Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në Nëntor 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës njëherazi dhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Enton Dhimitri.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.
“Subjekti i rivlerësimit është i besueshëm në shpjegimet e tij për padijeninë e përfshirjes të personit të lidhur me krimin e organizuar, pasi dëgjoi edhe zotin Dhimitri në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe konfirmon në detyrë në gjykatën e Apelit Gjirokastër”, thuhet në arsyetimin e konfirmimit nga KPK.
Por në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që disponon CNA.al, thuhet se ai ka pasur lidhje me persona të inkriminuar.
Dhe për të njëjtën arsye janë shkarkuar disa prokurorë dhe gjyqtarë. Por Dhimitri ka bërë përjashtim dhe për më tepër as Komisioneri Publik nuk e ka ankimuar vendimin e KPK-së.
Raporti i shërbimeve sekrete
Në raportin që mban numrin 11776, të përpiluar nga DSIK dhe të dërguar pranë KPK, hidhen dyshime se Dhimitri ka pasur lidhje me persona të inkriminuar. Bëhet fjalë për kunatin e tij dhe jo vetëm.
“Nga informacioni i ardhur nga institucionet e verifikimit rezulton se për vetë shtetasin L.G, disponohen të dhëna dhe ngrihen dyshime se është i përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, në bashkëpunim me persona të tjera.
Ky shtetas është arrestuar në datën 25.06.2016, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “të shkeljes së ligjit mbi narkotikët” në shtetin fqinj Greqi.
Vepër penale kjo që përfshihet në grupin e veprave penale që cilësohen nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale “vepra penale të krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit” kompetencë e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ose të çdo gjykate tjetër që mund të zëvendësojë atë në ushtrimin e këtyre kompetencave”, thuhet në raportin e DSIK-ut.
Sipas të njëjtit raport, po për shtetasin L G , disponohen të dhëna se në ngarkim të tij janë referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i dyshuar për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a e 150 i Kodit Penal”.
“Subjekti i rivlerësimit Enton Dhimitri është kunati i shtetasit L G dhe sipas përkufizimit të termit “anëtar familje”2, do të kuptojmë bashkëshorti/ bashkëshor ja, i afërt deri në shkallë të katërt ose krushqi deri në shkallë të dytë, personi i lidhur me detyrime birësimi ose që bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët”, janë lidhje e afërt familjare”. Ndërsa shtetasi L G , nga verifikimet për të cilin janë inicuar mbi bazën e kërkesës së KPK, në cilësinë e personit të lidhur” të subjektit të rivlerësimit Enton Dhimitri, rezulton si person i përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar në format sipas përcaktimeve dhe kërkesave të parashikuara në pikën 15 të nenit 3 të ligjit nr. 84/2016″, saqrohet në raportin e DSIK-ut.
Më tej DSIK-u, thotë se gjyqtari Enton Dhimitri mund të vihet lehtësisht nën presion nga strukturat kriminale, për shkak të kontakteve të papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar dhe për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me të.
“Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit të pastërtisë së figurës’ së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë në cilësinë e gjyqtarit dhe lidhjeve të evidentuara si “persona të lidhur” sipas përcaktimeve të nenit 3, pika 13, të përfshirë në veprimtari të paligjshme, e bën subjektin e rivlerësimit Enton Dhimitri një individ që mund të vihet lehtësisht nën presion nga strukturat kriminale, vlerësim i mbështetur në pikën “c”, të nenit 37, të ligjit 84/2016.
Gjithashtu nga të dhënat që disponohen rezulton se subjekti i rivlerësimit Enton Dhimitri sipas përcaktimeve të germave “ç” e “dh” të pikës 4, germës “a” të pikës 6 të nenit 38 ka kontakte të papërshtatshme me person të përfshirë në krimin e organizuar, për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me të, (shtetasin L G) , sipas përcaktimit të termit “anëtar i familjes”, veprimtaria e kundërligjshme e të cilit, është njohur dhe dokumentuar në regjistrat përkatës.
Mosdeklarimi nga ana e subjektit të rivlerësimit për përfshirjen në veprimtari të krimit të organizuar të “personit të lidhur me të, pra për shtetasin L G , si dhe për kontaktin jorastësor që ka patur me një person të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, e ngarkon subjektin e rivlerësimit Enton Dhimitri me përgjegjësinë e fshehjes së fakteve e plotësimit të pasaktë me në vërtetësi të Deklaratës për Kontrollin e Figurës”, thuhet më tej në raportin e DSIK -ut./CNA.al
Një video e gruas së një blogeri në Youtube u bë virale pasi...
Pas një fundjave me mot plot diell kjo javë ka nisur me shi....
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me v...
Reperja shqiptare Tayna postoi ditën e djeshme një video sen...
Pas 12 vitesh bashkë, në datën 7 maj 2019 Alban Skënderaj dh...
Pas tatuazhit që ai bëri në bark ku tregonte dashurinë e tij...
Dashi: Shpeshherë fjalët ngatërrohen dhe nuk ndjekin rrjedhë...
Trimi, i njohur nga fansat e tij me emrin e muzikës si Capit...
Mbrëmjen e sotme është finalja e spektaklit të njohur “Në ku...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka zhvilluar sot një seancë ...
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ndërsa ka reaguar p...
Dy ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet vendore të vitit 2...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e m...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me situatën poli...
Politika në Tiranë dhe në Prishtinë ka reaguar pas fitores s...
Pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur gjatë natës së kaluar në...
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kolë Nikol...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 257 kg produkte...
Eno Mata, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme si paso...
Pas mesnatës së mbrëmshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...