“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
?Klientët nuk vijnë të parët. Punonjësit vijnë të parët. Nëse kujdesesh për punonjësit e tu, ata do të kujdesen për klientët? ? ka thënë Richard Branson.
Një punonjës i lumtur është ambasadori më i mirë për cilëndo kompani.
Grupi Balfin e ka kuptuar këtë dhe ka vite që vë në zbatim një plan konkret për t?i patur sa më të kënaqur punonjësit në kompanitë e tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, e me gjerë.
Kompania me qendër në Tiranë ka investuar shumë këto vite që punonjësit e tij, të jenë jo vetëm më të lumtur, por edhe më të aftë profesionalisht përmes trajnimesh të panumërta.
Krahas retreat-eve të shumta që Balfin ka mundësuar për punonjësit e tij nga kompanitë e shteteve të mësipërme, në zona turistike si Kolashin, Durrës, Berat, Korçë, apo edhe në Sardenjë, Siçili, Firence e Selanik, plot 5299 orë trajnime janë kryer për rreth 3.000 punonjës vetëm gjatë dy viteve të fundit.
Grupi më inovator dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon, shpenzon rreth 1 milionë euro çdo vit që punonjësit e tij të rriten profesionalisht, të socializohen dhe të njihen më mirë me njëri-tjetrin, të forcojnë frymën e skuadrës dhe njëkohësisht të argëtohen.
Kjo bëhet nëpërmjet veprimtarive të ndryshme, që nga fushatat e vlerave të grupit, trajnimet, retreat-et, aktivitetet sportive dhe kulturore dhe ato për forcimin e frymës së skuadrës.
Grupi Balfin i zhvillon këto aktivitete në përputhje me vlerat nga të cilat udhëhiqet, si pjesë e kulturës së tij korporatave dhe njësoj si kompanitë më të mëdha ndërkombëtare.
Retreat për punonjësit
Pas një viti intensiv me punë, sfida, ngarkesë profesionale por edhe rezultate, çdo punonjës meriton që të kalojë kohë të këndshme në shoqërinë e kolegëve, ndaj kompanitë e ndryshme të Balfin realizojnë retreat-e në vende nga më interesantet turistike, në shtete të ndryshme. Këto ekskursione shpeshherë janë edhe tematike, ku krahas turizmit dhe relaksit, diskutohet për vizionin dhe objektivat e së ardhmes. Gjithashtu në një nga retreat të fundit të Grupit në qytetin e Beratit, punonjësit patën mundësi që të zhvillonin sportin e rafting në kanionet e Skraparit si dhe të degustonin produktet bio që ofron zona e Beratit.
Fushatat e vlerave
Grupi Balfin ka disa vlera kyçe mbi të cilat i ngre themelet e tij, sikurse janë: Partneriteti, Vlerësimi/Përkujdesja, Risitë, Përgjegjshmëria.
Në kuadër të këtyre vlerave, vitet e fundit janë ndërmarrë fushata të dedikuara për të gjithë punonjësit. E para qe ajo me fokus vlerën e ?Partneritetit?. Partneriteti, një nga vlerat themelore të Grupit Balfin, u promovua në mënyrë simbolike në mbi 200 video të dërguara nga punonjësit e kompanisë, të mbledhur në grupe nëpërmjet lojës së hedhjes me litar, e cila mbart simbolikën e aftësisë për të koordinuar veprimet dhe për të ekzekutuar planet, besimit dhe sinergjisë midis kolegëve, ndarjes së përgjegjësive, marrjes përsipër të riskut dhe arritjes me sukses të objektivave, sfidës dhe tejkalimit të vështirësive.
Fushata e dyte dhe që sapo ka nisur për punonjësit është ajo e vlerës së ?Përgjegjshmërisë?, e cila është kombinuar me iniciativat vullnetare të cilat do të propozohen dhe organizohen nga vetë punonjësit, me fokus ardhjen në ndihmë njerëzve në nevojë.
Zakonisht, Grupi Balfin këto fushata i koncepton edhe në formën e një konkurrence mes ekipesh, ku vlerësohen dhe shpërblehen me çmime të ndryshme idetë më origjinale dhe rezultatet më të larta.
Aktivitete për forcimin e frymës së skuadrës
Lojërat krijuese dhe sfiduese, janë ato që e bëjnë skuadrën që të rrisë frymën e bashkëpunimit dhe të konkurrueshmërisë. Kompanitë e Grupit Balfin zhvillojnë mjaft aktivitete të tilla për këtë qëllim. Mund të veçohet për vitin e fundit aktiviteti i zhvilluar nga Neptun, edicion i parë i Happy Teams, me titull Sfida. I gjithë stafi i kompanisë pati mundësi të merrte pjesë në fazën e parë të këtij aktiviteti, gjatë 4 javëve të tij, i organizuar në skuadra, të cilat grumbulluan pikë nga lojërat e ndryshme. 8 ekipet më të mira të kualifikuara nga faza e parë, sfiduan njëri-tjetrin në fazën e dytë duke konkurruar në lojën me Harqe dhe Beer-pong. Katër ekipet që shfaqën cilësitë më të larta të punës në grup dhe shpirtin e konkurrencës u bënë fitues të 4 çmimeve surprizë. Kjo praktikë do të vijojë tashmë në formën e një tradite të re të përvitshme si nga Neptun ashtu dhe nga shoqëri të tjera të Grupit.
Balfin Volley dhe kultura
Jetesa e shëndetshme, të bërit sport dhe frekuentimi i jetës kulturore, ndikojnë gjithashtu në cilësinë e jetës së punonjësve. Për këtë arsye ka mëse 6 vite që organizohet rregullisht nga Grupi, Balfin Volley, një kampionat i mirëfilltë volejbolli, mes mbi 20 kompanive të Grupit, në fusha dhe me arbitra profesionistë. Ky turne shpall çdo vit një ekip kampion dhe ndan çmime për skuadrat e para dhe lojtarët më të mirë. Në çdo ekip është i detyrueshëm prania në fushë e të paktën 2 punonjëseve femra.
Grupi gjithashtu ka vite që i siguron punonjësve bileta për të ndjekur shfaqje teatrale, në mënyrë që ata të jenë në kontakt me jetën kulturore.
Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizem me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj./ CNA.al
[smartslider3 slider=21]
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat lidhur prezant...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi ...
Aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaj ka reaguar në lidh...
Veriu i Kosovës është blinduar sot nga forcat e policisë pas...
Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar sot në rrjetet...
Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Duket se Amerikanët nuk do të rrinë duarkryq, në lidhje me k...
Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të mirë të humorit s...
Ilir Meta në kohën që ishte kryetar u LSI, në vitin 2009, ka...
Në kuadër të opoeracionit “Pedonalja” policia ka sekuestruar...
Policia ka arrestuar 3 persona në flagrancë pasi janë kapur...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Prej gati një viti tashmë, “Vettingu”, çka simbolizion edhe ...
Mediat kosovare raportojnë se gjatë aksionit që po zhvillohe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ...
Dy efektivë dyshohet se kanë mbetur të plagosur, nga një ope...
Lideri i Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Çedomir Jovanovi...
Blerjet online do të bëhen më të shtrenjta pasi Drejtoria e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...