Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Nga Bernd Borchardt, ambasador i OSBE
* Këtë javë, Shqipëria mikpret, për të tretin vit radhazi, ?Shtigjet Rinore? të Prezencës së OSBE-së, një takim vjetor i të rinjve nga i tërë rajoni, mbështetur nga qeveria e Sllovakisë, si Kryesuese e radhës e OSBE-së. Së bashku, të rinjtë do të eksplorojnë kulturat dhe idetë e njëri-tjetrit dhe do të diskutojnë për përparësitë e brezit të tyre. Si gjithmonë, ne do t?i presim me fjalë të ngrohta dhe nxitëse. Por, në fakt, unë mund t?u them atyre fare pak. Ata i njohin shqetësimet dhe sfidat e sotme më mirë se unë dhe brezi im. Ata kanë krijimtarinë dhe qëndresën që ne nuk e kemi.
Si studentë në Gjermani, në mesin e viteve ?70, ne protestuam për të drejtat tona: ashtu si studentët shqiptarë, donim të kishim, me të drejtë, ndikimin tonë në çështjet e universitetit, më shumë fonde shtetërore për fakultetet e tejmbushura dhe për studentët që vinin nga familjet e varfra. Më kujtohet shumë mirë se si grupe të drejtuara nga partitë politike u përpoqën të rrëmbejnë protestat për interesat e tyre më të gjera. (Shpresoj se ka ende lexues që i kujtojnë si unë vitet ?70!) Ishte një dekadë protestash dhe radikalizmi: përparimesh të rëndësishme në njohjen e të drejtave të grave, përparimi në përfaqësimin studentor në universitete, liberalizimi progresiv të shoqërive shumë konservatore e nganjëherë autoritare. Të rinjtë ishin zemra e të gjitha këtyre lëvizjeve.
Të rinjtë janë, natyrshëm, motori i idealizmit dhe përparimit shoqëror. Të rinjtë janë më energjikë dhe më pak cinikë; ata ka ëndrra më të mëdha dhe më pak durim. Përgjatë gjithë historisë, të rinjtë kanë spikatur në të gjitha lëvizjet popullore, që kanë sfiduar sistemet e kalbura politike dhe kanë siguruar përparime në të drejtat e njeriut.
Në Shqipëri, kemi parë dinamizmin dhe ndikimin e angazhimit dhe idealeve të të rinjve. Të rinjtë shqiptarë udhëhoqën fushatën kundër importit të mbetjeve; të rinjtë përdorën energjinë dhe krijimtarinë e tyre për të protestuar kundër projekteve hidrike në rajonet e bukura e të mbrojtura të vendit; në fund të vitit të kaluar, të rinjtë fituan respekt të gjerë për fushatën e tyre të gjatë dhe vërtet kombëtare për standarde dhe kushte në arsim.
Ky ishte idealizëm ndërthurur me vendosmëri, radikalizëm ndërthurur me respekt. Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.
Të rinjtë e angazhuar janë një element i fuqishëm i një shoqërie civile, që duhet të ketë një rol unik dhe jetik në mbikëqyrjen dhe përmirësimin e shëndetit të demokracisë në Shqipëri. Demokracia është më e mirë nëse qeveria kontrollohet dhe sfidohet vazhdimisht nga një ekip i plotë lojtarësh legjitimë: organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile; media vërtet të lirë dhe dinamike; institucione të pavarura; komisione parlamentare. Kjo është arsyeja pse OSBE-ja ka projekte për të nxitur dhe mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve, grave dhe grupeve të margjinalizuara në debatin politik dhe në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim punën e institucioneve të pavarura – Avokatëve të Popullit dhe Komisionerëve të ndryshëm – dhe pse nxisim që raporteve të tyre t?u kushtohet më shumë vëmendje në Kuvend. Kjo është arsyeja pse ne vijojmë të punojmë me deputetët e të gjitha partive për të forcuar funksionin mbikëqyrës të komisioneve parlamentare. Kjo është arsyeja pse OSBE-ja merret me rastet e gazetarëve të veçantë të kërcënuar, dhe pse kemi një projekt afatgjatë, me mbështetjen e BE-së, për të forcuar pavarësinë dhe cilësinë e RTSH-së.
Ne vazhdojmë t’u themi atyre që janë brenda dhe jashtë parlamentit ? dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu ? se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët.
Është klishe të thuash se të rinjtë janë e ardhmja, se e ardhmja u takon atyre. Kjo është e vërtetë, por vetëm nëse të rinjtë janë të gatshëm ta kapin atë të ardhme për vete, t?ia marrin brezit të vjetër dhe t?i japin formë sipas nevojave të tyre. E ardhmja e Shqipërisë varet nga pjesët më energjike të shoqërisë civile dhe të të gjitha elementeve të tjera të mbikëqyrjes demokratike, në media, në institucione të pavarura e gjetkë, duke marrë përgjegjësinë e tyre me vendosmërinë më të madhe dhe duke e përmbushur atë me përkushtim të sinqertë për ndryshime rrënjësore.
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Familjet shqiptare paguajnë për 1,140 lekë për 100 kWh energ...
Edhe e marta paraqitet një ditë e ngrohtë, por e lagësht.Mot...
DASHI 21. mars – 20. prillVenusi, perëndesha e dashurisë do ...
Një aksident i rëndë rrugorë ka ndodhur, pak minuta më parë,...
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqy...
Data 25 Maj është paralajmëruar për të qenë dita e protestës...
“Shpresa e të rinjve është vrarë!” Kjo ka qenë deklarata e i...
Kryeministri i “rilindjes”, Edi Rama, në këtë moment është p...
Pedagogu dhe gazetari Erion kristo ka reaguar ashpër ndaj Mi...
Mosmbajtja e fjalës nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe rev...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimi e një...
Moderatorja Dojna Mema është një nga personazhet e ekranit q...
“Qeveria vazhdon të ketë kontroll të plotë mbi universitetet...
Baby G është një nga reperet që ka qenë e përfshirë në shumë...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi me zë dhe figurë ...
Në prag të 35 vjetorit të revoltës në burgun e Qafë Barit më...
Moderatorja Almeda Abazi ka publikuar foton e parë si familj...
“Pakti dështoi! Asnjë nga pikat nuk u plotësua dhe Kryeminis...
Artisti i albumit ikoni “Play”, Moby, ka publikuar një libër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...