Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka shkruar një opinion lidhur me lëvizjen ?Edhe unë nuk votoj? e cila nisi krejt spontanisht nga artist ii mirënjohur Bujar Kapexhiu.
Mustafaj shkruan për gazetën Panorama, se Kapexhiu jo vetëm po shprehte qëndrimin e vet si qytetar ndaj votimeve të 30 qershorit, por me vetëdijen e artistit dhe të intelektualit, po i përgjigjej edhe një shantazhi këmbëngulës të Kryeministrit Rama lidhur me paralajmërimet e forta të ardhura nga opozita se votimet e 30 qershorit do të pengohen.
Shkrimi i Besnik Mustafajt
Është një lëvizje që filloi krejt spontanisht, nisur nga një pohim që bëri në një dalje televizive artisti i mirënjohur Bujar Kapexhiu. Ai tha se nuk do të votonte më 30 qershor e se do t?i pengonte këto votime. ?Nuk dua të udhëtoj jashtë?, shtoi ai. Përvoja si skenarist dhe si karikaturist e ndihmon mjeshtrin Kapexhiu të ketë sensin e formulës së qartë, koncize dhe ironike. Në të vërtetë, ai jo vetëm po shprehte qëndrimin e vet si qytetar ndaj votimeve të 30 qershorit, por me vetëdijen e artistit dhe të intelektualit, po i përgjigjej edhe një shantazhi këmbëngulës të Kryeministrit Rama lidhur me paralajmërimet e forta të ardhura nga opozita se votimet e 30 qershorit do të pengohen.
Në fillim, Rama tha dhe përsëriti me forcë se, atyre që do të merrnin pjesë në pengimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do t?u ndalohej hyrja në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian. Ishte një shantazh i llogaritur mirë nga ana e Kryeministrit duke pasur parasysh ndjeshmërinë e veçantë që kanë shqiptarët në përgjithësi, ata me shkollë të madhe dhe ata pa shkollë fare, ndaj lirisë së qarkullimit. Unë besoj se do të ishin shumë të paktë ata që do të pranonin të sakrifikonin këtë liri qoftë edhe për një arsye të madhe parimore, e cila prek thelbin e demokracisë, siç është pluralizmi i zgjedhjeve. Por, për të qenë sadopak i besueshëm në paralajmërimin e vet shantazhist, Kryeministri kishte nevojë për një konfirmim makar me gjysmë zëri nga Brukseli e nga Uashingtoni. Ky pohim nuk erdhi kurrë. Dhe nuk mund të vinte. Atëherë, ai ndryshoi taktikë, por duke ruajtur thelbin e shantazhit. Tha se ndalimi i qarkullimit do të vinte nga brenda vendit. Madje, u duk sikur po ndërmerrte edhe një nismë legjislative për të vendosur në Kodin Penal të Republikës tonë një ndëshkim të tillë. Por edhe kjo nuk mund të ndodhte. Liria e qarkullimit të njerëzve është një nga të drejtat themelore universale, e garantuar me një mori konventash ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë ka aderuar. Megjithatë, Rama e ka vazhduar dhe do ta vazhdojë me sa duket deri në fund këtë shantazh, i bindur se populli shqiptar është budalla dhe nuk mund ta dijë e as nuk mund ta mësojë se në realitetin e sotëm kushtetues të Shqipërisë, konventat ndërkombëtare të kësaj natyre kanë përparësi ndaj legjislacionit kombëtar e se janë të parashikuara qartë rrethanat dhe kohëzgjatja e heqjes së pasaportës së një qytetari. Përndryshe, ai nuk do të ishte qytetar i lirë.
Unë nuk e di kush ishte i pari që e mori pohimin e mjeshtrit Kapexhiu dhe e shndërroi në një nismë qytetare, të shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale. Por, kur e ndesha, iu bashkova menjëherë, duke shtuar si tekst se ?edhe unë do të bëjë gjithçka ishte në dorën time për t?i penguar këto votime false?. Shumë shpejt vura re se po bëheshin me qindra ata, të cilët, ashtu si unë, nën shembullin e Bujar Kapexhiut, po e sfidonin Kryeministrin. Por tashmë jo veç e veç, jo secili për hesap të vet. Pa u marrë vesh njeri me tjetrin, pa ndërtuar një platformë a një program të përbashkët sipas modelit klasik, madje edhe pa e njohur shoqi-shoqin në pjesën më të madhe, në njëfarë mënyre, ishim bashkë. Artistë, shkrimtarë, profesorë universiteti, intelektualë të fushave të tjera, politikanë e ish-politikanë. Por jo vetëm. Janë me qindra e qindra, ndoshta me mijëra, ata, të cilët as nuk janë e as nuk synojnë të bëhen ?intelektualë? e që i janë bashkuar kësaj nisme. Ky fakt ka rëndësi të veçantë për t?u mbajtur parasysh. Më të shumtët e të shumtëve nuk janë pjesë e ndonjë elite ose pjesë e ?kazanit?, siç jemi mësuar ta dëgjojmë Kryeministrin ta përcaktojë me përbuzje ndërgjegjen kritike të shoqërisë tonë. Pra, duket një nismë, e cila, në mënyrë befasuese për mua, po bëhet me shpejtësi popullore. Dhe është jashtë çdo organizimi apo manipulimi të politikës institucionale.
Po a ka shpresë që, duke qenë e tillë, domethënë spontane dhe horizontale, krejt jashtë kontrollit apo qoftë edhe ndikimit të strukturave politike partiake, ky zë të dëgjohet nga Kryeministri.
Duke e njohur mjaftueshëm profilin e Edi Ramës si politikan, unë them se jo. Nuk ka asnjë shpresë. Në rastin më të mirë, ai do ta shpërfillë plotësisht edhe këtë nismë. Në mos, ai do ta denigrojë e përçmojë shëmtueshëm, duke e klasifikuar siç e ka zakon, në një tjetër komplot kundër tij, që ai e përkthen pa i ardhur turp nga megalomania e vet si një komplot kundër interesave jetike të vendit. Ma merr mendja se nuk jam i vetmi ndër pjesëmarrësit në këtë nismë me një parashikim të tillë pesimist.
Po a ia vlente atëherë të ndërmerrej?
Përgjigjja ime ndaj kësaj pyetje është që po. Sigurisht që ia vlente. Madje, shumë. Është një nismë që tregon se Shqipëria ka elita, të cilat as nuk tremben dhe as nuk korruptohen nga pushteti autoritarist i Edi Ramës dhe se shoqëria shqiptare është zgjuar në atë masë sa të fillojë t?i dëgjojë elitat e saj sado defektoze të jenë këto elita. Rrjedhimisht, unë besoj se roli i kësaj nisme apo i të tjerave të ngjashme, që mund të shfaqen dhe do të shfaqen, jam i bindur, në ditët në vazhdim, nuk mbaron më 30 qershor. Përkundrazi, më 1 korrik e tutje roli i tyre do të jetë edhe më i madh. Sepse, me ç?duket, zullumi i Kryeministrit mbi demokracinë tonë vetëm do të rritet. Dhe, siç thotë një proverb shqiptar, peri këputet së holluari, zullumi këputet së trashuri.
Më kanë pyetur shumë veta se çfarë kam parasysh kur them se do të bëj çfarë është në dorën time për t?i penguar këto votime false. Përgjigjja ime është kjo: në dorën time është të flas. Unë vazhdoj të besoj te fuqia transformuese e fjalës. Dhe si unë ka shumë në këtë vend. Ne besojmë te fuqia transformuese e fjalës. Shembulli i fundit, që na jep të drejtë në besimin tonë, janë zgjedhjet në Stamboll. Ata, që mendojnë si njerëz të lirë, e mundën Erdoganin, mikun dhe modelin e Kryeministrit tonë. #EdheUnë mendoj si njeri i lirë.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dalë sot në një dekl...
Aktori i njohur i teatrit dhe kinemasë, Mehdi Malkaj ka dekl...
Gjykata Kushtetuese sipas afateve ligjore, duhet të ngrihej,...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar sot m...
Instagrami i saj është i mbushur me thënie dhe motivacione t...
Khloe Kardashian, ylli i serialit “Keeping Up with the Karda...
Nuk ju zë gjumi gjatë darkës dhe mbani të drejtuar freskuese...
Bashkimi Europian ka reaguar me anë të një deklarate lidhur ...
Ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, ka thënë se sh...
Policia ka arrestuar sot tre persona pasi akuzohen për trafi...
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka takaur sot ...
Përfaqësia e OSBE-së në Tiranë ka reaguar lidhur me sulmet e...
Merve shkon në apartamentin e Serhanit për të biseduar me të...
Dy ditë më parë reperja e famshme Cardi B u paraqit në gjyka...
Vajzat e showbizzit shqiptar Rike Roçi dhe Erjona Sulejmani ...
Pas një sezoni të suksesshëm me emisionin e saj “Piter Pan”,...
Para disa ditësh Pamela Anderson akuzoi ish- të dashurin, fu...
Një kopësht zoologjik në Londër i ka habitur të gjithë me nj...
Dashi – Gëzoni ditën e sotme. Merrni kontrollin e situatës d...
Ajo është bërë e famshme tashmë për format e saj seksi dhe ç...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...