...
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër t...
Prej kohësh Emina Çunmulaj ka lënë çdo gjë në lidhje me karr...
Ditët e fundit është bërë i njohur fakti që Destil Tirana – ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një postim në rrjete...
Partia Demokratike dhe aleatët e saj në opozitë i kanë dërgu...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është shndërruar në holandez me ...
Zaimina Vasjari është një personazhet më të komentuara dhe t...
Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili ndodhet në Sarajevë...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ndodhur në Sarajevë ku ...
Aktorja me famë botërore Angelina Jolie po merret me xhirime...
Tre persona kanë rënë në pranga pasi kundërshtuan me dhunë p...
Deputeti i opozitës së re parlamentare, Halit Valteri, ka fo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...