web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Porti i Durrësit si pronë private/ Zbardhet afera me zhvatjen e fondeve shtetërore

22 Maj 2019, 09:56, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një sërë shkeljesh, gjatë auditimit në Autoritetin Portual të Durrësit, për periudhën nga data 01.05.2016 deri më datë 30.06.2018.

Që nga abuzimi me fondet e IPA-s për të vijuar më tej me punësime dhe shpërblime pa kriter, janë evidentuar si shkelje në raportin e vitit 2018 të KLSH.

Sipas të gjeturave të KLSH-së, duket se Autoriteti Portual i Durrësit, është parë si pronë private pothuajse nga të gjithë drejtuesit në vite.

Sipas KLSH, abuzimet kanë shkuar deri në atë pikë saqë është ndryshuar destinacioni i fondeve të IPA-s.

Nga auditimi është konstatuar se fondet IPA-s, janë përdorur për mbulimin e investimeve dhe shpenzimeve të pasqyruara në plan biznesin, ndërkohë që Fondet IPA janë fonde përpara aderimit në bashkimin Europian.

Janë Grante dhe si të tilla fondet Grande nuk mund të përdoren. Pasi janë fonde falas dhe kuptimi i saj janë që të dish t’i përdoresh ti shpenzosh konform kushteve të percaktuara në kontrata.  IPA-është instrumenti para Anëtarësimit (Para Aderimit), është një mekanizëm i bashkëdyzuar i krijuar nga BE për të ofruar ndihmë efikase Ballkanit Perendimor. IPA ndihmon vendet kandidate që të implementojne legjislacionin e BE. Pra nuk ka dhe nuk mund të ketë KURSIM në termin GRANTE, shkruan CNA.al.

Më tej në raport nënvizohet se një dëm i madh ekonomik është shkaktuar nga largimi i kundërligjshëm i punonjësve.

Gjithashtu rezulton se  APD ka qenë palë në 41 procese gjyqësore, nga të cilët 16 kanë qenë shkallën e parë të gjykimit, 14 në Gjykatën e Apelit, ndërsa 11 kanë përfunduar dhe janë humbur nga APD. Vlera e paguar nga APD për proceset gjyqësore të humbura në vitin 2017 është 13,819,956 lekë prej vlerës totale 15,090,788 lekë ku vendimi ka marrë formë të prerë.

Autoriteti Portual Durrës është penalizuar nga vendimet e gjykatave në vlerën 13,819,956 lekë, dhe mbetet ende për tu paguar diferenca prej 1,270,832 lekë. Vlera 13,819,956 lekë përbën efekt financiar negativ për buxhetin e APD

Po nga auditimi është konstatuar se për vendimet e marra nga ana e Këshillit Drejtues të APD në lidhje me ndryshimet e strukturës organike dhe nivelit të pagave të APD, nuk është marrë miratimi nga Ministri përkatës, veprim në kundërshtim me Ligjin nr.10405, datë 24.03.2011.

Për pasojë menaxhimi i lartë ka angazhuar, rekrutuar dhe shpenzuar punonjës dhe shpenzime për paga dhe shpërblime pa marrë miratimin përkatës nga Ministri, si i vetmi autoritet ligjor.

Për këtë, sipas KLSH-së mbajnë përgjegjësi Gazmend Shalsi, Aleksandër Lipivani dhe Arian Qirici në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv për periudhat respektive, dhe Afrim Bakaj i cili në vitin 2017 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv në Autoritetin Portual Durrës.

Shpërblime vjetore pa kriter

Nga auditimi është konstatuar se për periudhën 2016-2017 janë dhënë shpërblime në masën e një page mujore për punonjësit e APD në 3 raste në total në vlerën 99,624,687 lekë.

Dhënia e shpërblimit për vitet 2016 dhe 2017 nuk është miratuar nga Ministri përkatës, veprim në në kundërshtim me Ligjin nr.10405, datë 24.3.2011

Për më tepër, dhënia e shpërblimeve nuk është bazuar në performancën e punonjësve, veprim në kundërshtim me Vendimin Këshillit Drejtues nr. 9, datë 18.03.2016 ?Për politikat dhe procedurat e përfitimit të shpërblimeve suplementare dhe të ndihmave financiare në Autoritetin Portual Durrës?, neni 4 ?Përfitimi i shpërblimit?, pika 4.1, ku citohet:

KLSH ka konstatuar se dhënia e shpërblimit në muajin Dhjetor 2016, është në kundërshtim me Ligjin nr.10405, datë 24.3.2011 ?Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve?, neni 6, pika 1/a, ku citohet: ?Organet kolegjiale drejtuese të njësive të fondeve speciale, të institucioneve publike, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare, me kapital mbi 50 për qind shtetëror, miratojnë masën e shpërblimit të punës, por jo më shumë se një pagë mujore në vit, pas daljes së rezultatit financiar vjetor, si dhe pas miratimit nga ministri përkatës?.

Meqënëse për vitin 2016, punonjësit kanë marrë një shpërblim në muajin gusht, nuk duhet të ishte akorduar shpërblim i dytë. Vlera e shpërblimit prej 33,821,301 lekë përbën efekt financiar negativ për Autoritetin Portual Durrës.

Këshillit Mbikëqyrës shpërblen vetveten

Nga auditimi është konstatuar se Këshilli Drejtues me vendimin nr. 38 datë 02.12.2016 ka miratuar shpërblim për anëtarët e vet, në kushtet e konfliktit të mundshëm të interesit, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 44/2015 datë 30.04.2015.

Në dy rastet e tjera të dhënies së shpërblimit (korrik 2016 dhe korrik 2017) për Autoritetin Portual Durrës nuk ka një miratim të cilësuar për dhënie shpërblimi për Këshillin Drejtues, por nga Këshilli Drejtues është miratuar plani i biznesit për APD në fillim të çdo viti, ku është përfshirë zëri i shpërblimeve vjetore si dhe vlera për Këshillin Drejtues.

Për pasojë edhe dy shpërblimet e tjera të përfituara nga Këshilli Drejtues për periudhën e audituar, konsiderohen të miratuara nga vetë Këshilli Drejtues, e për pasojë ky shpërblim është dhënë në kushtet e konfliktit të mundshëm të interesit.

Për vlerën totale prej 4,364,500 lekë të përfituar nga Këshilli Drejtues në trajtën e shpërblimit financiar për periudhën 2016- 2017, nuk provohet plotësisht bazueshmëria ligjore e përfitimit të tij, për pasojë grupi i auditimit shprehet me rezervë për përfitimi.

Shpërblim dhe për punonjësit me masa disiplinore

Më tej nga auditimi i KLSH ka gjetur se për vitin 2018, kanë përfituar shpërblim 36 punonjës në vlerën totale 4,072,460 lekë, edhe pse gjatë vitit 2018 kanë marrë masë disiplinore ?Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna?, veprim në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Drejtues nr.9, datë 18.03.2016 të miratimit të Rregullores ?Për politikat dhe procedurat e përfitimit të shpërblimit suplementardhe ndihmave financiare në Autoritetin Portual Durrës?

Në muajin gusht 2016 kanë marrë shpëblim në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 9, datë 18.03.2016, gjithsej 16 punonjës në vlerën 989,680 lekë.

Në muajin dhjetor 2016 kanë marrë shpëblim në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Drejtues nr.9, datë 18.03.2016, gjithsej 32 punonjës në vlerën 2,810,440 lekë. Më poshtë jepet tabela e detajuar:

Në muajin korrik 2017 kanë marrë shpëblim në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Drejtues nr.9, datë 18.03.2016, gjithsej 3 punonjës në vlerën 272,340 lekë. Më poshtë jepet tabela e detajuar:

Për këtë mbajnë përgjegjësi G. Sh. në cilësinë Titullarit të APD për shpërblimin në muajin gusht 2016, A. L. në cilësinë e Titullarit të APD për shpërblimet në muajin dhjetor 2016 dhe korrik 2017, si dhe A. K. në cilësinë e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në periudhat e mësipërme.

Punësime mbi planin struktutor

Nga auditimi është konstatua se titullari i Autoritetit Portual Durrës për periudhën 01.05.2016-30.06.2018, ka lidhur në 16 raste kontrata pune mbi planin strukturor të miratuar nga Këshilli Drejtues, me pasojë efekt financiar negativ në vlerën 5,671,164 lekë, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 9130, datë 08.09.2003 ?Për Autoritetin Portual?, VKM nr.596, datë 10.09.2004

Auditimi shkelje ka gjetur edhe në 27 dosje të personelit. Në 13 raste mungonte  dëshmia e penalitetit, në 10 raste mungonte raporti mjekoligjor në 7 raste, lista e notave mungonte në 8 raste, certifikata familjare mungonte në 9 raste, libreza e punës në 7 raste, ID personale në 8 raste, adresa e vendbanimit në 9 raste, dokumentet që vërtetojnë shlyerjen e detyrimeve të OSHEE në 11 raste, libreza e sigurimeve shoqërore në 12 raste si dhe mungonte diploma e arsimit të lartë, në 4 raste. Gjithashtu në dosjet e audituara u konstatua se në 3 raste, dokumentat janë fotokopje të panoterizuara, veprim në kundërshtim me VKM nr. 117, datë 05.03.2014 “Për përmbajtjen dhe administrimin e dosjes së personelit”, lidhja 1, pika 4.

Gjithashtu KLSH ka konstatuar se mënyra e ndjekur nga APD për rekrutimin e punonjësve nuk është transparente, pasi përveç sa më sipër, nuk janë konstatuar gjurmë të publikimit të vendeve vakante./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga