Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018. Wadephul e publikoi këtë deklaratë të enjten paradite në Berlin, si reagim ndaj rekomandimit të Komisionit të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Wadephul pohon se ekziston një marrëveshje me grupin parlamentar socialdemokrat që çelja e negociatave me Shqipërinë të tratjohet në shtator të vitit 2019.
Qëndrime të kundërta mes Wadephul dhe Roth
“Grupi parlamentar CDU/CSU do të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera që ka në dispozicion. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE”, pohon Wadephur, duke shtuar se “një shqyrtim i këtillë nuk mund të bëhet me nxitim”. Sipas tij, kjo as nuk do të justifikohej dot para popullsisë gjermane, e as nuk do të ishte e drejtë ndaj vendeve në fjalë. “Ndaj Bundestagu gjerman do të mund të vendosë vetëm në fund të shtatorit për çeljen e negociatave të anëtarësimit, sikurse është rënë dakord me kolegët e grupit parlamentar socialdemokrat”.
Ky qëndrim i grupit parlamentar CDU/CSU, të kancelares Angela Merkel, bie ndesh me atë të ministrit të Gjermanisë për Evropën, Michael Roth (SPD), i cili ngul këmbë që Shqipërisë t’i çelen negociatat në qershor, sikurse është premtuar një vit më parë. Roth argumenton në një artikull të publikuar të mërkurën në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e saj dhe se e meriton çeljen e negociatave.
Wadephul: Asnjë kusht i ministrave nuk është përmbushur
Në anën tjetër, Wadephul është kundër këtij perceptimi, me fjalët se “sipas një analize fillestare Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018.” Wadephul jep si shembuj “mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”.
“Nuk janë krijuar ende as organi i posaçëm antikorrupsion e as Byroja kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak procedura gjyqësore për raste korrupsioni të nivelit të lartë dhe asnjë dënim. Kjo ishte një nga kërkesat e ministrave të jashtëm të BE-së, në qershor të vitit 2018”, shkruan në deklaratën e tij deputeti kristiandemokrat.
Sipas tij, po aq të dobëta janë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar. “Nuk është hapur asnjë proces gjyqësor kundër politikanëve dhe kriminelëve, që në fillim të vitit dolën se kishin të bënin me blerjen e votave”, thotë ai. Një mangësi që përmend Wadephul është edhe “mospërfundimi i ligjit zgjedhor, një kusht ky i vënë nga ministrat e jashtëm një vit më parë”.
Wadephul pohon se “Shqipërisë i duhet edhe shumë kohë derisa të jetë gati për negociatat e anëtarësimit” dhe se “duhet të bëjë përpjekje maksimale për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE-së në shtator.”
Ende pa opinion zyrtar për negociatat
Qeveria gjermane ende nuk ka krijuar një opinon unik për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithëse ministri Roth është i mendimit se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, tha të mërkurën se “do të analizojmë me kujdes progres-raportet dhe pastaj do të shohim se cilat janë konkluzionet operative që do të ndërmarrim?. Në të njëjtën linjë argumentoi edhe zëdhënësja e Ministrisë së jashtme, Maria Adebahr, e cila lajmëroi se tema e çeljes së negociatave do të jetë në axhendën e ministrave të jashtëm të BE-së, më 18 qershor të këtij viti.
Për të dhënë një po për çeljen e negociatave, qeverisë gjermane i duhet më parë opinioni i shumicës së deputetëve gjermanë. Sipas burimeve të DW në Berlin, ditët e fundit ka pasur shumë ecejake për ta bindur Parlamentin gjerman ta trajtojë këtë çështje në fillim të qershorit. Burimet tona thonë se deputetët konservatorë deri tani nuk e kanë pranuar këtë kërkesë. Një vendim ky që, sipas analistëve, ka qenë më i lehtë të merret, në një kohë kur edhe vende të tjera, si Franca, Holanda dhe Danimarka, janë kundër fillimit të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Opinione të ndryshme për krizën
As për zgjidhjen e krizës në Shqipëri qeveria e kancelares Angela Merkel nuk ka krijuar një opinion unik, megjithëse kohët e fundit në Shqipëri janë dëgjuar shumë deputetë nga partia e saj me përfytyrime pjesërisht të ndryshme nga njëra-tjetra për zgjidhjen e krizës. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Adebahr, e quajti të mërkurën “të gabuar vendimin e opozitës për t’u larguar nga Parlamenti” dhe shprehu “keqardhjen që opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.”
Dialogu pozitë-opozitë
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU e përmend në deklaratën e tij të ditës së enjte (30.05.2019) sërish krizën në Shqipëri dhe kërkesën e tij për “një dialog të mirëfilltë mes qeverisë dhe opozitës për kapërcimin e krizës shtetërore” dhe vazhdon të ofrohet për të dhënë ndihmesën e tij në zgjidhjen e krizës. “Grupi parlamentar CDU/CSU është ende i gatshëm të ndihmojë. Të dyja palët duhet të jenë të gatshme për një dialog të tillë pa parakushte. Asnjë temë nuk duhet përjashtuar që më parë”, thotë Wadehpul.
Në një deklaratë të mëparshme të dhënë ekskluzivisht për DW, së bashku me kolegun e tij Christian Schmidt, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e jashtëm, Wadephul kishte lënë të hapur edhe opsionin e shtyrjes së zgjedhjes, si një mundësi për të dalë nga kriza.
Vizitat e politikanëve shqitparë në Gjermani
Javën e ardhshme në Gjemani pritet të vijnë një sërë politikanësh nga Ballkani Perëndimor, ndër ta edhe kreu i opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha, dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. Vizitat e tyre janë jozyrtare, por nuk përjashtohet mundësia që të flitet për mundësitë e ndihmesës gjermane për kapërcimin e krizës në Shqipëri.
Vizita më e rëndësishme javës së ardhshme në lidhje me Ballkanin Perëndimor, pritet të jetë megjithatë ajo me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të enjten paradite (6.05.) do të takohet me kancelaren Angela Merkel. Sipas zëvendës-zëdhënëses së qeverisë, Martina Fietz, takimi do të jetë në kuadër të përgatitjeve për samitin e korrikut në Paris, ku krerët e Kosovës do të takohen me ata të Serbisë, nën ombrellën dhe me ndërmjetësimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel./DW
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka replikuar me kryeminis...
Një numër jo i vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh janë shkarku...
Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka ...
Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend duke iu përgjigjur ...
Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuve...
Kryeministri Edi Rama ka folur në seancën e sotme plenare li...
Ndërsa ka dorëzuar sot zyrtarisht në komisionin e Integrimit...
Si çdo të enjte, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në ...
Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot në Kuvend...
Gazeta austriake “Der Standard”, ka bërë një shkrim në lidhj...
Në seancën e sotme parlamentare përveç debateve ka patur edh...
Genc Pollo, ish-deputet i PD dhe ish-kryetar i Komisionit Pa...
Raporti i komisionit të BE-së rekomandon çeljen e negociatav...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar ...
Cfarë mjerimi të mashtrosh duke thënë se Shqipëria paska mar...
Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja demokrate Rud...
Deputeti Ralf Gjoni në senacën e sotme plenare foli me kriti...
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së , Taulant Balla në fjalën...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga foltorja e Kuvend...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...