Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, është kthyer në kryefjalën e politikanëve, të cilët kërcënojnë njëri tjetrin me hetime.
Njëherësh SPAK-u shihet dhe si shpresë nga qytetarët, të cilët duke dëgjuar politikanët, janë në pritje të drejtësisë, për ata që i kanë zhvatur dhe rrënuar.
Procedurat për ngritjen e kësaj strukture kanë nisur dhe tashmë janë përcaktur datat për intervistimin e kandidatëve-prokurorë që kanë aplikuar për në SPAK.
Deri këtu apo edhe deri në përfundim të procesit gjithçka konsiderohet proceduriale.
Por, a duhet patur shpresë tek SPAK-u, kur dihet se të njëjtët prokuror i kemi pasur më herët dhe s’kanë bërë gjë.
Për SPAK-un, nuk do të vijnë prokurorë të huaj, këta që kemi pasur janë.
Janë pikërisht prokurorët që kanë dështuar të hetojnë krimin dhe korrupsionin e njerëzve me pushtet dhe tashmë synojnë SPAK.
E reja për ta në këtë strukturë është se do të paguhen më shumë, pra taksat tona, do vijojnë të shkojnë për përmirësimin e luksit të tyre, por jo të pritet, që ata të bëjnë namim.
Namin do e kishin bërë se nuk iu kanë munguar ligjet, por, ose kanë qenë të korruptuar, ose janë shndërruar në lepuj, ose kanë patur lidhje me politikën, ose kanë qenë të paaftë dhe pas gjithë këtyre “ose-ve” Shqipëria ndodhet, sot në ditët e saj më të zeza, me politikanët më të inkriminuar në Evropë.
Thënë më qartë , thjesht d0 të jetë një strukturë e re, por përmbajtja nuk do të ndryshojë.
Nuk ka Vetting që do i ndryshojë, duke pasur parasysh se disa nga kandidatët që kanë kaluar këtë proces, janë të zhytur në skandale.
Dhe falë lidhjeve me politikën po qëndrojnë në sistemin e drejtësisë.
Vettingu si lojë e politikës
Nga data 8-12 korrik do të merren në intervistë, 22 kandidatët-prokurorë, që kanë aplikuar për në SPAK.
Në fakt pjesë e listës ishte edhe prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, por ai u shkarkua vetëm pak ditë më parë.
Pjesa më e madhe e kandidatëve, për të mos thonë të tërë, janë prokurorë nga Krimet e Rënda.
Deri më tani 8 prej, konsiderohen se kanë kaluar Vettingun, pasi nuk janë ankimuar.
Ata janë prokurorët Arben Kraja, Behar Dibra, Dritan Prençi, Edvin Kondili, Eneid Nakuçi,Enkelejda Millonai, Manjola Kajana dhe Vladimir Mara.
Ky i fundit, nëse pretendohet drejtësi, duhet të ankimohet nga Komisioneri Publik, madje të nxirret jashtë sistemit të drejtësisë. Mara, lakohet si gogël e politikës, që përdoret për ndere dhe favore të ndryshme.
Për më tepër, duke pasur në duar dosjen hetimore 184, ai ka amnistuar nga hetimet kunatin e tij që doli në përgjime, bashkë me zyrtarët e tjerë socialistë. Një prokuror me integritet do të kërkonte të paktën falje, por politika duket se e ka siguruar se nuk do të largohet nga drejtësia.
Me Vladimir Marën në SPAK, kuptohet se çfarë drejtësie presim.
Dy nga kandidatët që e kanë kaluar Vettingun , por që janë ankimuar nga Komisioneri Publik janë Besnik Muçi dhe Donika Prela.
Edhe me skandalet e këtyre të dyve, SPAK-u, në vend që të jetë institucion drejtësie do të shndërrohet në institucion ku prodhohet krimi dhe korrupsioni dhe jo ku luftohet.
Ndërkaq kandidatë të tjerë për SPAK që presin procedurat e Vettingut, janë Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini,Besim Hajdarmataj, Doloreza Musabelliu, Dorina Bejko, Elida Kaçkini, Elizabeta Imeraj, Enkeleda Xhengo, Klodian Braho, Maksim Sota dhe Ndini Tavani./CNA.al
Opozita vijon të jetë e vendosur për të mos lejuar zgjedhjet...
Kryebashkiaku i Tiranës, i vetëpagëzuar me emrin Lali Eri, v...
Pas publikimit të përgjimeve të dosjes 339 dhe 184, nga gaze...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dalë ...
Vetëm pak pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi...
Avokati Altin Goxhaj ka dy pyetje për militantët e Partisë D...
Pas djegies së KZAZ-së në Bushat, një ditë më parë, ministri...
Erion Veliaj, i cili po kërkon mandatin e dytë për të udhëhe...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Kandidatja e Bindjes Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Va...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan se kemi për...
Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi ka ironizua President...
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka reaguar në lidhje me incide...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një deklaratë për m...
Kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agro...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar me tone të f...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka shkruar një opin...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dalë sot në një dekl...
Aktori i njohur i teatrit dhe kinemasë, Mehdi Malkaj ka dekl...
Gjykata Kushtetuese sipas afateve ligjore, duhet të ngrihej,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...