"Ke lepurin në bark"/ Paloka ironizon Ramën
Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar lidhur me letrën...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një video live u ka bërë thirrje shqiptarëve të marin disa minuta nga koha e tyre dhe të votojnë për partitë si motra të Partisë Popullore Europiane, në zgjedhjet që po zhvillohen në Parlamentin Europian.
Sipas Bashës, kjo është zgjidhja e duhur për të patur një Parlament ku mbizotëron mirëkuptimi dhe vlerat europiane.
?Në shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për zgjedhje të lira e të ndershme, të lirisë ekonomike dhe dinjitetit për një të ardhme europiane. Por në të njëjtën kohë këto ditë po zhvillohen edhe zgjedhjet në Parlamentin Europian.
Kërkoj nga ju që të ndani pak minuta nga koha juaj dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane kudo ku ndodheni në vendet e BE, të zgjidhni partitë si motra të partisë Popullore Europiane.
Votoni kandidadin tonë, Manfred Weber, tha Basha në videon e tij drejtuar shqiptarëve që jetojnë në BE.?
Deklarata e plotë e Bashës
Të dashur miq
Ju përshëndes nga selia qëndrore e Partisë Demokratike të Shqipërisë në Tiranë.
Ky mesazh u drejtohet të gjithë bashkatdhetarëve tanë dhe të gjithë bashkëkombësve tanë kudo ku ndodhen në shtetet anëtarë të Bashkimit Europian.
“Por këto ditë një betejë tjetër po zhvillohet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, zgjedhjet për Parlamentin Europian janë një betejë për vlerat europiane, janë një betejë për ta mbajtur Europën të fortë e të bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendjehapur dhe të vendosur për të siguruar integrimin europian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kërkesa ime ndaj jush, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, është që të ndani pak minuta nga koha juaj, t?i drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane, partitë tona simotra!
Të votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane kudo ku ndodheni, në vendet fqinje, në Itali dhe në Greqi, në Gjermaninë mike dhe aleate, në vendet e tjera mike dhe aleate të Shqipërisë, kudo në Bashkimin Euorpian, në vendet skandinave dhe kudo tjetër, të zgjidhni partitë simotra të Partisë Popullore Euorpiane, të partisë më të vendosur për vlerat europiane, të lirisë dhe demokracisë, të partisë që ka udhëhequr Europën drejt kohërave të lirisë, demokracisë, dhe prosperitetit më të pashembullt në këto 70 vite.
Votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane dhe në këtë mënyrë do të keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas apo si rezidentë në vendet anëtare të BE-së, do të keni votuar për një parti të vizionit europian, të një Europe të plotë, në paqe dhe prosperitet dhe të integruar me të gjitha vendet e saj përfshirë edhe Shqipërinë tonë të dashur, përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi edhe Serbinë, ku jetojnë bashkëkombasit tanë në Luginën e Preshëvës.
Ndaj, ju bëj një thirrje nga zemra: ndani disa minuta të çmuara nga koha juaj për diçka shumë më të çmuar, një Parlament Europian, ku Partia Popullore Europiane, forca e vërtetë e progresit europian, e vlerave dhe idealeve europiane të jetë dhe të mbetet përsëri, forca kryesore vendimmarrëse, me anë të së cilës do të arrijë që, në të gjitha vendet e në veçanti, këtu, në Shqipëri, të çojë përpara standardet europiane dhe të hapim rrugën e bllokuar drejt Europës, drejt integrimit europian.
Në emër të PD, në emrin tim personal, ju ftoj të votoni partitë simotra, të Partisë Popullore Europiane dhe kandidatin tonë për Kryetar të Komisionit Europianz.ManfredWeber.
E sotmja, e nesërmja dhe e pasnesërmja do të jenë ditë deçizive për një Parlament Europian dhe më pas institucione europiane që do ta çojnë përpara vendosmërinë dhe axhendën e përfshirjes së të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë në BE.
Kjo është një betejë e përbashkët.
Është beteja për Europën e vlerave, është beteja për Shqipërinë e vlerave europiane.
Ndani kohë nga koha juaj, votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane.
Të dashur bashkëqytetarë kudo ku jeni, nga Athina në Selanik, nga Roma në Milano, në Gjermani dhe në të gjitha vendet e tjera europiane, thirrja ime e përzemërt është: drejtojuni kutive të votimit, merrni pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, votoni partinë simotër të PPE në cilindo vend ku jetoni.
Kështu do të keni kontribuar për një Europë të fortë, për një Europë të vlerave, kështu do të keni kontribuuar për një Shqipëri të vlerave europiane që është beteja duke bashkuar sot të gjithë shqiptarët, betejë që do të fitohet në emër të Shqipërisë, në emër të demokracisë, në emër të të ardhmes sonë europiane.Ju përshëndes nga zemra, ju falënderoj për dëgjimin e këtij mesazhi dhe ju uroj ju dhe familjeve tuaja, gjithë të mirat, mbarësi dhe shëndet” ka thënë basha në mesazhin e tij./CNA.al
Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar lidhur me letrën...
Sot Skënder Gjinushi u zgjodh në krye të Akademisë së Shkenc...
Disa ditë pas mbërritjes së Frontex në Shqipëri, ka filluar ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Policia ka proceduar penalisht 6 persona dhe ka sekuetruar l...
Kryesisht në mjekësi, por jo më pak në transport, bujqësi, l...
Prefekti i ri i Lezhës është emëruar sot, bëhet fjalë për Gj...
Aku ka bllokuar sot 193.23 kg produkte të skaduara për asgje...
Ka përfunduar votimi për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë ...
Kejvina Kthella, e njohur si ish-velina e emisionit “Xing me...
E akuzuar për mashtrim, kërcënim ndaj një çifti zvicerian,pa...
E ftuar nga modeli shqiptar Ronald Lekaj, moderatorja Albana...
Këtë vit shumë shqiptare kanë “pushtuar” Kanën dhe sigurisht...
“Gëzuar ditëlindjen mami më e mirë. Dashuri!”. Ky ishte urim...
Përmes një postimi në rrjetet sociale Loredana dha lajmin e ...
Një vit më parë, moderatori i njohur Eno Popi u bë baba për ...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ka m...
Misioni OSBE/ ODIHR ka realizuar një konferencë për shtyp di...
Bujar Leskaj është rikthyer në krye të Kontrollit të Lartë t...
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka njoftuar se do të d...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...