web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioneri i Vettingut shpëtoi nga dënimi/ Zbardhen lidhjet Olsi Komiçit me Ramën

3 Qershor 2019, 11:14, Aktualitet CNA

Rreth 700 gjyqtarë e prokurorë, i janë nënshtruar Vettingut, në tre kritere, në atë profesional, të  pastërtisë së figurës dhe kriterit të pasurisë.

Njerëzit që janë zgjedhur për të kaluar në filtër gjyqtarët dhe prokurorët, nuk i janë nënshtruar më parë një hetimi të tillë.

Pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të lidhur me politikën, apo disa prej të tyre kanë një të kaluar të errët profesionale dhe një pasuri të dyshimtë.

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Olsi Komiçi duket se ka lidhje të pastër me Qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Logjikisht i bie që Komiçi të firmos shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që linçon Qeveria, apo që nuk janë të preferuarit e kryeministrit Rama.

Vettingu ishte i nevojshëm në drejtësi, por nëse bëhej nga njerëz që e kanë kaluar vetë një proces të tillë. Duket se për shkak të njerëzve të lidhur me politikës, apo për shkak të së kaluarës së tyre, por realizohet edhe nje proces me dy standarte.

Kujtojmë se Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit.

Më herët mediat kanë raportuar se Komiçi është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion.

Në vitin 2009, në media është raportuar se prokuroria e ka dërguar në Gjykatë, dosjen për Olsi Komiçin dhe kjo e fundit e ka shpallur të pafajshëm.

Nuk dihet nëse është bërë drejtësi në këtë rast, apo gjyqtari ka qenë zemërbutë.

Mjerë ai prokuror që e ka hetuar, pasi sot është në dorë të tij, ndërsa gjyqtari sigurisht që do presë kthimin e nderit.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e Olsi Komiçit, që nga viti 2010 dhe deri në vitin 2018.

Në vitin 2018, pasi është bërë komisionet ai ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 102 m2 dhe garazh 70.000 euro me sipërfaqe 16.56 m2,  ku 65.000 euro vlera e apartamentit dhe 5.000 euro vlera e garazhdit.

Gjithashtu bashkëshortja e tij e cila rezulton pronare e disa patundshmërive në Vlorë dhe Librazhd, ka blerë  një automjet tip Mercedez Benz në shumën 6.300 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga Komiçi, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2010

Autoveturë, tip Opel, shitur 2 000 euro.

Blerë autoveturë Benz, në shumën 5 000 euro

Të aradhura nga paga në ATK, për periudhën Janar-31 Dhjetor 2010, në shumën 1 037 575 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në ZQ.R.P.P, në shumën 715 830 lekë.

Kredi për shtëpi banimi në shumën paguar 2 000 euro dhe papaguar 11 800 euro.

Kredi konsumatore, paguar 78 000 lekë, papgauar 160 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga në ATK, në shumën 1 070 028 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në ATK, në shumën 655 902 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortes, në shumën 32 000 lekë.

Overdraft 200 000 lekë

Overdraft në emërv të bashkëshortes, në shumën 54 000 lekë.

Huamarrje e pashlyer, në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2012

Çelje depozite, në shumën 16 000 lekë.

Të ardhura nga paga në shumën 670 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 382 000 lekë.

Viti 2017 (Deklarimi fillestar)

Apartament banimi me sip. 70.51 m2, në shumën 5 076 720 lekë.

Automjet Mercedes Benz me targë blerë sipas kontratës së datë 12.8.2010 në vleren 5.000 euro.

Kartë krediti me limit 70.000 lekë. Detyrim i mbetur për të paguar me datë 20.6.2017 është 31.705 lekë.

Limit 70.000 lekë, detyrim i mbetur në shumën 31.705  lekë.

Gjendje cash në shumën 200.000 lekë.

Llogari rrjedhëse, në shumën 3.099 lekë.

Të ardhura nga paga si ZV.Drejtor, tek ALUIZN-i, në shumën 102. 175 lekë.

Të ardhura si avokat, në shumën 40 000 lekë.

Marreveshje huaje me personin fizik, datë 30.12.2005, për shumën 1.000.000 lekë, pa përqindje interesi dhe me afat të pacaktuar kthimi. Likuiduar 750.000 lekë mbetur detyrim në shumën 250.000 lekë.

Dy kredi në shumën totale 2.150.000 lekë.  Me datë 11.11.2012 disbursuar kredia në shumën 1.550.000 lekë dhe kredi në shumën 600.000 leke. Kredia në shumën 1.550.000 lekë është përdorur për mbylljen e një kredie, ndërsa kredia tjetër në shumën 600.000 lekë për orendi shtepiake. Detyrim i mbetur për kredinë në shumën 1.550.000 lekë është 858.004 lekë ndërsa detyrim për kredinë 600.000 lekë është 305.540 lekë.

Deklarimi i bashkëshortes

Truall me sipërfaqe 726.4 m2, i ndodhur në ZVRPP Vlorë, sipas certifikatës për vërtetim pronësie lëshuar nga ZVRPP Vlorë datë 13.01.2007. Burim krijimi: Pasuri e përfituar me vendim të Ish Komisionit Vendor të Kthimit dhe të Pronave Qarku Vlore si trashëgimi nga babai zotëroj 1/18 pjesë.

Truall me sipërfaqe 300 m2, i ndodhur në lagjen regjistruar në ZVRPP Vlorë. Burim krijimi: Pasuri e përfituar me vendim të Ish Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Vlore si trashëgimi nga babai.Zotëroj 1/18 pjesë.

Llogari rrjedhëse  me gjendje në vlerën 778.  Depozite plus në vlerën 579 lekë. Llogari (Internet Card) në vlerën 372 lekë.

 

Viti 2017 (Deklarimi vjetor)

LLogari rrjedhëse e pagës, gjendja me datë 31.12.2017  ka qenë 829 lekë.

Llogari kursimi, gjendja me date 31.12.2017 ka qenë 67.373 lekë.

Kartë krediti e deklaruar më parë dhe me datë 31.12.2017 në shumën 5.054 lekë.

Të ardhura nga paga për periudhën Qershor ? Dhjetor në shumën totale 1.864.552 lekë nga e cila deri me datë 31.12.2017 kanë kaluar 1.576.256 lekë,  pasi paga e muajit dhjetor ka kaluar në muajin Janar 2018, në shumën 1.576.256 lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse e pagës në shumën ? 204.941 lekë.

Në datën 6.3.2018 është nënshkruar  kontrate kredie konsumatore për Overdraft ? 204.941 lekë.

Llogari kursimi,  28.227 leke.

Shitur automjeti tip Mercedez Benz në shumën 200.000 leke.

Sipas kontratës së shitblerjes së pasurisë së paluajtshme me kusht është blerë apartament banimi me sip. 102 m2 dhe garazh 70.000 euro me sip 16.56 m2,  ku 65.000 euro vlera e apartamentit dhe 5.000 euro vlera e garazhdit.

Pakësuar gjendja cash në shumën 500.000 lekë.

Karta e deklaruar më parë, detyrimi ka qenë 43.945 lekë.

Mbas vdekjes së babait është çelur dëshmia e trashëgimise ku është regjistruar dhe emri im me 1/6 pjesë në Apartamentin me sip 54.66 m2 në Librazhd.

Të ardhura nga paga, në shumën 3 536 564 lekë.

Vazhdon shlyerja e kredisë për vitin 2018 në shumën 267.000 lekë. kanë mbetur pa shlyer  178.784 lekë.

Vazhdon shlyerja e kredisë për vitin 2018 në shumën 125.000 lekë, mbetur pa shlyer 585.810 lekë. Llogaria e kredisë ka gjendje në datë 31.12.2018, në shumën 23.800 lekë. Kredi bankare për blerje apartamenti dhe garazh në shumën 7.200.000 lekë.

Kolateral është vendosur apartamenti i blerë me sip 102 m2 dhe apartamenti i deklaruar me parë në shumën 7.200.000 leke

Llogari rrjedhëse e pagës, gjendja 48.137 lekë.

Kam blerë automjet tip Mercedez Benz në shumën 6.300 euro. Burim krijimi: Nga shitja e automjetit të bashkëshortit dhe nga të ardhurat). Vlera 6.300 euro.

Llogari kursimi 600 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga