web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dridhje dhe shtrëngim duarsh/Angela Merkel i trondit përsëri të gjithë në videon e fundit

27 Qershor 2019, 12:10, Aktualitet CNA

Para disa ditësh në takimin me presidentin e Ukrainës në Berlin,Angela Merkel i shqetësoi të gjithë me shëndetin e saj.

Gjatë himnit ajo u pa në një video duke u dridhur dhe më pas tha se ishte nga dehidratimi në trup.

Por sërish sot gjatë takimit me Frank-Walter Steinmeier në Berlin, kancelarja gjermane ka pasur dridhje të pakontrolluar të trupit.Edhe pse ajo përpiqej që ta kontrollonte veten duke shtrënguar duart, ishte e pamundur të bënte diçka.

Dikush i ofroi menjëherë me një gotë ujë, por ajo refuzoi ta pijë. Kjo nuk është hera e parë që Merkel dridhet në publik.

Megjithatë kjo ka ngjallur dyshimet se Merkel mund të jetë dukë vuajtur nga Parkinsoni, i cili shkakton dridhje të pakontrolluara trupi.





Lajmet e fundit nga