web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtari i dosjes "339" në filtër/ A do t'i rezistojë Fran Prendi, Rilindjes?

9 Korrik 2019, 09:50, Aktualitet CNA

Dosja e shumëpërfolur “339” do të jetë në duart e gjyqtarit Fran Prendi.

Muajin e kaluar është dorëzuar në Gjykatën për Krime të Rënda pjesa e parë e dosjes voluminoze “339/1”, e hapur në vitin 2016, ku janë përcaktuar 12 të pandehur nga Prokuroria.

Gjyqtari Fran Prendi është përzgjedhur, me anë të shortit, për seancën paraprake.

Të pandehur në këtë dosje janë: Ramadan Dushaj, Rezart Çarçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça.

Në fakt, në përgjimet e publikuara nga Bild, si pjesë e kësaj dosje kanë dalë edhe zyrtarë të lartë socialist, por asnjëri prej tyre nuk është marrë i pandehur.

Ditë më parë, gazeta gjermane Bild publikoi disa përgjime, pjesë të dosjes 339/1 ku shfaqeshin në komunikime të drejtpërdrejta për vota kreu i bandës së Avdylajve me kreun e bashkisë Durrës dhe kreun e bashkisë Shijak.

Në përgjime lakohej edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

“Gjatë përgjimeve ka rezultuar se në muajt pararendës të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, klani kriminal i Avdylajve  është përfshirë thellësisht në blerjen e votave dhe intimidimin e zgjedhësve në emër dhe bashkëpunim të plotë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialistë, përfshi kreun e bashkisë Durrës, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri”, shkruan Bild.

Zytarët socialistë të dalë në përgjime, janë thirrur nga prokuroria, por duket se gjithçka ka qenë sa për të thënë.

Një gjë e tillë pritej.

Cili nga prokurorët do t’i dilte kundër Rilindjes, kush do të guxonte tek Krimet e Rënda?

Ata që guxojnë i shkarkojnë, i transferojnë, i degradojnë apo i bëjnë tradhëtar, shkruan CNA.al.

Gjyqtari Fran Prendi ndonëse në seancë paraprake, mund të vërë me shpatulla pas murit dhe prokurorët, të cilët dyshohet se kanë aministuar familjarë të tyre nga këto hetime.

Por, duke ditur se edhe bashkëshortja e tij punon në shtet, si mësuese, as nga Prendi nuk pritet që të dalë kundër Rilindjes.

Kujtojmë se Prendi është gjyqtari që i dha fund serialit “Shullazi”, të cilin politika po e përdorte sipas interesave, deri në atë pikë, sa shkaktoi dhe konflikt tek Krimet e Rëënda.

Pas dy vitesh dhe pas  rreth 50 seancash, Prendi dha  vendimet për 5 anëtarët e grupit kriminal.

Gjyqtari Fran Prendi dënoi me 14 vite burg “kokën” e bandës Emiljano.

Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës së Shullazit, ndërsa Prokuroria kërkoi 64 vite.

Kjo sa i përket aspektit profesional të gjyqtarit Fran Prendi, ndërsa në anën pasurore kemi një situatë tjetër.

Sipas të dhënave të ofruara nga ILDKPKI, gjyqtari Prendi rezulton se ka të ardhura nga biznesi i bashkëshortes, nga qiraja e pronave, ndërsa fillimisht pasuri të patundshme deklaron një shtëpi banimi dykatëshe dhe një dhomë frigoferike.

Në vitin 2012 ai ka blerë një apartament në Tiranë me sipërfaqe 117 m2, me vlerë 90 000 euro, për të cilin thotë se 70 000 euro i ka marrë borxh.

Në vitin 2015 4650 dollarë ia kanë dhënë djalit për shkollim në Kanada.

Në vitin 2017 ai ka deklaruar se ka pasur kthim fondesh të transferuara nga llogaria e djalit Klaudio Prendi në vlerën 8 000 Kanadez(CAD). Kjo vlerë, sipas tij është kaluar në llogari gjatë vitit 2017, me date 28.09.2017 pasi donte të aplikonte për vizë kanadeze për vizitë tek djali dhe  më shërbenin si garanci bankare.

Më poshtë po sjellim të detajuar, pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Fran Prendi.

Viti 2003

Shtëpi banimi dykatëshe, nuk e deklaron vlerëson.

Dhomë frigoferike, me vlerë 2 milion lekë.

Paga si gjyqtar, 0573 lekë.

Viti 2004

Shtëpi banimi dykatëshe, e trashëguar dhe e rikonstrultuar pas vitit 1993.

Dhomë frigoferike e ndërtuar me mur guri në vitet 1992-1993, me vlerë 2 milion lekë.

Gjendje cash e bashkëshortes, 200 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 764 720 lekë.

Dieta shërbimi, 30 000 lekë.

Shpërblime, 46 147 lekë.

Jashtë orarit, 14 721 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 204 000 lekë.

 

Viti 2005

Një sipërfaqe toke prej 6 780 m2, në Pukë.

Depozitë bankare, 136 849 lekë.

Gjendje cash e bashkëshortes, 700 000 lekë.

Paga si gjyqtar,780 00 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 204 000 lekë.

Viti 2006

Gjendje cash, 750 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 880 000 lekë.

Shtesa mbi pagën, 179 670 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 225 000 lekë.

Pagesë për kopshtin dhe shkollimin e dy fëmijëve, 68 000 lekë.

Viti 2007

Nga sipërfaqja e tokë prej 6 780 m2, i ka dhuruar komunës “Blerimi”, 300 m2, për truall ndërtimi.

Depozitë bankare, 171 401 lekë.

Gjendje cash e bashkëshortes, 700 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 038 900 lekë.

Shtesë mbi pagën, 110 019.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 334 000 lekë.

Pagesë për kopshtin dhe shkollimin e dy fëmijëve, 17 000 lekë.

Viti 2008

Gjendje cash, 700 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 099 692 lekë.

Shtesë mbi pagën, 88 128.

Jashtë orarit, 81 288 lekë.

Shpërblime, 30 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 334 000 lekë.

Pagesë për shkollimin e dy fëmijëve, 40 000 lekë.

Viti 2009

Gjendje cash në emër të bashkëshortes 730 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 954 603 lekë.

Shtesë mbi pagën, 107 100 lekë.

Jashtë orarit, 72 548 lekë.

Shpërblime, 20 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 450 000 lekë.

Pagesë për shkollimin e dy fëmijëve, 130 000 lekë.

Viti 2010

Gjendje cash,  400 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 300  318 lekë.

Shpërblime, 21 620 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 448 500 lekë.

Viti 2011

Gjendje, kursime, 700 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 371 487 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 450 000 lekë.

Viti 2012

Njësi me sip 117 m2, në Tiranë, me vlerë 90 000 euro.

Të ardhura nga paga, 1 326 281 lekë.

Kthim huaje, nga L.P, 2 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 498 000 lekë.

Hua nga kompania Shpresa.al, 70 000 euro.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 498 000 lekë.

Viti 2013

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, “Marçeli sh.p.k”, në Pukë. E themeluar me datë 12.06.2013 nga bashkëshortja Vera Prendi dhe mbesa Greta Prendi. Kontributet e ortakëve janë në vlerën 350 000 lekë. Vlera në total, 10 785 676 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 357 450 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 507 456 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria private e bashkëshortes, 5 392 838 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 507 456 lekë.

Të ardhura nga kompania private, 5 392 838 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 607 515 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria private (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), 732 946, 41 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si mësuese në shkollën 9-vjeçare publike në Tiranë, 544 793, 43 lekë.

Kursime nga paga dhe të ardhurat nga veprimtaria ekonomike e bashkëshortes, 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Depozitë kursimi në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 163 lekë.
20 000 euro mbetur nga shuma e marrë hua.

Viti 2015

Pakësuar sipërfaqia e tokës ne pronësi në fshatin Dardhë Pukë.

Këtë sipërfaqe prej 1000m2 ua kam dhuruar, pra pa asnjë përfitim. vellezërve të mijë,  Gjovalin,Tonin dhe Lin Prendi.

Pakësuar vlera e të ardhurave të mija dhe bashkëshortes në masën 4650 dollarë kanadez të cilat janë paguar për të mundësuar dokumentacionin dhe udhëtimin e djalit tonë Klaudio Prendi në një shkollë teknike (kolegji Mohaëk college) në Kanada, me datë 24.06.2015, nga të ardhurat tona.

Djali Klaudio Prendi është madhor dhe ka aplikuar për të studiuar dhe punuar njëkohësisht në Kanada. Kjo vlerë nuk ka mjaftuar dhe për pasojë kërkesa i është refuzuar. Ne si prindër kemi shtuar në llogarinë e tij edhe vlerat e tjera monetare të perfituara nga kredia dhe të ardhurat tona që janë specifikuar hollësisht në rubrikat e këtij deklarimi.

Për pasojë aktualisht iu pranua aplikimi dhe me datë 09.01.2016 ka udhëtuar me qëllim studimi dhe punësimi ne Kanada, 4650 dollarë kanadez.

Pakësuar në llogarinë e djalit Klaudio Prendi ka kaluar vlera e depozitës 413,800 lekë.

Pakësuar të ardhurat nga qeraja e njësisë kaluar në llogarinë Fran Prendi me date 20.11.2015 të cilat i janë kaluar në llogari të djalit Klaudio Prendi. 750.000 lekë.

Shtuar kursime nga paga ime dhe bashkëshortit. 3000000 lekë.

Te ardhura nga paga për vitin 2015, si gjyqtar në Gjykatën për Krime të Rënda, në shumën 1614539 lekë.

Të ardhura nga qeraja e pronës, në shumën 750,000 lekë.

Të ardhura nga shitja e aksionit të vlerës së përgjithshme të kapitalit Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar “Marçeli shpk”, në shumën 171 500 lekë.Të ardhura nga paga e bashkëshortes (mesuese në shkollen 9 vjeçare publike”Stuarasi”,Tiranë) per vitin 2015, në shumën  544793 lekë.

Kontratë kredie bankare në shumën 2.060,000.00 lekë, marë për efekt të udhëtimit për studime dhe punësim të djalit, Klaudio Prendi.

Numri i kesteve 84, kësti mujor 32.0005.07 lekë, afati 7 vjet.

20.000 euro mbetur nga shuma e marrë hua nga z.Lush Osmani kompania “Shpresa Al.

Kursime, 300 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e vlerës së aksionit të vlerës së përgjithshme të kapitalit, 171, 500 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si mësuese në shkollën 9-vjeçare publike në Tiranë, 544 793 lekë.

Viti 2016

Kursime, 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 540 963 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 550 536 lekë.

Të ardhura nga interesi bankar i depozitës së kursimit, për vajzën 13 927 lekë.

Të ardhura nga interesi bankar i depozitës së kursimit, për djalin, 15 906 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga qiraja (njësi shërbimi 117 m2, në vlerën 1 140 000 lekë.

Kthim fondesh të transferuara nga llogaria e djalit Klaudio Prendi në vlerën 8 000 Kanadez(CAD). Kjo vlerë është kaluar në llogari gjatë vitit 2017, me date 28.09.2017 pasi doja të aplikoja per vizë kanadeze për vizitë tek djali dhe  më shërbenin si garanci bankare.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 689 473 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 576 497 lekë.

Të ardhura nga interesi bankar i depozitës së kursimit, për vajzën 11838 lekë.

Të ardhura nga interesi bankar i depozitës së kursimit, për djalin, 13521 lekë.

Të ardhura nga puna jashtë orarit, 42232 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 1 140 000 lekë.

Viti 2018

Kursime, 738 500 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 738 500 lekë.

Të ardhura neto nga paga për vitin 2018, në shumën 1,671,483 lekë.

Të ardhura neto nga paga e bashkëshortes për vitin 2018, aktualisht mësuese pranë shkollës së mesme “Petro N.Luarasi”, Tiranë, në shumën 618,4 18 lekë.

Të ardhurat nga interesi bankar i depozitës së kursimit për fëmijë për vajzën Iva Prendi, 14,246 lekë.

Të ardhurat nga interesi bankar i depozites së kursimit për fëmijë tek për djalin Rejdi Prendi, 16,270 lekë.

Të ardhura nga qeraja (njësi shërbimi në shumën 738,500 lekë./CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga